Shko te përmbajtja

Kudusi Lama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kudusi Lama
Lindur më (1951-05-09) 9 maj 1951 (74 vjeç)
Gështenjë, Shqipëri
Në aleancë me Albania
Shërbimi/degaForcat e Armatosura të Shqipërisë
Vite shërbimi1972–2006
GradaGjeneral Brigade
Betejat/luftratLufta e Kosovës

Kudusi Lama (Kalis, Shqipëri, 9 maj 1951) është ushtarak nga Shqipëria me gradën gjeneral, i cili ka qenë komandant i divizionit të Kukësit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë gjatë konfliktit në Kosovë dhe bombardimit të ish-Jugosllavisë nga NATO viteve 1998-99.

Kudusi, një personalitet i rëndësishëm kombëtar, ishte komandant në rajonin e Kukësit, ku mbrojti kufirin shqiptaro-jugosllav nga sulmet e trupave serbo-malazeze të cilët kishin hyrë brenda territorit shqiptar dhe i ktheu mbrapsht me sukses. Veçanërisht, njihet për pjesëmarrjen dhe kontributin e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Ai është një figurë që ka lënë një ndikim të madh në mbrojtjen e integritetit të shtetit shqiptar dhe ka kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Gjatë karrierës së tij, ka qenë i njohur për disiplinën dhe profesionalizmin e tij, duke udhëhequr me sukses operacione të rëndësishme ushtarake. Pas pensionimit, ai ka mbetur një figurë e respektuar dhe një model për brezat e rinj të ushtarëve shqiptarë.[1]

Lindi në fshatin Gshtenje, Kalis, krahina e Lumës, rrethi i Kukësit, më 9 maj 1951. Pas vdekjes së babait në vitin 1954, ai u rrit kryesisht nga e ëma. Ai ka dy vëllezër e motra. Ndoqi shkollën fillore në Kalis, 1962–1965; shkollën e mesme “agronomi” në Peshkopi nga viti 1965 deri në vitin 1969. Në vitet 1969-1970 punoi si agronom në kooperativat bujqësore në Kalis dhe Ujmisht të rrethit Kukës. Në vitet 1970-1972 u diplomua në Shkollën e Kombinuar të Oficerëve Enver Hoxha në Tiranë, në specialiteti i Artilerisë dhe më 30 korrik 1972 u gradua ushtarak aktiv. Ndaj karriera e tij ushtarake nis në vitin 1972. 1972–1976 – drejtues zbulues i brigadës së artilerisë në Kavajë, 1976–1983 – komandant i grupit të artilerisë në brigadën e këmbësorisë në Kukës.

Shkollimi ushtarak

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor: Beteja e Krumës

Një incident që ndodhi në kufirin ShqipëriKosovë në Prill 1999 kur Ushtria Jugosllave bombardoi disa qytete kufitare shqiptare rreth Krumës dhe Tropojës. Në këto fshatra, refugjatët po strehoheshin pasi ikën nga Lufta në Kosovë duke kaluar në Shqipëri.[2] Më 13 prill 1999, këmbësoria jugosllave hyri në territorin shqiptar për të mbyllur një koridor që u përdor nga UÇK-ja për të organizuar sulme kundër objektivave jugosllavë.[3][4] Më pas u ndoqën nga ushtria shqiptare deri në anën tjeter të kufirit.

  1. "Kudusi Lama: Unë ndikova që sulmi në Koshare të shtyhej për 24 orë". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2023-09-22.
  2. Fisher, Ian (1999-06-07). "Surge of Fighting on Kosovo-Albania Border / Refugees on the run again for safety". SFGATE (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-02-21.
  3. "War In The Balkans: Serbs enter Albania and burn village". The Independent (në anglisht). 1999-04-13. Marrë më 2023-02-21.
  4. Daniszewski, John (1999-04-14). "Yugoslav Troops Said to Cross Into Albania". Los Angeles Times (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-02-21.