Kufca e Epërme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kufcë e Epërme
Kufcë
Fshat

Kufcë e Epërme është një vendbanim në komunën e Artanës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Kufcë. Shtrihet rreth 4km në veri të Gjilanit. Është vendbanim i tipit të grumbulluar. Lagjet: Qorbia, Pashiqi, Qokiqi, Spasiqi, Milkova, Lubiqi dhe lagjia e Bullgarëve. Si lagje e këtij vendbanimi, në administratën shtetërore llogaritet edhe lagjja Kosaça e banuar me popullatë shqiptare. Nëpër këtë vendbanim kalonte rruga e njohur në popull- Udha e Begut: Kufcë – Kosaçë – Përlepnicë.[1]


Popullata serbe ka ardhur nga vise të ndryshme, pak para ardhjes së muhaxherëve. Thuhet se një pjesë e popullatës së sotme serbe kanë prejardhje maqedono-bullgare. Popullata muhaxhire e dëbuar nga Sanxhaku I Nishit pas vitit 1877/78 u vendos në lokalitetin Kosaça dhe Stublla.

Shënime statistikore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1903 kishte 56 shtëpi serbe; rreth vitit 1905 – 70 shtëpi serbe dhe në fund të vitit 1911 ky vendbanim kishte 71 shtëpi serbe, duke mos përfshirë lagjet Stubllina e Kosaça në të cilën jeton popullata shqiptare kurse në vitin 1981 – 426 shtëpi me 1819 banorë (198 shqiptarë, 1620 serbë, 1 të tjerë) dhe sipas këtyre shënimeve statistikore shihet qartë se numri i banorëve në vitin 1981 është më i lartë se në vitin 1911.[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Osmani, Jusuf (2004). Vendbanimet e Kosovës. Prishtinë: Shkrola. fq. 107. ISBN 9951 - 8547 - 5 - 3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Osmani, Jusuf (2004). Vendbanimet e Kosovës. Prishtinë: Shkrola. fq. 107. ISBN 9951 - 8547 - 5 - 3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]