Kulla (Ballkan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
 Kulla Muze; Vat Gjeloshi (Piniqi).
Kullë tipike Dukagjinase 300-vjeçare në Abat.

Kulla është një shtëpi e lartë prej guri me dy a tri kate. Zakonisht ndërtimi i kullës bëhej në vënde të ngritura dhe shërbente si banesë. Dritaret e vogla dhe frenxhit shërbenin për vrojtim (shikim) dhe mbrojtje nga sulmet e ndryshme. Kati i dytë përbëhej nga odat (dhomat) e miqve.

Kulla i përkiste familjeve të sundimtarëve apo të prijësve në kështjellat mesjetare. Banesa e fortifikuar fshatare, kulla, që në varësi të pasurisë së pronarit mund të ishte e madhe apo e vogël (herë-herë edhe 12 apo 20 m2), në jug paraqitet si një kullë dyshe e bashkuar nga një trakt njëkatësh, ndërkohë që në malësinë e veriut është gjithmonë një kullë katrore dhe e sertë, me një çati me majë të ngjeshur nën ahrin e së cilës fusin edhe bagëtinë e shtëpisë.[1]

Kullë Shqipëtare

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. II (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 138–139. ISBN 978-99943-56-89-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]