Kulla e Asllan Tupellës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kulla e Asllan Tupellës
Lloji Arkitekturore
Vendndodhja Kqiq i Vogël, Mitrovicë, Kosovë
Ndërtuar Shek. XX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
Lloji Nën mbrojtje
Nr. i referencës 465

Kulla e Asllan Tupellës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kqiq i Vogël, Mitrovicë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në lagjen e Tupellëve të fshatit Kçiq i Vogël, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla (sipas njësimit në popull) e Asllan Tupellës.Sipas të dhënave të marra nga Ferat Asllan Tupella (1947) thuhet se kullën e ka ndërtuar Ahmet Tupella (babai i Asllanit), në gjysmën e dytë të shek. XIX. Kulla me etazhe P+1 ka funksion banimi. Ka shërbyer si shkollë për edukimin dhe arsimimin e brezave. Kati përdhese ka shërbyer si mësonjëtore. Hapësira e katit është e pandarë në krahasim me kullat e tjera. Më vonë kati i parë ka shërbyer edhe për lënien e kuajve të mysafirëve, ndërsa në kat gjendet oda që ka qenë enkas për mysafirë. Që nga ndërtimi në kullë nuk ka pasur intervenime, në përjashtim të çardakut, që i është larguar në vitin 1990. Gjendja në të cilën gjendet kulla është shumë e rëndë, saqë rrezikon edhe familjarët me shembjen e saj. Kulla e ndërtuar mbi themel guri me etazh P+1 është e ndërtuar me blloqe guri të vendosura njëra mbi tjetrën, pa hatulla. Në balloren lindore, perëndimore dhe jugore vërehen të hapurat e dritareve në formë të frëngjive me hark, ndërsa në balloren veriore shihen dy hapësira të rrumbullakëta, që kanë shërbyer si pika vrojtuese, të cilat shërbenin edhe për vendosjen e tytës në rast mbrojtjeje. Të gjitha konstruksionet e meskatit, shkallëve, tavanit dhe kulmit janë nga druri. Kulmi katër faqësor është i mbuluar me qeramidhe tradicionale.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://dtk.rks-gov.net/files/1655/1/3.JPG https://dtk.rks-gov.net/files/1655/1/2.JPG https://dtk.rks-gov.net/files/1655/1/6.JPG