Kulla e Ymer Ymerit
| Kulla e Ymer Ymerit | |
|---|---|
| Lloji | Arkitekturore |
| Vendndodhja | Rahovë, Mitrovicë, Kosovë |
| Ndërtuar | Shek. XIX |
| Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
| Lloji | Nën mbrojtje |
| Nr. i referencës | 484 |
Kulla e Ymer Ymerit është një monument i trashëgimisë kulturore në Rahovë, Mitrovicë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër. Kjo kullë gjindet në (Mëhallën e mesme) të fshatit Rahovë i cili shtrihet në zonën e Shalës së Bajgorës, komuna e Mitrovicës. Kulla e Ymer Ymerit është ndërtuar gjatë fundit të shekullit të XIX, ku ky monument ishte një kompleks i përbërë nga tri objekte të tipit kullë, të cilat 2 ishin me funksion banimi, dhe tjetra, e cila vazhdon të ekzistoj edhe më sot, kishte funksionin e odës së burrave. Kulla ishte e përbërë nga kati i përdhesë i cili ishte i përdorur për strehimin e kafshëve, ndërsa kati i sipërm ishte i destinuar për mysafirë dhe për miq. Kjo kullë ishte e ndërtuar nga gurë dhe dru, nga mjeshtrit vendor. Në katin e sipërm të kullës, në pjesën juglindore janë të hapura dy frëngji, ku edhe ndihmojnë duke shtuar në vlerën artistike të pamjes së jashtme.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ↑ "TKK - Objekti". dtk.rks-gov.net. Marrë më 2025-02-01.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
| Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |