Kulla e orës në Vushtrri


Kulla e orës në Vushtrri e njohur edhe si Sahatkulla në Vushtrri ka qenë një orë publike dhe ndërtesë monumentale e periudhës osmane që përbënte njërin prej simboleve më karakteristike të qytetit të lashtë të Vushtrrisë. Ajo mendohet të jetë ndërtuar gjatë shekullit XVIII, në periudhën kur Viçitrina (Vushtrria) kishte rëndësi të madhe si qendër tregtare dhe administrative.[1]
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si shumë kulla orësh të tjera në qytetet shqiptare dhe më gjerë në Ballkan, funksioni kryesor i saj ishte matja e kohës dhe rregullimi i jetës urbane: ora e përbashkët shërbente për tregtarët, zejtarët, udhëtarët dhe banorët e qytetit për të ndjekur oraret e punës, të faljeve dhe të aktiviteteve të përditshme.
Arkitektura e saj ka qenë tipike për kullat osmane të orëve e ndërtuar me gurë të latuar, me një trup katror që ngrihej në lartësi dhe përfundonte me pjesën e sipërme ku vendosej mekanizmi i orës. Ajo ishte shumë e ngjashme me Kullën e orës në Prishtinë, Prizren dhe qytete të tjera, por ruante elemente të veçanta që e bëjnë të dallueshme brenda identitetit lokal të Vushtrrisë.
Kulla përveq rolit funksional ka pasur edhe rol simbolik, duke u bërë pikë orientuese dhe shenjë e zhvillimit urban të qytetit. Ora dhe kambana e saj u plaçkitën nga pushtuesit në vitin 1954, duke e çuar kullën drejt rrënimit i cili me gjasë ndodhi rreth vitit 1965.[1] Sot, ajo ekziston vetëm në kujtimet e gjeneratave të vjetra dhe dokumentet historike, duke dëshmuar lidhjen mes periudhës së vjetër dhe jetës qytetare bashkëkohore.[2]
Për një periudhë të shkurtër kohore, me gjasë gjatë viteve 50 dhe 60 të shekullit të kaluar, funksionin e orës publike në qytetin e Vushtrrisë e ka kryer Shtëpia e Mahmut Gjinollit e shëndërruar së voni në muze.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Maloku, A. (2017-07-30). "Ora publike (Sahatkulla) e Vushtrrisë". VushtrriaCity.com. Marrë më 2025-09-16.
- ↑ "Histori e shkurtër e sahatkullës në Vushtrri". VushtrriaOnline - Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine. 2021-08-18. Marrë më 2025-09-16.