Kurrikula

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Kurrikuli (lat.: curriculum, nga fjala currere - vrapoj, rend; d.m.th ecuria e vitit) fjalë e përdorur në arsim me kuptimin e planit arsimor me qëllime të caktuara. Kurrikuli mund të përfshijë çdo përvojë dhe veprimtari pune të njeriut.

Për kurrikulin ka mendime të ndryshme dhe si nocion në arsim ka filluar të përdoret në ShBA në vitet ´60-ta të shekullit të kaluar (shek. XX).

Fjala Curriculum vitae, shkurt CV rrjedh nga gjuha latine dhe si e tillë do të thotë "jetërrjedha, përvoja jetësore", dhe përdoret zakonisht kur kërkohet një nëpunës (e) i ri (e re) në një institucion apo sipërmarrje.

Shpesh Curriculum vitae apo edhe punë-përvoja, është burimi i parë njoftues në bazën e të cilit një punëdhënës ose një përzgjedhës vendos nëse është i interesuar në shqyrtimin për një punëdhënie të mundshme të kandidatit, dhe prandaj këtij dokumenti i jepet rëndësi e madhe.

Ç'është kurrikulumi?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kurrikulum janë lëndë të përhershme si gramatika, leximi, logjika etj, lëndë që janë të dobishme për të jetuar në shoqërinë moderne; kurrikulum është tërësia e përvojave të të nxënit, me qëllim që nxënësit të përftojnë aftësitë dhe njihuritë e përgjithshme ne mjedise ku mësohet; kurrikulum është ajo çka nxënësit ndërtojnë nga puna me kompjuterin dhe rrjete të ndryshme të tij si Interneti; vënia në diskutim e autoirtetit dhe kërkimi i pikëpamjeve komplekse për situatat njerëzore.

Sipas Walker konceptet themelore të kurrikulumit përfshijnë:

  • përmbajtjen: që mund të përshkruhet si harta, subjekte dhe tema konceptuale, që janë abstraksione të cilave njerëzve u kanë veshur vlera dhe i kanë emërtuar;
  • qëllimin: zakonisht i kategorizuar si intelektual, shoqëror dhe personal; shpesh ndahet në qëllime mbizotëruese;
  • organizimin: planifikimi bazohet te shtrirja dhe renditja (radha e pranisë me kalimin e kohës); mund të ketë organizim të shtrënguar ose të jetë relativisht i çlirët. [1]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ J.Marsh, Colin (2009). Koncepte themelore per ta kuptuar kurrikulumin. Tirane: Qendra per Arsim Demokratik( CDE). f. 309.  978-9928-133-04-5. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)