Lëkurë e shëndetshme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Që të ruani pamjen e një lëkure të re dhe pa probleme, duhet të kujdeseni çdo ditë, me pastrimin më elementar te përditshëm, por duke filluar nga mosha 25 vjeçare, ju nevojitet përdorimi i kremrave specifike për llojin e lëkurës tuaj (qumësht pastrues, tonik dhe krem hidratant dite). Kjo nuk do të thotë që vajzat e moshave 16 - 25 vjeç nuk duhet te përdorin produkte kozmetike, përkundrazi ato duhet të jenë tepër të kujdesshme në zgjedhjen e produktit, në cilësinë e tij si dhe të informohen sakte nëse ai produkt nuk shkakton alergji. Këshillohet që pastrimi i fytyrës të kryhet rregullisht çdo muaj, nga profesionistë dhe mundësisht pa përdorur teknikën e avullit. Pastrimi i lëkurës ne thellësi sjell vetëm rigjenerim dhe pamje më të mirë te saj, duke ndihmuar kështu largimin e radikaleve të lira, shtimi i të cilave shkakton dhe plakjen e përshpejtuar të lëkurës.