Shko te përmbajtja

Lëvizja MeToo

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një protestë në New York City, 2018

Lëvizja #MeToo është lëvizje shoqërore kundër abuzimit dhe ngacmimit seksual, si dhe kulturës që toleron dhunën seksuale. #MeToo inkurajon të mbijetuarit e dhunës seksuale të flasin për përvojat e tyre, të mbështesin njëri-tjetrin dhe të sfidojnë institucionet që kanë injoruar, minimizuar ose mbrojtur abuzimin.[1] Shprehja “Me Too” u përdor për herë të parë në këtë kontekst në vitin 2006 nga aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale, amerikanja Tarana Burke, e cila e zhvilloi atë si një fushatë të përqendruar te të mbijetuarit, bazuar në empati, shërim dhe mbështetje komunitare.[2]  

Në vitin 2017, pas publikimit të akuzave për abuzim dhe ngacmim seksual kundër producentit të filmave Harvey Weinstein, tema e dhunës seksuale dhe e abuzimit të pushtetit mori vëmendje të madhe mediatike dhe publike.[3] Në këtë kontekst, më 15 tetor 2017, aktorja Alyssa Milano publikoi një postim në Twitter ku u kërkonte personave që kishin përjetuar ngacmim ose abuzim seksual të shkruanin “Me too” në rrjetet sociale.[4] Pas këtij postimi, shprehja filloi të përdorej gjerësisht si hashtag në platforma digjitale dhe u përhap me shpejtësi në nivel ndërkombëtar.[5] Hashtagu #MeToo u bë një nga shembujt më të njohur të aktivizmit digjital në shekullin e njëzet e një dhe lidhi fushatën fillestare të Tarana Burke me një lëvizje shumë më të gjerë globale kundër dhunës seksuale dhe ngacmimit seksual.[6] Megjithëse lëvizja fillimisht u lidh gjerësisht me Hollywood-in, ajo u zgjerua shpejt në politikë, gazetari, arsim, biznes, sport, religjion, teknologji dhe sektorë të tjerë. Ajo kontribuoi në dorëheqje, shkarkime, hetime, ndryshime të politikave në vendin e punës, reforma ligjore dhe debat më të gjerë publik mbi pëlqimin, pushtetin, pabarazinë gjinore dhe përgjegjësinë institucionale.[7]

Origjina e lëvizjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shprehja “Me Too” nuk filloi si një hashtag viral, ajo e ka origjinën në punën komunitare të Tarana Burke, e cila kishte kaluar vite duke punuar me të rinj të mbijetuar të dhunës seksuale, veçanërisht me vajza Afro-Amerikane dhe gra të tjera të margjinalizuara. Aktivizmi i Burke-s u formësua nga përvojat e saj si e mbijetuar dhe nga puna e saj në mbrojtjen e të rinjve.[8] Qëllimi i saj ishte të krijonte një gjuhë njohjeje për të mbijetuarit e dhunës seksuale që shpesh ndiheshin të izoluar, të turpëruar ose të injoruar.[9]

Në vitin 2006, Burke filloi ta përdorte shprehjen “Me Too” përmes punës së saj me gra të reja në qytetin Selma, në Alabama. Ajo themeloi organizatën Just Be Inc., e përqendruar në mirëqenien dhe fuqizimin e grave të reja me ngjyrë. Me këtë synonte t’u tregonte të mbijetuarve të dhunës seksuale se nuk ishin vetëm dhe se shërimi mund të fillonte përmes njohjes dhe mbështetjes së përbashkët.[10]

Një nga përvojat që Tarana Burke ka përmendur në lidhje me krijimin e shprehjes “Me Too” lidhet me një bisedë me një vajzë të re që i kishte treguar se kishte përjetuar abuzim seksual. Burke më vonë deklaroi se kishte ndier se nuk kishte ditur si të përgjigjej në atë moment dhe se mendonte se shprehja “Me too” do të kishte shërbyer si formë solidariteti dhe mirëkuptimi.[11] Kjo përvojë ndikoi në zhvillimin e iniciativës “Me Too”, e cila në fazën e saj fillestare ishte e përqendruar në mbështetjen e të mbijetuarëve të dhunës seksuale, veçanërisht të grave dhe vajzave nga komunitete me qasje të kufizuar në mbështetje institucionale dhe sociale.[12][13]

Veprimtaria e lëvizjes para vitit 2017

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përpara se “MeToo” të bëhej një hashtag global, bisedat publike mbi ngacmimin seksual ishin zhvilluar tashmë përmes organizimit feminist, mbrojtjes së të mbijetuarve, medieve, proceseve gjyqësore dhe fushatave të mëhershme digjitale. Të mbijetuarit dhe aktivistët kishin kritikuar prej kohësh mënyrat se si institucionet mbronin personat me pushtet, heshtnin ankesat, përdornin marrëveshje private ose fajësonin viktimat.[14]

Para vitit 2017, disa lëvizje online ndihmuan në krijimin e terrenit për #MeToo. Hashtagët si #WhatWereYouWearing, #SurvivorPrivilege, #YouOkSis dhe #MyHarveyWeinstein krijuan hapësira ku njerëzit mund të diskutonin dhunën seksuale, fajësimin e viktimës, ngacmimin në rrugë, mosbesimin dhe abuzimin me pushtetin.[15] Këto lëvizje nuk arritën të njëjtën shkallë globale si #MeToo, por ato ndihmuan në ndërtimin e një gjuhe digjitale të dëshmisë së të mbijetuarve.[16]

Ndërkohë, akuzat kundër Harvey Weinstein ishin shfaqur para përhapjes virale të lëvizjes #MeToo. Në vitin 2015, modelja italiane Ambra Gutierrez akuzoi Weinstein për prekje të papërshtatshme. Ajo bashkëpunoi me policinë dhe regjistroi një bisedë me të, por prokurorët nuk ngritën aktakuzë. Më vonë, rasti u bë i rëndësishëm sepse tregoi sa e vështirë ishte për akuzuesit të sfidonin figura të fuqishme para se të ndodhte ndryshimi më i gjerë kulturor, në vitin 2017.[17]  

Përhapja virale në vitin 2017

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përhapja virale e #MeToo filloi në tetor 2017, pasi raportet hetimore ekspozuan akuzat kundër Harvey Weinstein.[18] Këto raporte përshkruan forma të ngacmimit seksual, sulmeve të dyshimta, marrëveshjeve private, presionit ligjor dhe heshtjes institucionale. Skandali Weinstein u bë një pikë kthese, sepse tregoi se si rrjetet profesionale dhe industritë mediatike mundësonin vazhdimin e abuzimit, për vite me radhë.[19]

Më 15 tetor 2017, Alyssa Milano publikoi një mesazh duke inkurajuar njerëzit që kishin përjetuar ngacmim seksual ose përdhunim të përgjigjeshin me “Me too”.[20] Reagimi ishte i menjëhershëm, brenda 24 orëve të para, platforma Facebook raportoi se 4.7 milionë njerëz në mbarë botën kishin marrë pjesë në bisedën me #MeToo, duke regjistruar më shumë se 12 milionë postime, komente dhe reagime. Hashtagu u përdor gjithashtu më shumë se një milion herë gjatë ditëve të para të përhapjes së tij virale.[21]

Ndërkohë, Twitter u bë një nga platformat kryesore të lëvizjes. Pew Research Center zbuloi se nga postimi fillestar i Milanos deri më 30 shtator 2018, hashtagu #MeToo ishte përdorur më shumë se 19 milionë herë në Twitter. Kjo përfaqësonte një mesatare prej më shumë se 55 mijë përdorimesh në ditë.[22]

Përderisa lëvizja fillimisht u përhap përmes platformave Twitter dhe Facebook, më pas u zgjerua në platformat Instagram, YouTube, si dhe blogje, revista online, peticione digjitale dhe faqe feministe lokale. Njerëzit përdorën këto platforma për të ndarë histori personale, për të mbështetur të mbijetuarit, për të kritikuar institucionet, për të identifikuar format e ngacmimit seksual dhe për të kërkuar përgjegjësi. Rrjetet sociale e bënë lëvizjen shumë të dukshme sepse mijëra histori individuale mund të shfaqeshin së bashku dhe të zbulonin përmasat e problemit.[23]

Përhapja globale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas tetorit 2017, #MeToo u bë një lëvizje globale. Ajo u përshtat në gjuhë, kultura dhe kontekste të ndryshme politike. Në Francë, hashtagu i lidhur #BalanceTonPorc u përdor gjërësisht dhe vendosi theks më të madh te identifikimi publik i ngacmuesve të dyshimtë, krahasuar me #MeToo, i cili përdorej kryesisht për ndarjen e përvojave personale dhe për të treguar përhapjen e ngacmimit dhe dhunës seksuale.[24] Në vendet ku flitej spanjisht, njerëzit filluan të përdornin hashtagun #YoTambién si përkthim dhe përshtatje lokale të #MeToo.[25] Në vende të ndryshme arabe u përdorën hashtagë si #AnaKaman dhe #WaAnaAydan, që në përkthim do të thotë “edhe unë” ose “me too”.[21]

Megjithatë, lëvizja nuk u përhap në të njëjtën mënyrë kudo. Në vendet me liri të fortë mediatike dhe organizata feministe të dukshme, #MeToo shpesh u bë pjesë e debatit publik, reformës në vendin e punës dhe diskutimit ligjor. Në mjedise politike më kufizuese, aktivistët përdorën ndonjëherë gjuhë të tërthortë, terma të koduar ose forma alternative të shkrimit për të shmangur censurën.[26]Kinë, për shembull, aktivistet feministe përdorën strategji kreative online, në raste kur diskutimi i drejtpërdrejtë me #MeToo hasi kufizime.[27]

Hulumtimet akademike e kanë përshkruar #MeToo si një lëvizje digjitale ndërkombëtare që u përhap në shumë vende dhe platforma. Një studim analizoi të dhëna të lidhura me #MeToo në 42 platforma të ndryshme, duke treguar se lëvizja nuk kufizohej në një faqe interneti ose një kontekst kombëtar.[28]

Përhapja globale e #MeToo tregoi gjithashtu se ngacmimi dhe abuzimi seksual diskutoheshin ndryshe në varësi të kushteve lokale. Në disa vende, fokusi ishte ngacmimi në vendin e punës. Në vende të tjera, fokusi ishte abuzimi në universitete, politikë, media, institucione fetare, sport, jetën familjare ose argëtim. Kjo e bëri #MeToo më pak një organizatë të vetme dhe më shumë një kornizë globale fleksibile që komunitete të ndryshme e përshtatën sipas realiteteve të tyre shoqërore dhe politike.[29]

Aktivizmi digjital dhe rrjetet sociale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përhapja virale e #MeToo shpesh përshkruhet si një shembull i rëndësishëm i aktivizmit digjital. Aktivizmi digjital i referohet përdorimit të platformave online, postimeve në rrjetet sociale, hashtagëve, ripostimeve, gazetarisë digjitale, dëshmive publike dhe rrjeteve online për të krijuar ndërgjegjësim dhe presion për ndryshim shoqëror.[30] Në rastin e #MeToo, hashtagu ndihmoi në lidhjen e përvojave individuale në një bisedë më të gjerë publike, por lëvizja nuk u kufizua vetëm te postimet online.[31] Ajo ndikoi gjithashtu në gazetari, reforma në vendin e punës, debat ligjor, mbështetje për të mbijetuarit dhe diskutime publike mbi pushtetin, pëlqimin dhe përgjegjësinë institucionale.[32]

Forma digjitale e lëvizjes ishte e rëndësishme sepse uli barrierën për pjesëmarrje. Aktivizmi tradicional shpesh varet nga organizatat formale, takimet, protestat, materialet e shtypura, mbledhja e fondeve, veprimet ligjore ose lobimi politik.[33] #MeToo u lejoi njerëzve të merrnin pjesë pa qenë pjesë e një organizate. Të mbijetuarit mund të flisnin nga shtëpia, anonimisht ose publikisht, dhe prapëseprapë të bëheshin pjesë e një bisede globale.[34]

Shpejtësia e rrjeteve sociale e bëri #MeToo të ndryshme nga shumë forma të mëhershme të aktivizmit. Një fushatë tradicionale mund të kërkonte muaj ose vite për të arritur vëmendje ndërkombëtare.[35] #MeToo u përhap globalisht brenda ditësh sepse përdoruesit mund të ripostonin, përkthenin, përshtatnin dhe komentonin menjëherë.[36] Kjo krijoi një formë të tregimit kolektiv, ku shumë përvoja personale së bashku zbuluan një problem më të gjerë shoqëror.[37]

Ndikimi i lëvizjes #MeToo

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndikimi i lëvizjes #MeToo ishte i menjëhershëm dhe i gjerë. Në afat të shkurtër, ajo i dha dukshmëri publike përvojave që shpesh kishin mbetur private për shkak të turpit, frikës nga hakmarrja, sistemeve të dobëta të raportimit ose mungesës së besimit te institucionet.[38]

Pas jehonës që bëri, lëvizja #MeToo, institucione në fusha të ndryshme si ato të argëtimit, politike, gazetarisë, biznesit dhe akademike u përballën me presion më të madh publik, për të shqyrtuar akuzat për ngacmim dhe abuzim seksual.[39] Në disa raste, akuzat çuan në hetime të brendshme, dorëheqje, shkarkime, ndërprerje bashkëpunimesh ose procese ligjore.[40]

Lëvizja #MeToo pati ndikim të dukshëm edhe ndaj figurave të njohura publike në film, televizion, muzikë, media dhe politikë. Aktori Kevin Spacey u largua nga seriali “House of Cards”, pas akuzave për sjellje seksuale të papërshtatshme.[41] Prezantuesi Matt Lauer u shkarkua nga NBC News, divizion i lajmeve të rrjetit amerikan National Broadcasting Company.[42] Gazetari dhe moderatori Charlie Rose u largua nga CBS, rrjeti amerikan Columbia Broadcasting System, dhe nga PBS, rrjeti publik amerikan Public Broadcasting Service, pas akuzave për ngacmim seksual. Komediani Louis C.K. pranoi publikisht disa nga akuzat ndaj tij dhe humbi projekte filmike dhe televizive.[43] Këngëtari R. Kelly u përball me procese gjyqësore dhe më vonë u dënua për krime që lidhen me shfrytëzim seksual dhe trafikim seksual.[44] Në politikë, senatori amerikan Al Franken dha dorëheqje pas akuzave për sjellje të papërshtatshme ndaj grave.[45] Raste të tjera përfshinin figura si Mario Batali, Brett Ratner, John Lasseter dhe Roy Price, të cilët u përballën me largime nga pozitat drejtuese, pezullime ose ndërprerje bashkëpunimesh profesionale, pas publikimit të akuzave për ngacmim ose sjellje seksuale të papërshtatshme.[46]

Lëvizja nuk ishte shkaku i vetëm i këtyre zhvillimeve, por ndikoi në rritjen e vëmendjes publike ndaj përgjegjësisë institucionale dhe mënyrës se si trajtoheshin ankesat për sjellje seksuale të papërshtatshme.[47] Kështu, lëvizja ndikoi në politikat e vendeve të punës, në debatin ligjor dhe politikat publike. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera, lëvizja kontribuoi në debatet mbi arbitrazhin e detyruar, marrëveshjet e moszbulimit, mbrojtjen nga ngacmimi në vendin e punës dhe të drejtat e të mbijetuarëve.[48] Në Evropë, Parlamenti Evropian më vonë vlerësoi ngacmimin seksual dhe ndikimin e lëvizjes #MeToo në Bashkimin Evropian, duke treguar se lëvizja vazhdonte të ndikonte debatin institucional edhe vite pas fillimit të përhapjes virale të saj.[49]

Ndikimi kulturor ishte gjithashtu i rëndësishëm. #MeToo ndryshoi gjuhën publike rreth sjelljes seksuale të papërshtatshme. Termat si pëlqim, i mbijetuar i ngacmimit seksual, ngacmim në vendin e punës, abuzim me pushtetin, hakmarrje dhe heshtje institucionale, u bënë më të zakonshme në debatet publike.[50] Lëvizja sfidoi gjithashtu idenë se ngacmimi ishte vetëm një çështje private ose personale. Ajo tregoi se abuzimi lidhej me hierarkitë në vendin e punës, prestigjin, varësinë ekonomike, pabarazinë gjinore dhe mekanizmat e dobëta të ankesave.[51]

Kritika dhe debatet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lëvizja #MeToo është përballur gjithashtu me kritika. Disa kritikë argumentuan se akuzat publike, në rrjetet sociale, mund të dëmtonin reputacionin e njerëzve përpara hetimeve formale ose proceseve gjyqësore.[52] Disa të tjerë, ngritën shqetësime për akuzat e rreme, procesin e rregullt ligjor, turpërimin publik ose mundësinë që fushatat online të bëheshin ndëshkuese, në vend që të ishin të drejta.[53]

Mbështetësit e lëvizjes u përgjigjën se shumë të mbijetuar përdorën rrjetet sociale, sepse sistemet tradicionale kishin dështuar. Ankesat formale shpesh çonin në mosbesim, hakmarrje, dëmtim të karrierës ose heshtje. Nga kjo perspektivë, dëshmia publike u bë një zgjidhje e fundit për njerëzit që kishin pak mënyra të tjera për t’u dëgjuar.[54]

Një kritikë tjetër, lidhur me këtë lëvizje ishte se #MeToo fillimisht u përqendrua te gratë e famshme to Hollywood-it, derisa ashtu si kritikët argumentuan, punëtorët me paga të ulëta, migrantët, gratë me ngjyrë, personat LGBTQ+, personat me aftësi të kufizuara dhe të tjerë me më pak qasje në media, morën më pak vëmendje.[55] Kjo kritikë ishte veçanërisht e rëndësishme sepse lëvizja origjinale e Burke-s ishte ndërtuar mbi mbështetjen për të mbijetuarit e margjinalizuar.

Opinioni publik ka mbetur i ndarë. Një sondazh në vitin 2022 zbuloi se ndër amerikanët që kishin dëgjuar për #MeToo, mbështetësit e lëvizjes ishin më të shumtë se kundërshtarët, por shumë njerëz vazhduan të debatonin mbi drejtësinë, pasojat dhe efektivitetin afatgjatë të lëvizjes.[56]

Trashëgimia nga lëvizja #MeToo

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

#MeToo qëndron në transformimin e përvojave private të ngacmimit dhe dhunës seksuale në një çështje të madhe publike. Ajo u dha të mbijetuarve të dhunës seksuale një gjuhë, përmes së cilës mund të përshkruanin përvoja të tyre që shpesh ishin minimizuar, fshehur ose normalizuar.[57] Ajo gjithashtu i detyroi institucionet të përballeshin me çështjen se si abuzimi mund të vazhdonte përmes heshtjes, frikës, varësisë profesionale dhe sistemeve të dobëta të përgjegjësisë.[58]

Në anën tjetër, lëvizja nuk i dha fund ngacmimit seksual ose dhunës seksuale.[59] Efektet e saj janë të ndryshme, sipas vendit, klasës, racës, identitetit gjinor, profesionit dhe sistemit ligjor.[60] Megjithatë, #MeToo mbetet një nga lëvizjet shoqërore më me ndikim të shekullit të njëzet e një, sepse riformësoi diskutimin publik mbi abuzimin seksual, solidaritetin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, përgjegjësinë institucionale, aktivizmin digjital dhe marrëdhënien midis pushtetit dhe heshtjes.[61]

  1. "History & Inception". me too. Movement (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  2. "Biography: Tarana Burke". National Women's History Museum (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  3. "Harvey Weinstein timeline: How the scandal has unfolded" (në anglishte britanike). 2017-10-12. Marrë më 2026-08-12.
  4. France, Lisa Respers (2017-10-15). "#MeToo: Social media flooded with personal stories of assault | CNN". CNN (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  5. Gorissen, Marleen; van den Berg, Chantal JW.; Ruiter, Stijn; Bijleveld, Catrien CJH. (2023-07). "Sharing unwanted sexual experiences online: A cross-platform analysis of disclosures before, during and after the #MeToo movement". Computers in Human Behavior (në anglishte amerikane). 144: 107724. doi:10.1016/j.chb.2023.107724. ISSN 0747-5632. {{cite journal}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Numri i artikullit si numër faqeje (lidhja)
  6. "Tarana Burke: What #MeToo Made Possible, 5 Years Later". TIME (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  7. "2020 Progress Update: MeToo Workplace Reforms in the States". National Women's Law Center (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  8. Cooney, Samantha. "Meet the Woman Who Started #MeToo 10 Years Ago". TIME (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  9. Greene, Morgan (2018-10-11). "#MeToo's Tarana Burke tells local activists movement 'by us and for us' must include women of color". Chicago Tribune (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  10. "Everyone Meet Tarana Burke, The Woman Who Really Started The 'Me Too' Movement". ELLE (në anglishte britanike). 2017-10-23. Marrë më 2026-08-12.
  11. "Our Team". justbeinc (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  12. Spectator, The (2019-05-09). "Reflecting on Tarana Burke and the meaning of #MeToo at Hamilton". Medium (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  13. "The Original 'Me Too.': Tarana Burke Discusses the Movement She Made". Harris School of Public Policy (në anglisht). 2026-08-17. Marrë më 2026-08-12.
  14. "Sexual Violence, The #MeToo Movement, and Narrative Shift". The Opportunity Agenda (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  15. Testa, Jessica (2014-03-13). "Sexual Assault Survivors Answer The Question "What Were You Wearing When You Were Assaulted?"". BuzzFeed News (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  16. Ohlheiser, Abby (2017-10-16). "#MeToo made the scale of sexual abuse go viral. But is it asking too much of survivors?". The Washington Post (në anglishte amerikane). ISSN 0190-8286. Marrë më 2026-08-12.
  17. "No redo on Weinstein groping investigation halted in 2015". AP News (në anglisht). 2017-10-11. Marrë më 2026-08-12.
  18. Kantor, Jodi; Twohey, Megan (2017-10-05). "Harvey Weinstein Paid Off Sexual Harassment Accusers for Decades". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2026-08-12.
  19. ""The reporters behind Harvey Weinstein story on how it was 'just the beginning' for MeToo"". www.pbs.org (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  20. "Figure 1. Screenshot of Alyssa Milano's 2017 tweet [1]". ResearchGate (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  21. 1 2 Khomami, Nadia (2017-10-20). "#MeToo: how a hashtag became a rallying cry against sexual harassment". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 2026-08-12.
  22. Anderson, Monica; Toor, Skye (2018-10-11). "How social media users have discussed sexual harassment since #MeToo went viral". Pew Research Center (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  23. Women, U. N. (2019-06-28). "Hashtag women's rights: 12 social media movements you should follow". We The Peoples (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  24. "#MeToo: Thousands take to the streets of France against sexual harassment". France 24 (në anglisht). 2017-10-30. Marrë më 2026-08-12.
  25. "#MeToo, #balancetonporc, #yotambien: women around the world fight back at harassment". World Economic Forum (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  26. Sara, Riso, (2024-10-01). "After #MeToo: Changes in sexual harassment policy at work" (në anglisht). {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja)
  27. jbarrow (2019-10-02). "How did the #MeToo hashtag become #RiceBunny in China?". ALTA Language Services (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  28. Stubbs-Richardson, Megan; Gilbreath, Shelby; Paul, MacKenzie; Reid, Audrey (2024-08-17). "It's a global #MeToo: a cross-national comparison of social change associated with the movement". Feminist Media Studies (në anglisht). 24 (6): 1330–1349. doi:10.1080/14680777.2023.2231654. ISSN 1468-0777.
  29. www.tandfonline.com. doi:10.1080/1369118X.2023.2219716 https://www.tandfonline.com/action/cookieAbsent. Marrë më 2026-08-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. Alabdulghani, Eiman (2026-03-05). "🌈 Digital activism: reshaping the fight against gender-based violence". The Loop (në anglishte britanike). Marrë më 2026-08-12.
  31. "#IWill? What I learned from my week as an online activist". Brookings (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  32. OnLabor (2023-12-18). "How Did #MeToo Change Employment Law? ✦ OnLabor". onlabor.org (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  33. mediaer (2024-05-03). "Advocacy and Activism Online". The Digital Wellness Lab (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  34. Alaggia, Ramona; Wang, Susan (2020-05-01). ""I never told anyone until the #metoo movement": What can we learn from sexual abuse and sexual assault disclosures made through social media?". Child Abuse & Neglect (në anglisht). 103: 104312. doi:10.1016/j.chiabu.2019.104312.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: Numri i artikullit si numër faqeje (lidhja)
  35. Hasan, Mahmud; Paul, Anuradha (2025-01-01). "The Role of Social Media in Political Mobilization: A Systematic Review" (në anglisht). 3: 1–11. doi:10.25163/business.3110221. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!)
  36. Zhang, Ziqian (2023-03-16). "Research on the Role of Digital Media in Promoting #Metoo Movements". Social Sciences (në anglisht). 12: 60–63. doi:10.11648/j.ss.20231202.12.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  37. Mueller, Aaron; Wood-Doughty, Zach; Amir, Silvio; Dredze, Mark; Lynn Nobles, Alicia (2021-04). "Demographic Representation and Collective Storytelling in the Me Too Twitter Hashtag Activism Movement". Proceedings of the ACM on human-computer interaction (në anglisht). 5 (CSCW1): 107. doi:10.1145/3449181. ISSN 2573-0142. PMC 8920314. PMID 35295189. {{cite journal}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  38. McNamara, Brittney (2018-10-04). "A Year After the Weinstein Allegations, #MeToo Largely Hasn't Reformed Survivor Justice". Teen Vogue (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  39. Carlsen, Audrey (2018-10-23). "#MeToo Brought Down 201 Powerful Men. Nearly Half of Their Replacements Are Women. (Published 2018)" (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  40. "Avoiding Sexual Harassment Claims in the New World of the #MeToo Movement". www.reminger.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  41. Collins, Pádraig (2017-11-04). "Netflix fires Kevin Spacey from House of Cards". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 2026-08-12.
  42. "NBC News fires Matt Lauer after sexual misconduct review". NBC News (në anglisht). 2017-11-30. Marrë më 2026-08-12.
  43. "Charlie Rose ousted from CBS News, PBS after sexual harassment allegations". www.pbs.org (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  44. Itzkoff, Dave (2017-11-10). "Louis C.K. Admits to Sexual Misconduct as Media Companies Cut Ties". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2026-08-12.
  45. Stolberg, Sheryl Gay; Alcindor, Yamiche; Fandos, Nicholas (2017-12-07). "Al Franken to Resign From Senate Amid Harassment Allegations". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2026-08-12.
  46. services, Seattle Times news (2017-11-10). "The Weinstein effect: list of men accused of sexual misconduct". The Seattle Times (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  47. Brown, Anna (2022-09-29). "More Than Twice as Many Americans Support Than Oppose the #MeToo Movement". Pew Research Center (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  48. Rep. Bustos, Cheri [D-IL-17 (2022-03-03). "Text - H.R.4445 - 117th Congress (2021-2022): Ending Forced Arbitration of Sexual Assault and Sexual Harassment Act of 2021". www.congress.gov (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  49. "Sexual harassment in the EU and MeToo evaluation". www.europarl.europa.eu (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  50. Elizabeth, Theriault, (2020). "An Examination of Pervasive Language Around Sexual Harassment Through the Lens of Anita Hill, Christine Blasey Ford, and #MeToo". DigitalCommons@UMaine (në anglisht).{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja)
  51. Ammerman, Colleen; Groysberg, Boris (2017-12-21). "Why Sexual Harassment Persists and What Organizations Can Do to Stop It". Harvard Business Review (në anglisht). ISSN 0017-8012. Marrë më 2026-08-12.
  52. "The #MeToo Backlash". Harvard Business Review (në anglisht). 2019-09-01. ISSN 0017-8012. Marrë më 2026-08-12.
  53. "False Sexual Assault Allegations Ruin Lives". Sydney Criminal Lawyers (në anglishte australiane). 2018-12-25. Marrë më 2026-08-12.
  54. Siuta, Rose L.; Martin, Robert C.; Dray, Kelly K.; Liu, S.-N. Cindy; Bergman, Mindy E. (2023-03-06). "Who posted #MeToo, why, and what happened: A mixed methods examination". Frontiers in Public Health (në English). 11. doi:10.3389/fpubh.2023.1060163. ISSN 2296-2565.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  55. "The marginalised voices not heard in the #MeToo movement". Monash Lens (në anglisht). 2020-03-05. Marrë më 2026-08-12.
  56. Brown, Anna (2022-09-29). "More Than Twice as Many Americans Support Than Oppose the #MeToo Movement". Pew Research Center (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-08-12.
  57. Félix, Doreen St (2018-10-10). "One Year of #MeToo: We Need a More Inclusive Language of Abuse and Victimhood". The New Yorker (në anglishte amerikane). ISSN 0028-792X. Marrë më 2026-08-12.
  58. Östergren, Per-Olof; Canivet, Catarina; Andersson, Ulrika; Agardh, Anette (2025). "What determines the 'culture of silence'? Disclosing and reporting sexual harassment among university employees and students at a large Swedish public university". PloS One (në anglisht). 20 (3): e0319407. doi:10.1371/journal.pone.0319407. ISSN 1932-6203. PMC 11942412. PMID 40138632.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Numri i artikullit si numër faqeje (lidhja)
  59. Chiu, Bonnie. "The Limits of #MeToo In Creating Gender Equitable Workplaces". Forbes (në anglisht). Marrë më 2026-08-12.
  60. "Making Sense of #MeToo: Intersectionality and Contemporary Feminism – CFSHRC" (në anglishte amerikane). 2020-06-16. Marrë më 2026-08-12.
  61. "The #MeToo Movement : Investigating the Lasting International Impacts". Harvard International Review (në anglisht). 2024-01-31. Marrë më 2026-08-12.