Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri (libër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, është libër i përmbledhjes së kumtesave të simpoziumit shkencor, mbajtur më 8.9.2018, në Institutin Albanologjik, Prishtinë. Përgatitja për shtyp Prof Dr. Zymet Ujkan Neziri.-Prishtinë Instituti Albanologjik; Shoqata "Kosova për Sanxhakun", 2020. - 348 f. ISBN 987-9951-24-115-1

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje nga simpoziumi "Lahutarët e Sanxhakut"

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, në mesin e shumë aktiviteteve kulturore dhe shkencore organizoi simpoziumin e parë të këtij lloji në Prishtinë, në vitin 2018, në Institutin Albanologjik, me temë “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, e që tash po botohet si përmbledhje e kumtesave të autorëve që i kanë dërguar punimet e tyre për botim: Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, kumtesa të simpoziumit shkencor, mbajtur më 8.9.2018, Prishtinë, organizuar nga shoqata “Kosova për Sanxhakun”, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik, Prishtinë.[1][2]

Projekti i hartuar për lahutarët e Sanxhakut i udhëhequr nga Ismet Azizi, është realizuar pa shumë vështirësi nga Këshilli Organizues. Janë kontaktuar epikologë dhe janë dërguar ftesa në të gjitha qendrat tona studimore dhe universitare, nga Shkodra e deri në Vlorë, nga Tetova e Shkupi e deri në Prizren, duke i përfshirë këtu edhe dy qendrat e mëdha, Tiranën e Prishtinën. Ftesat janë dërguar edhe për studiuesit nga Sanxhaku i Pazarit të Ri, në Universitetin e Tuzllës, si dhe në Evropë: Austri, Itali, Poloni etj. Simpoziumi është përkrahur financiarisht nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.[3]

Pas simpoziumit është formuar Redaksia për përgatitjen e kumtesave për shtyp dhe janë caktuar anëtarët e Redaksisë dhe recensuesit. Recensues: prof. dr. Rigels Halili, epikolog, Universiteti i Varshavës, Poloni; prof. as. dr. Albin Sadiku, etnomuzikolog, Instituti Albanologjik, Prishtinë. Redaksia: prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, epikolog, Instituti Albanologjik, Prishtinë; prof. dr. Nicola Scaldaferri, etnomuzikolog, Universiteti i Milanos, Itali; prof. dr. Rexhep Doçi, gjuhëtar, Instituti Albanologjik, Prishtinë; prof. dr. Lush Culaj, historian, Instituti Albanologjik, Prishtinë; dr. sc. Harun Crnovrshanin, publicist, Pazari i Ri, Sanxhak; mr. sc. Ismet Azizi, gjeograf, Gjilan; mr. sc. phd (c) Fitim Veliu, filolog, lektor, Mitrovicë, si dhe asistent, Prizren. Në mënyrë të veçantë falënderojmë kryeredaktorin – prof. dr. Zymer Ujkan Neziri dhe sekretarin – mr. sc. Fitim Veliu, të cilët e kanë kryer punën me përkushtim dhe me profesionalizëm.

Edhe kuadri gjuhësor -teknik është caktuar, dy lektorë: Fazli Hajrizi dhe Muhedin Fjuljanin, dy përkthyes: Zymer U. Neziri dhe Faruk Ferataj; redaktori teknik i thyerjes teknike dhe i treguesve të emrave, si dhe punuesi i ballinës, Zeni Ballazhi, të cilët po ashtu i falënderojmë për punën me përkushtim.

Përgatitja për shtyp i ka pasur disa vështirësi me disa kumtues të vonuar, por edhe me mangësi të shumta në përgatitjen e kumtesave për shtyp, duke filluar nga shkurtorja e fjalët çelësa e deri te fusnotat, rezymeja dhe bibliografia, me hartimin e të cilave është marrë kryesisht prof. Neziri.

Për mjete financiare, për përgatitjen për shtyp të librit dhe të shtypjes së tij, nuk është hapur dera aq lehtë, por nga Gjermania, shoqata – kulturore shqiptare – gjermane “Sali Çekaj’’, Pfaffenhofen a.d. Ilm, Gjermani, premtoi pa hezitim dhe e realizoi premtimin e dhënë për financimin e përgatitjeve për shtyp të librit dhe të shtypjes së tij, ’’Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, e me këtë rast i falënderojmë shumë përzemërsisht.[4]

Ky libër, i hartuar sipas standardeve shkencore, me rezyme edhe boshnjakisht e anglisht, është ndihmesë e vogël për krahinën e Sanxhakut të Pazarit të Ri, dikur pjesë e Kosovës, e sot i ndarë dysh ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Banorët e tij janë përfshirë në projekte shtetërore edhe për zhvendosje në Turqi, sidomos në kohën e Kralit, kur këtu bënin kërkime për Eposin e Kreshnikëve studiuesit e Universitetit të Harvardit dhe ku, për fat të mirë, takojnë Homerët e fundit të Evropës. Trajtimi i keq ndaj këtyre banorëve ka vazhduar edhe në kohën e Titos, prandaj sot jetojnë të zhvendosur në vende të ndryshme, një pjesë e madhe e tyre në Turqi, në Evropën Perëndimore e gjetiu. Ky libër, besoj se sadopak do t’u ndihmojë të gjithëve që ta njohin të kaluarën e vet të lavdishme të etnokulturës, që ruhet në fondet arkivore të Universitetit të Harvardit.[5]

Për librin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Doli nga shtypi libri me kumtesa Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri

Ujkan Neziri: Doli nga shtypi libri me kumtesa, “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”

Simpozium për lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të ri

Ndihmesë për studimin e lahutarëve të Sanxhakut të Pazarit të Ri dhe për epikologjinë

Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.youtube.com/watch?v=tqAjHVRbvXI
  2. ^ https://vimeo.com/288855399
  3. ^ Simpozium shkencorë “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të ri" 08.09.2018
  4. ^ Doli nga shtypi libri “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”
  5. ^ “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri