Lakuriqi i natës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Lakuriqet e natës janë gjitare fluturues që bëjnë pjese në rendin Chiroptera. Gjymtyrët e përparme të lakuriqit të natës janë me membrana dhe të zhvilluara si krahë, duke i bërë ata gjitarët e vetëm që janë të afte të fluturojnë. Në të kundërt, gjitarët që thuhet se fluturojnë si ketrat fluturues, rrëshqasin më tepër sesa fluturojnë dhe këtë gjë e bëjnë vetëm për distanca shumë të vogla. Lakuriqet e natës nuk i rrahin gjymtyrët e tyre në mënyre të pandërprere, si zogjtë, por ata në vend të kësaj përplasje hapin krahët, të cilët janë shumë të gjatë dhe të mbuluar me një cipe të hollë. Chiroptera vjen nga dy fjale greke “cheir” që do të thotë dorë dhe “pteron” që do të thotë krah.

Ekzistojnë rreth 1100 lloje lakuriqe natë në të gjithë botën, të cilat përbejnë rreth 20 % të të gjithë gjitarëve të klasifikuar deri më sot. Rreth 70 % e lakuriqeve të natës janë insektengrënëse. Shumica e pjesës tjetër janë fruta ngërenes. Lakuriqet e natës janë të pranishëm kudo në botë dhe kryejnë funksione jetësore ekologjike si : pjalmimi i luleve dhe shpërndarjen e farave të frutave.

Si janë aktiv lakuriqet natën ?[redakto | redakto tekstin burimor]

Lakuriqet fluturojnë vazhdimisht në errësirë, duke lëshuar disa tinguj të veçante. Kur tingulli bie mbi ndonjë objekt, p.sh., degë, shkakton një jehonë dhe lakuriqi menjëherë e kupton se ka përpara një objekt dhe e anashkalon atë. Mund të themi se lakuriqi ka një radar që u largohet pengesave të cilët ne nuk e kemi një radar të tillë.

Sytë[redakto | redakto tekstin burimor]

Edhe pse sytë e lakuriqeve të natës janë të vegjël dhe pak të zhvilluar, duke çuar në një mprehtësi të varfër vizuale, asnjëri prej tyre nuk është i verbër. Vizioni është përdorur për të drejtuar lakuriqet e natës veçanërisht për distanca të gjata. Gjithashtu është zbuluar se disa lloje janë në gjendje të zbulojnë dritën ultravjollcë. Ata gjithashtu kanë një cilësi të lartë në ndjesinë e nuhatjes dhe dëgjimit. Lakuriqet gjuajnë gjatë natës për të shmangur konkurrencën me zogjtë, dhe udhëtojnë në distanca më të mëdha së 800 km, në kërkimin e tyre për ushqim.

Krahët[redakto | redakto tekstin burimor]

Kockat e gishtave të lakuriqeve të natës janë shumë më elastike se ato të gjitarëve të tjerë. Një arsye është se kërci në gishtat e tyre nuk ka kalcium dhe minerale të tjera afër majës, duke rritur aftësinë e përkulshmërisë së tyre. Pjesa e kryqëzuar e kockave të gishtave të tyre është e rrafshet krahasuar me atë të njeriut dhe është shumë më elastikë. Lëkura në membranat e tyre të krahëve ka më shumë elasticitet kështu që mund të zgjatet më shumë se tek gjitarët e tjerë.

Krahët e lakuriqeve të natës janë shumë më të hollë se ato të shpendëve, kështu që lakuriqet e natës mund të manovrojnë më shpejt dhe me më saktësi sesa zogjtë. Janë gjithashtu delikate dhe kanë një shkëlqim të lehtë. Megjithatë indet e membranës të lakuriqit të natës është në gjendje të ripërtërihet, në mënyre të tillë që vrimëzat e vogla mund të shërohen shpejt. Sipërfaqja e krahëve të tyre është e pajisur me receptorët e ndjeshmërisë në formën e gungave të vogla të quajtura qelizat Merkel, të cilat gjenden në shumicën e gjitarëve përfshire edhe njeriun, në mënyre të ngjashme gjendet në maje të gishtave tanë. Zonat e ndjeshmërisë janë në sipërfaqe të ndryshme të trupit të lakuriqit të natës ashtu si çdo gunge ka një fije të imët në qendër, për ta bërë atë edhe më të ndjeshme dhe duke lejuar lakuiqin e natës për të zbuluar dhe për të mbledhur informacion për rrymën e ajrit mbi krahët e tij, duke siguruar reagimin e lakuriqit të natës për të ndryshuar formën e krahut për të fluturuar më mirë. Disa lakuriqe si lakuriqi i vogël ngjyre kafe mund ta përdorin këtë shkathtësi. Lakuriqe të tjerë si dhelpra fluturuese përdorin membranën e krahëve të tyre për të kapur prenë. Kjo qelize receptorë është e ndjeshme ndaj zgjatjes së membranës. Këto qeliza janë të përqendruara ne zonat e membranës ku insektet prekin në krahë kur lakuriqet e natës i kapin ato.

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Dhembet e lakuriqeve të natës ngjajnë me dhembet e insektengrënëse. Ata janë të mprehte për të kafshuar insektet apo lëkurën e frutave. Gjitarët kanë një valvul në vena për të ndaluar gjakun të rrjedhi mbrapa, por lakuriqet gjithashtu kanë edhe një valvul në arterie. Një lloj lakuriqi ka gjuhën më të gjatë nga të gjithë gjitarët krahasuar me përmasat e trupit të tij. Kjo është e dobishme për ta në drejtim të pjalmimit dhe ushqyerjes. Gjuha e tyre e hollë dhe e gjatë mund të arrije thellë në kresën e gjatë të disa luleve.

Gjuetia, ushqimi dhe pija[redakto | redakto tekstin burimor]

Për tu ushqyer lakuriqet e vegjël Newborn mbështeten tek qumështi i nënës së tyre. Kur ata janë disa javësh pritet që të fluturojnë dhe të gjuajnë vete për të siguruar ushqimin.

Gjuetia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lakuriqet janë krijesa natë. Orët e tyre të ditës shpenzohen për gjumë dhe pushim, ndërsa gjatë orëve të natës ata gjuajnë. Mënyra se si ata e gjenin dhe e kapnin prenë e tyre ishte e panjohur deri në vitin 1790 kur Lazzaro Spallanzani kreu një seri eksperimentesh me një grup lakuriqesh natë të verbër. Këta lakuriqe ishin të vendosur në një dhome të zhytur në errësire totale, me fije të mëndafshta të lidhura tejpërtej në dhomë. Pavarësisht këtij fakti ata ishin të aftë ta gjenin rrugën e tyre nëpër dhomë. Spallanzani arriti në përfundimin se lakuriqet e natës nuk i përdorimin sytë e tyre për të fluturuar në errësirë të plotë, por përdornin diçka tjetër. Spallanzani vendosi që lakuriqet e natës ishin të aftë për të gjetur dhe kapur prenë e tyre nëpërmjet dëgjimit. Për ta provuar këtë teori, ai iu mbylli veshët lakuriqeve të natës në eksperimentin e tij. Ai zbuloi se lakuriqet me veshët e mbyllur nuk mund të fluturonin më të njëjtën aftësi dhe saktësi me të cilën ata kishin fluturuar në eksperimentin e parë. Pra dukej se lakuriqet përdornin veshët e tyre dhe aftësinë e dëgjimit për ta lokalizuar dhe kapur prenë, por se si ata arrinin ta kryenin këtë gjë nuk u zbulua deri në vitin 1930, kur Donald R. Griffin i cili ishte student i biologjisë në universitetin e Harvardit në atë kohë zbuloi se lakuriqet e natës përdorin aftësinë e të dëgjuarit për ta lokalizuar dhe kapur prenë e tyre.

Pothuajse 3/4 e lakuriqeve të natës në të gjithë botën janë insektengrënëse. Secili prej këtyre lakuriqeve është në gjendje të konsumojë insekte sa 1/3 e peshës së trupit të tij çdo ditë. Dhe disa qindra insekte në disa ore. Kjo do të thotë se 1000 lakuriqe natë mund të hanë 4 ton insekte çdo vit. Nëse lakuriqet e natës do të zhdukeshin popullsia e insekteve do të arrije shifra alarmuese. Llojet e insekteve të konsumuara nga lakuriqet e natës mund të ndahen në 2 kategori : insektet e ajrit dhe insektet që banojnë në tokë.