Lavdrim Muhaxheri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lavdrim Muhaxheri (13 mars 1989 - 8 qershor 2017) ishte udhëheqës kosovar i organizatës terroriste ISIS dhe rekrutues i xhihadistëve shqiptarë që po luftojnë në Siri dhe Irak. Ai ishte ushtar i KFOR-it dhe NATO-s, por u bë ekstremist dhe shkoi në Siri në fund të vitit 2012. Ai ishte shfaqur në shumë video për t'i thirrur shqiptarët që t'i bashkohen xhihadit. Departamenti Amerikan i Shtetit e emërtoi Lavdrimin si terrorist botëror.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lavdrim Muhaxheri lindi më 12 mars 1989 (sipas Interpolit) ose më 3 dhjetor 1989 ose përafërsisht më 1987 (sipas Kombeve të Bashkuara) në Kaçanik.[1] Ai ka qenë ushtar i KFOR-it në kampin Bondsteel" në Ferizaj deri më 2010, ku u promovua në kampin e trajnimit të NATO-s në Afganistan.[2]

Lavdrimi ishte me NATO mes viteve 2010 dhe 2012, pastaj u kthye në Kosovë. Në fund të vitit 2012, ai u bashkua me një shoqatë ekstremiste, së pari me një organizatë të quajtur "Parimi", ku pasta u themelua organizata rinore ekstremiste, ku ai u emërua udhëheqës ushtarak. Organizata u formua brenda Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK). Ai poashtu ka kërcënuar se do t'i vrasë njerëzit që i kritikojnë kosovarët për shkuarjen në Siri.[3]

Aktivitetet ushtarake[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lavdrim Muhaxheri shkoi në Siri në fund të vitit 2012. Ai i'u bashkua luftës civile në Siri si muxhahidin dhe u bë udhëheqës i njësisë së muxhahidinëve shqiptarë, duke u lidhur te Jabhat al-Nusra.[2] Më 2013, ai u kthye në Kosovë dhe morri pjesë në festivalin e Ramazanit 2013 si pjesë e BIK-ut në Kaçanik, siç dëshmohet prej fotografive.[4] Pastaj u kthye në Siri dhe u bë udhëheqës i ISIS-it i ushtarëve shqiptarë. 500 shqiptarë prej Ballkanit Perëndimore luftojnë për ISIS-in, prej të cilëve 232 janë nga Kosova.[5]

Në tetor 2013, Muhaxheri bëri një video ku bëri thirrje shqiptarëve për t'iu bashkuar luftës.[6] Në video ishte parë së bashku me disa shqiptarë tjerë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, duke lëvizur shpatën dhe duke prishur pasaportat e tyre.[6] Më 15 gusht 2014, Interpoli morri një urdhri ndërkombëtar nga autoritetet kosovare.[7]

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Policia e Kosovës dhe familja e tij ka thënë se më 8 qershor 2017, Muhaxheri u vra në Lindjen e Mesme.[8] Sipas disa mediave lokale, Muhaxheri u vra gjatë sulmeve ajrore amerikane.[9]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "K. Albanian who committed gruesome crimes 'is dead'". B92 (Serbian television station). 19 gusht 2014. Marrë më 14 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |publisher= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Ekskluzive: Biografia e Lavdrim Muhaxherit". KosovaPress.com. 28 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2015. Marrë më 13 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Schwartz 2014.
  4. ^ Gazeta Express 2014.
  5. ^ Paraszczuk 2015b.
  6. ^ a b Paraszczuk 2015a.
  7. ^ "International arrest warrant for Lavdrim Muhaxheri". Gazeta Express. 15 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2015. Marrë më 23 qershor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Kosovo IS commander killed, police and family say". Euronews. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2017. Marrë më 8 qershor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "WHO IS LAVDRIM MUHAXHERI? ISIS BALKANS COMMANDER, ARCHITECT OF ISRAEL WORLD CUP PLOT, NOW DEAD". Newsweek. Marrë më 8 qershor 2017. {{cite magazine}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)