Lëvizja e Legalitetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Legaliteti)
Stema e Mbretërisë Shqiptare

Lëvizja e Legalitetit ishin një fraksion mbretëror dhe promonarkik shqiptar i themeluar në vitin 1941. Ai drejtohej nga Abaz Kupi.[1]

Ideologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zogu i Shqipërisë

Legaliteti kërkonte kthimin e Mbretit Zog, i cili ishte arratisur nga vendi në prag të pushtimit italian.[2] Legaliteti përbëhej nga mbështetës kryesisht nga fiset malore veriore, veçanërisht nga rrethi i Matit. Pavarësisht se ishin nacionalistë, Legaliteti ishte kundër Ballit Kombëtar, pasi Balli Kombëtar ishin socialdemokratë dhe pro-republikat, ndërsa Legaliteti ishin besnikë dhe mbretërorë.[3] Balli Kombëtar u akuzua edhe nga Legaliteti, sepse mbështetën pushtimin gjerman. Megjithatë, brenda Ballit Kombetar kishte elementë pro monarkistë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veprimi negativ i komunistëve shqiptarë për çështjen e Kosovës largoi një numër të konsiderueshëm të ithtarëve të saj nga ai rajon kufitar. Pas nëntorit 1943, Abaz Kupi, deri në Marrëveshjen e Mukjes, ishte anëtar i Këshillit Qendror të LANÇ-it, u tërhoq me të tjerët për të formuar Legalitetin. italianët pushtuan Shqipërinë. Në fillim të viteve 1940, tre fraksione të reja politike u shfaqën brenda Shqipërisë pasi italianët u mundën: Komunistët Shqiptarë, Balli Kombëtar dhe Legaliteti. Aleatët fillimisht e mbështetën Legalitetin. Duke qenë fraksioni më i vogël pa ndikim të rëndësishëm në Shqipëri, aleatët ndërprenë ndihmën me Legalitetin dhe ndihmuan partizanët jugosllavë, të cilët nga ana e tyre mbështetën komunistët shqiptarë.[4] Në vitin 1945, komunistët shqiptarë morën kontrollin mbi Shqipërinë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Shumica e anëtarëve të Legalitetit u ekzekutuan ose ishin arratisur në perëndim.[4]

Trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Partia monarkiste e Lëvizjes së Legalitetit e ka marrë emrin nga grupi.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Irene Grünbaum (1996). Escape Through the Balkans: The Autobiography of Irene Grünbaum (në anglisht). ISBN 0803270828. Marrë më 31 janar 2011.
  2. ^ Peter Lucas (2007). OSS in World War Two Albania by Peter Lucas (në anglisht). ISBN 9780786429677. Marrë më 31 janar 2011.
  3. ^ Hutchings, Raymond (1996). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Lanham, Maryland: Scarecrow Press. fq. 148. ISBN 0-8108-3107-4. LCCN 95-26304.
  4. ^ a b Walter R. Roberts (1987). Tito, Mihailović, and the allies, 1941-1945 (në anglisht). ISBN 0822307731. Marrë më 31 janar 2011.

Lexim më tutje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]