Lekë Tasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lekë Tasi u lind më 1929. Studioi violonçel nën drejtimin e pedagogut Ëalter Caletti, në vitet 1939 - 1943, më pas me Ymer Skënderin, në Liceun Artistik në vitet 1949-1952. Punoi çelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës ku u pushua për motive politike në vitin 1967. I ati Koço Tasi, avokat me profesion, i njohur në vitet '20, kishte qenë Anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas Kongresit të Lushnjes. Pas Revolucionit të qershorit, emigroi për 17 vjet në Greqi. Xhaxhai Akile Tasi, me karrierë të ngjeshur politike në kohën e luftës. Vdiq në burgjet e diktaturës. Leka u pushua nga puna dhe u dërgua me punë të detyruar, pak më vonë u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjes, 1975-1990. Jetën e kësaj periudhe e ka rrëfyer në librin autobiografik "Grabjani rrëzë kodrave", Tiranë, 2009. Aktiviteti i tij kryesor është piktura. Megjithëse autodidakt, ka punuar seriozisht qysh herët duke kopjuar sipas natyrës dhe duke mësuar nga mjeshtrit e mëdhenj. Me kthimin e tij, pas internimit, në Tiranë më 1990, ai rifillon të pikturojë dhe ka ekspozuar në vitet 1992, 2003, 2007, në Galerinë Kombëtare të Arteve; një ekspozitë personale në Pejë, "Galeria Exit", 2005, si dhe disa ekspozita kolektive në Tiranë dhe Durrës.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]