Leon Trocki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Leon Trotsky)
Jump to navigation Jump to search
Leon Trotsky

Leon Trotsky (Lev Davidovich Bronstein) lindur në vitin 1879Ukrainë, ishte një intelektual rus dhe komunist revolucionar me ide ortodokse Marksiste i cili ndihmoi në realizimin e Revolucionit të tetorit dhe ndihmoi në ardhjen në pushtet të Partisë Bolshevikevitin 1917. Trocki binte dakord me Joseph Stalin-in në të gjitha çështjet thelpësore përveçse taktikave të vogla dhe se kush duhej të bëhej diktator i Rusisë me vdekjen e Nikolai Lenin-it. Trocki u përjashtua nga Partia Komuniste në vitin 1927, u përjashtua nga Rusia në vitin 1929, ndërsa në vitin 1940 u vra në Meksikë.[1]

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Leon Trotsky (25 tetor 1879 - 21 gusht 1940)

Emri i tij i vërtete është Lev Davidovič Bronštejn (Лев Давидович Бронштейн). Revolucionare dhe teoricien komunist. Ka qenë president i Sovjet të Pjetergradit gjatë revolucioneve të 1905 dhe të 1917. Gjatë mosmarrëveshjeve me Stalinin, gjatë viteve njëzete, u përjashtua nga partia dhe u dëbua nga Bashkimi Sovjetik. U vra në Meksikë nga një agjent sovjetik.

Lindur në një familje çifute në Yanovka (Ukraine). Sipas kalendarit gregorian data e lindjes së tij është 7 nëntor 1879. U afrua me idetë revolucionare që në moshe të re, kur ka qenë student në universitetin Odessa. Në vitin 1900 u dënua me katër vjet dëbim për në Siberi. Në vitin 1902 arriti të arratisesh nga Siberia dhe u largua për në Londër. Atje u bashkua me Vladimir Lenin, në atë kohë redaktor i gazetës "Iskra" (Shkëndija), organ i Partisë Social Demokratë e Punëtorëve të Rusisë (POSDR). Kur morri pjesë në kongresin e dytë të POSDR, në verë 1913, u bashkua me Menshevikët, edhe pse nuk i qëndroi besnik. Në vitin 1905 u rikthye në Rusi. Përfshirja e tij në grevën gjeneralë të tetorit, si president i Sovjet të Pjetergradit dhe përkrahja e tij për revolucion, e sollën në arrestimin dhe i dhanë si vendim : dëbimi për jete. Në vitin 1907 arratiset dhe largohet përsëri për në Londër, ku merr pjese në kongresin e katërt të partisë. Në tetor martohet në Vjenë. Në vitin 1906 ai shkruan librin "Rezultate dhe Perspektive" i cili i bazuar në idetë e Marksit, Trotsky argumenton se klasa e punëtoreve do të zhvillohet kur të mos ekzistojë me klasa imperialiste. Kjo teori propozon se revolucioni Rus do të jetë filli i një revolucioni global dhe suksesi i socializmit në Rusi do të ndiqet edhe nga shumë vende evropiane. Në vitin 1912 punoi si reporter për gazetën radikale "Kievskaia Mysl" në Ballkan, ku ishte dëshmitar i luftërave të 1912-1913. Shkrimet e tij i boton në librin "Luftërat ballkanike" (1912-1913). Gjate afrimit të Luftës së Parë largohet për në Zvicrën neutrale dhe më pas për në Francë. U dëbua nga Franca dhe jetonte në New York kur Revolucioni Rus (shkurt 1917) largoi Carin. U kthye në Rusi në mars të 1917, ku u bashkua me bolsheviket dhe u morr me veprimtari për të hedhur qeverinë e përkohshme e udhëhequr nga Aleksandër Kerensky.

26-27 tetor1917 (6-7 nëntor sipas kalendar julian) Trotsky ishte një nga organizatoret e revolucionit të tetorit të cilin përmbysen qeverinë e përkohshme. Pas revolucionit Trotsky emërohet Sekretar i Punëve të Jashtme, me qellim kryesor për të negociuar paqën me Gjermanet dhe aleatet e saj. Por në traktatin e Brest-Litovskit, Rusia u detyrua të linte gati 1/3 të territorit të saj për të dalë nga lufta e parë botërore. Trotsky kundërshtoi këtë traktat, e cila më pas u firmos nga anëtaret e partisë bolshevike. Në këto rrethana Trotsky jep dorëheqjen si Sekretar i Punëve të Jashtme.

Më pas Trotsky u emërua Komisar Supreme i Forcave Ushtarake të Rusisë, i cili formoi një ushti të fortë dhe të stërvitur sovjetike e quajtur "Armata e kuqe".

Pas vdekjes së Leninit, Stalini ishte në gjendje që të konsolidonte kontrollin e tij mbi Partinë dhe qeverinë. Në këtë pikë, Trotsky ishte i pafuqish për ti dalë ballë Stalinit. Në kongresin e dymbëdhjetë të partisë, Trotsky u përpoq që ti kundërviheshe Stalinit, i cili bashkë me Kamenev dhe Zinovyev përbenin troiken. Më pas u dëbua për në Turqi, u spostua për në France, Norvegji dhe përfundimisht në Meksikë.

21 gusht vritet nga sekretari i tij, që më pas doli se ishte një agjent sekret i dërguar nga Stalini, emri i tij është Ramon Mercader. Trupi Trotsky u varros rreth shtëpisë së tij në Coyoacan (një fshat pranë qytetit të Meksikos). Përpara vrasjes së tij, Trotsky në testamentin e tij shkruante : "Cilado qofshin shkaqet e vdekjes sime, unë do të vdes me besimin e patundshëm për të ardhmen komuniste, ky besin në njeriun dhe në të ardhmen e tij, më jep një forcë rezistente, që asnjë besim fetar nuk mund të ma japi. Përtej dritares mund të shohë barin e gjelbër dhe qelin e kaltër dhe kudo dritën e diellit. Jeta është e bukur. Të munden gjeneratat e ardhshme ta çlirojnë nga çdo e keqe, shtypje apo dhune."

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Percy L. Greaves, Jr. "Mises Made Easier", (1974)