Leonidha Naçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Leonidha Naçi (1875-1940) ishte mësues shqiptar i shkollës së parë shqipe në Vlorë, atë të Muradijes, dhe delegat në Kongresin e Manastirit më 1908.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Leonidha Naçi lindi ne Vlorë me 1875. Pasi ndoqi studimet në Bukuresht e në Athinë, mendohet se ishte mësues edhe në Korfuz në një shkollë tregtare. Ishte delegat i Vlorës (Labërisë) në Kongresin e Manastirit më 1908. Është interesuar për dorëshkrimin e “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kostandin Kristoforidhit që më 1894, madje ka shkruar (1937) se e kishte në duar, përpara sesa ta merrte për botim Diogjen Haritoja. Më 1928 mori pjesë në një nga mbledhjet për të ngritur sërish “Komisinë letrare” sipas asaj të dhjetë vjetëve më parë në Shkodër.

Emrin e tij e mban sot një rrugë në Vlorë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stub biografi.png Ky artikull në lidhje me Biografia është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.