Leqeniku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Leqenik me djath
Leqeniku

Leqeniku (i njohur edhe si proja ose krelana e kallamoqit) është një gatim i kuzhinës kosovare dhe ballkanike, e bërë me miell misri, pluhur pjekjeje, vaj luledielli, ujë (të gazuar ose pagazuar) dhe kripë. Në disa vende dhe variente mund të i shtohen edhe përbërës të tjerë e që zakonisht janë vezët, qumështi ose produktet e tij dhe ndonjë nga perimet e gjelbëra. [1]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka qenë një ushqim shumë popullor në kohët e varfërisë së përhapur, kryesisht para viteve 1950, dhe ende mbetet një vakt i zakonshëm dhe i shpeshtë ose madje edhe i përditshëm. Shpesh ngatërrohet edhe me gatime tjera të ngjashme me miell misri si psh. buka e misrit. Krahas kësaj përgatitet edhe një variant disi më i lezetshëm i leqenikut, i cili përfshin përbërës shtesë miell, vezë dhe kos, etj.

Përbërësit duhet të përzihen së bashku, dhe të piqen në një tavë të lyer me yndyrë (që duhet të jetë rreth 5 cm e lartë/thellë) në ngjyrë të artë. Më së miri shërbehet me kajmak dhe salcë kosi.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.kuzhinat.com/recetat/-leqenik-.html