Leshnja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Leshnja

Leshnja është një fshat në Shqipëri në rrethin e Skraparit.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati ndodhet në rrëzë të malit me të njëjtin emër. Që pas organizimit të ri administrativ të pas viteve 90 është qendra e komunës që përfshin fshatrat Leshnjë, Vlushë, Gostenckë, Turbohovë, Kapinovë, Krastë dhe Krushovë. Ka një vendosje me rreth 1000 metër mbi nivelin e detit.

Fshat i njohur për tradita patriotike dhe i lidhur me Luftën antifashiste Nacional-Çlirimtare. Nga ky fshat vinte Kareman Ylli, intelektual i njohur, Rektor Universiteti, Ministër Arsimi dhe deputet i rrethit te Skraparit për disa Legjislatura ne vitet e pasçlirimit. Ne malin e këtij fshati ne vitet e Luftës Nacional-Çlirimtare u vra pabesisht heroi Ramiz Aranitasi.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Leshnja është fshat në rrethin e Skraparit, rrëzë shpatit lindor të malit të Gostenckës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Trubëhovë. Është fshat që ka ekzistuar prej shumë kohësh dhe emri përmendet në forma të ndryshme në disa tekste të historisë. Konkretisht, gjurmët e kulturës ilire dëshmojnë se Leshnja është banuar që në kohë të lashta. Në burimet e shkruara për herë të parë, Leshnja përmendet më 1424 kur banorët protestuan kundër vjeljes së taksave të avarizit e të bedeli nuzulit. Puna e kundërshtimit të taksave e ka vënë shpesh këtë zonë në vëmendje në kronikat otomane. Edhe në mars 1714 banorët e zonës morën pjesë në çetat kryengritëse që vranë xhizjedarin dhe vjelësin e taksave së asaj kohe.

Para ‘90-s drejtimi kryesor i ekonomisë ishte prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta.

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]