Kërceni tek përmbajtja

Letërsia RTK

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Letërsia RTK është program argëtues informues mbi dhe për letërsinë, i prodhuar dhe emituar nga Radio Televizioni Publik i Kosovës RTK.

Autor i programit javor Letërsia RTK është Majlinda Bregasi. Emisioni zgjat 25 minuta dhe i kushtohet letërsisë shqipe dhe letërsisë si art primar. Letërsia RTK, trajino letërsinë nëpër etapa, rryma e drejtime të ndryshme letrare. Në ciklin e parë të programit janë përfshirë emisionet që shtjellojnë fillimet e literaturës dhe letërsisë shqipe. Ndër këto emisione dallohen ato kushtuar autorëve të parë të shqipes, pastaj emisionet mbi literaturën e shkruar nga shqiptarët. Të ftuar në emisio janë Profesorë universitarë, letrarë dhe njerëz të artit.

Programi ka karakter edukativ dhe informues. Mund të shihet edhe si një mësim alternativ për studentët e më gjerë.

Programi Letërsia RTK, duket të jetë programi më i përgatitur edukativ me të dhëna mbështetëse, në skemën e RTK.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]