Liberty Island

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Enciklopedia e artit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Enciklopedia (lat: encyclopaedia gr. enkyklios - i gjithëpërfshirëshëm + paideia, arsimim i përgjithshëm) është vepër e madhe shkencore që përfshin njohuri për të gjitha fushat e jetës e të veprimtarisë, të sistemuara në mënyrë të përmbledhur në trajtën e një fjalori. Vepra e tillë që përfshin njohuri për një degë të veçant të shkencës, të artit, të teknikës, etj. Një enciklopedi (shkruar edhe enciklopedi apo Encyclopaedia) është një përmbledhje gjithëpërfshirëse me shkrim që përmban ose informacion nga të gjitha degët e diturisë ose një degë të veçantë të diturisë. Enciklopeditë zakonisht janë të ndara në artikuj me nga një artikull mbi çdo subjekt të mbuluar. Artikuj mbi subjektet në një enciklopedi janë në disponim nëpërmjet rendit alfabetik sipas emrit dhe mund të përfshihen në një vëllim ose në shumë vëllime, në varësi nga sasia e materialit të përfshirë.

Në të vërtetë, qëllimi i një enciklopedie është mbledhja e njohurive të shpërndara nëpër botë, të përcaktuara sipas sistemit të saj të përgjithshme për njerëzit me të cilët jetojmë, dhe transmetimi i atyre që do të vijnë pas nesh, në mënyrë që puna e shekujve të mëhershëm nuk do të bëhet e kotë për shekujtë që do të vijnë, dhe në mënyrë që pasardhësit tanë, duke u bërë më të mirë udhëzuar, do të bëhen në të njëjtën kohë më të virtytshëm dhe më të lumtur, dhe se ne nuk duhet të vdesim pa i dhënë një shërbim racës njerëzore për vitet e ardhshme që do të vijnë.

Bashkëpunëtoret[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në të kanë punuar studiuese si Josif Papagjoni, Zana Shuteriqi, Ferid Hudhri, Moikom Zeqo, Jakup Mato, Kristaq DhamoShqipëri, apo Nebi Islami, Engjëll BerishaKosovë, e Luljeta IsakuMaqedoni, të cilët përbëjnë bordin që ndjek ecurinë. Pjesa dërrmuese e punimeve është hartuar nga ky bord, por janë afruar edhe shumë e shumë studiues të tjerë të njohur për zërat e ndryshme të arteve.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo enciklopedi është e para i këtij lloji në hapesirën shqipfolëse. Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe tani ka dale ne botim fjalori i ri vetem me dy vëllime, pritet i treti, ndërsa Enciklopedia Shqiptare do të ketë gjashtë, apo tetë vëllime totale për hapësirën mbarëshqiptare.

Fjalori i ri enciklopedik i artit shqiptar, që po përgatitet tashmë për botim, është enciklopedi dhe jo fjalor, dhe dallimi qëndron se ky i fundit është më i kufizuar. Arti ka rreth 400-500 zëra nga 1200 që do të ketë në Enciklopedinë e Artit Shqiptar, e cila ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij.

Botimi është një produkt i Qendrës së Studimeve të Artit, pjesë e Akademisë së Shkencave, mendohet se mbart vlerësimin e mundshëm më të drejtë, nga vlerësime që mund të jepen nga studiues që punojnë në mënyrë individuale. Enciklopedia ka një bord prej 10 vetësh, emrat më të shquar në fushat e tyre, e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti. Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmitë e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë.

Dhe nuk do të jenë vetëm anëtarët e bordit, që do të përgatisin Enciklopedinë, do të ketë edhe të tjerë që do të shkruajnë. Për artet figurative, për shembull, ka tre nga Shqipëria, dy nga Kosova. Por ama peshën kryesore do ta mbajnë bordistët.

Në tetor 2007 kane mbaruar edhe hallkat përfundimtare si skanimet e fotove, faqosjet dhe Enciklopedia prej rreth 1000 e ca faqesh bëhet gati për publikun.

Problematika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Enciklopedia i ka kaluar të gjitha fazat dhe ate perfundimtare dhe ende nuk e ka pare dritën e botimit megjithese behet fjale për një vepër me rendesi kombëtare.