Lidhëzat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Lidhëzat janë nje klase fjalesh e cila eshte e pandrysheshme ...Ato lidhin dy fjali me njera -tjetrën ose dy gjymtyre ne fjali.

Llojet[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhëzat mund të grupohen në dy grupe të mëdha:

  • Lidhëza bashkërenditëse - Krijojne marredhenie barazie mes dy pjeseve te nje fjalie. Ato mund edhe te shkruhen si fjali me vete.
  • Lidhëza nënrenditëse - Krijojne marredhenie varesie mes dy pjeseve te fjalise ku vihen re pjesa kryesore dhe pjesa e nenrenditur. Pjeset e nenrenditura nuk kane asnje kuptim nese nuk shoqerohen nga nje pjese kryesore.

Ka 14 lloje lidhëzash 4 bashkërenditëse (shtuese, vecuese, kundërshtuese dhe përmbyllëse) dhe 10 nënrenditëse (ftilluese, vendore, kohore, shkakore, qëllimore, krahasore, mënyrore,kushtore, rrjedhimore dhe lejore).

- vendore: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, që ku, kudo që, ngado që, kurdoherë që, para se, posa që, që kur, që se, qysh se, sapo që, sa herë (që), sa kohë (që), përpara se;

- shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, përderisa, kur, që, sapo, meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, duke qenë se, nga frika se, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se, posa që, sapo që, etj.

- qëllimore: që, me qëllim që, në mënyrë që, me të vetmin qëllim që;

- krahasore: sa, aq sa, se, sesa, se ç`, nga ç`, nga sa.

- mënyrore: si, siç, ashtu si(ç), po(r) si, sikurse, sikundërse, etj.;

- kushtore: në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është se, në rast se, po qe se, me kusht që etj.;

- rrjedhimore: sa, saqë, që, aq sa, kështu që;

- lejore: megjithëse, megjithëqe, ndonëse, sado(që), sido(që), edhe në, edhe në qoftë se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.

Lidheza bashkrenditese.[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhezat shtuese:as,dhe,edhe,ashtu,etj.

Lidhezat vecuese:a,apo,o,qofte,etj.

Lidhezat kundershtuese:kurse,megjithate,megjithkete,mirepo,ndersa,teksa,etj.

Lidhezat permbyllese:andaj,ndaj,pa,pra,prandaj,domethene,etj.