Lidhja logjike
Pamja
Konjuksioni () është një veprim binar(ose dyvendor) në G me anë të të cilit cdo dy gjykimeve p,qG i shoqërohet një gjykim i ri p q , i cili quhet konjuksion i pohimeve p dhe q.
Nëse p dhe q janë gjykime, gjykimi i përbërë i fituar me lidhjen e gjykimeve p e q me lidhësen dhe , quhen konjuksion i gjykimeve p e q.
Gjykimi pq është i saktë, atëherë dhe vetëm atëherë kur të dyja gjykimet p e q janë të sakta.
Tabela e vlerave të sakësisë së gjykimit p q është:
| p | q | p q |
|---|---|---|
| T | T | T |
| T | F | F |
| F | T | F |
| F | F | F |
ose
| p | q | p q |
|---|---|---|
| 1 | 1 | 1 |
| 1 | 0 | 0 |
| 0 | 1 | 0 |
| 0 | 0 | 0 |
Shpesh në vend të p q përdoret p&q .