Lidhjet Switch

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lidhjet switch[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ethernet LAN-i modern përdorë topologjinë yll, ku secila nyjë kyqet në Switch-in qëndror.Roli i Switch është të pranojë kornizat të cilat vijnë në hyrje dhe t'i transmetoj ato në dalje.Switch është transparent karshi nyjeve, çka don të thotë që nyja i adreson kornizën nyjës tjetër (pa nevojë që ta adresojë në Switch) dhe pa hezitim dërgon kornizën në rrjet, pa frikën që Switch do ta merr kornizën dhe do ta dërgojë në nyjën e gabuar. Ka raste kur kornizat në dalje të Switch e tejkalojnë kapacitetin e daljes së Switch. Që ta regulloj këtë problem, daljet e Switch kanë të ashtuquajturën mbulesë, në të njëjtën mënyrë sikur daljet e Router për datagramet.

Karakteristikat e lidhjeve me Switch[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas përshkrimin tanë të operacioneve bazike të Switch-it, le të njihemi më shumë me karakteristikat dhe operacionet më të ndërlikuara të saj.Ne mund të identifikojmë disa avantazhe të përdorimit të Switch-it, për dallim të përdorimit të teknologjive bus dhe hub:

  • Evitimi i përplasjeve

Në rrjet të ndërtuar nga Switch (pa hub), nuk paraqitet humbja e kapacitetit nga përplasja e kornizave! Switch bën mbulimin e kornizave dhe asnjëhëre nuk transmeton më shumë se një kornizë. Switch mundëson një performancë të rëndësishme në përmirësimin e transmetimit në rrjet.

  • Linqe heterogjene

Switch i izolon linqet nga njëra tjetra, linqet mund të transmetojnë në shpejtësi të ndryshmë apo të bartin të dhëna të ndryshme. Kështu, Switch është ideal për miksimin e pajisjeve.

  • Menaxhmenti

Me qëllim të zgjerimit të sigurisë Switch po ashtu lehtëson menaxhimin e rrjetit. Për shembull nëse një port jofunksional transmeton korniza në mënyrë te vazhdueshme (e cila quhet jabbering adapter), Switchi mund ta detektoj problemin dhe nga brenda ta diskonektoj portin. Me këtë veçori, administratori i rrjetit nuk ka nevojë që të ngrihet nga shtrati dhe të shkoj në punë për ta sajuar këtë problem. Në mënyrë te ngjajshme, nëse ndodh këputja e kabllit atëherë nuk do të ketë transmetim vetëm në atë port ku ka ndodhur këputja. Në ditët e kabllos koaksiale, shumë menaxherë te rrjetit kanë kaluar shumë kohë “duke ecur në vijë” (ose më saktë “duke u zvaritur në dysheme”) duke kërkuar kabllon që është këputur dhe ka lënë pa transmetim të gjithë rrjetin.Switch po ashtu bën statistikat e përdorimit të kapacitetit, numrin e goditjeve dhe llojet e trafikut si dhe i bën publike këto të dhëna menaxherit të rrjetit. Kjo informatë bën të mundur regullimin e problemeve dhe të bëhet planifikimi se si do të evoloj rrjeti në të ardhmen. Hulumtuesit janë duke eksploruar për futjen e më shumë mundësive menaxheriale në rrjet.

Transmetimi dhe filtrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filtrimi në Switch ka funkionin i cili i determinon kornizat të cilat duhet të transmetohen në nyje dhe të cilat duhet të shkatërrohen. Transmetimi është funksion i Switch-it i cili i tregon se në cilën nyjë të rrjetit duhet të transmetohet korniza përkatëse, dhe i drejton ato. Filtrimi dhe transmetimi bëhet me anë të Switch tabelës. Switch tabela posedon hyrje për disa, por jo për të gjitha, nyjet e rrjetit. Hyrja në Switch tabelë posedon:

  • MAC adresë të nyjës
  • të dhëna të cilat drejtojnë drejt nyjës
  • kohën në të cilën është vendosur hyrja në tabelë

Një detaj i rëndësishëm është se Switch transmeton duke u bazuar në MAC adresa e jo ne IP adresa. Ne do ta shohim që tabela e Switch-it është e konstruktuar në mënyrë të ndryshme nga tabela transmetuese e routerit. Për ta kuptuar se si funksionin Switch filtrimi dhe transmetimi, mendoni një kornizë me adresë destinimi DD-DD-DD-DD-DD-DD e cila vjen në portin x të Switch-it. Switch e indekson tabelën e saj me MAC adresë DD-DD-DD-DD-DD-DD. Këtu janë tre mënyra të ndryshme:

  • Nuk ka hyrje në tabelë për DD-DD-DD-DD-DD-DD. Në këtë rast, Switchi transmeton kopjen e kornizes në të gjitha mbulesat dalëse perveq portit x.Me fjalë tjera, nëse nuk ka hyrje për adresën destinuese, atëherë Switchi transmeton kornizën.
  • Ka hyrje në tabelë, duke iu asociuar DD-DD-DD-DD-DD-DD me portin x. Në këtë rast, korniza vjen nga rrjeti që ka adresë DD-DD-DD-DD-DD-DD. Këtu nuk ka nevojë që korniza të transmetohet në portet tjera, dhe Switch përdor funksionin filtrues duke e dërguar kornizën në destinacionin e saktë dhe duke e shkatëruar kornizën e cila është përgaditur për tu dërguar porteve tjera të Switch-it.
  • Ka hyrje në tabelë, duke iu asociuar DD-DD-DD-DD-DD-DD me portin y ≠ x. Në këtë rast, korniza duhet të transmetohet në segmentin e rrjetit të bashkangjitur me portin y. Switch performon funksionin transmetues duke e futur kornizën në daljen e cila i korespodon portit y.

Vetëmësimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Switch ka karakteristika të mrekullueshme ndër të cilat është tabela e cila ndërtohet në mënyrë automatike, dinamike dhe në mënyrë autonome – pa ndonjë intervenim nga administrator i rrjetit ose nga protokoli administratues. Me fjalë tjera, Switch-at janë vetëmësues. Ky kapacitet realizohet si në vijim:

  1. Tabela e Switch-it fillimisht është e zbrazët.
  2. Për secilën kornizë të pranuar në portë, Switch ruan në tabelën e saj
  • MAC adresën në fushën e dërguesit
  • portin në të cilin ka mbërritur korniza
  • kohën aktuale

Në këtë mënyrë Switch regjistron në tabelën e tij segmentin e rrjetës në të cilën gjenden portet dërguese. Nëse eventualisht secili port në rrjet dërgon korniza, atëherë secili do të regjistrohet në tabelë.

  1. Switchi e largon nga tabela adresën nga e cila nuk ka pranuar kornizë për një kohë të caktuar ( ku ajo kohë quhet aging time – kohë e plakjes). Në këtë kuptim, nëse një kompjuter zëvendësohet nga një tjetër (me MAC adresë tjetër), atëherë MAC adresa e kompjuterit të mëparshëm do të pastrohet nga tabela e Switchit.

Switch-at janë pajisje plug-and-play sepse ata nuk kërkojnë ndonjë intervenim nga administratori i rrjetit apo përdoruesi. Administratori i rrjetit për instalimin e Switch-it të vetmën gjë që duhet ta bëj është kyqja në porte te pajisjeve. Administratori nuk ka nevojë që të bëj regjistrimin e pajisjeve në tabelën e Switch-it në kohën e kyqjes së tyre apo të largimit të tyre nga tabela në kohën e qkyqjes së tyre. Switch-at janë po ashtu të dyfishtë, duke nënkuptuar që prej momentit të konektimit ndërmjet Switch-it dhe pajisjes mund të filloj transmetini nga të dy anët pa ndonjë problem.

Referimet:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

  1. ^ Computer Networking A top-down approach,James F.Kurose,Keith W.Ross