Ligji gravitacional universal i Njutonit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ligji i gravitacionit i Njutonit

,

ku:

  • F është forca ndërmjet dy trupave,
  • G është kostantja e gravitetit universal,
  • m1 është masa e trupit të parë,
  • m2 është masa e trupit të dytë dhe
  • r është distanca ndërmjt qëndravëìe të masës së dy trupave.

Skema e dy trupave që tërheqin njëri-tjetrin


Toka ushtron force mbi të gjithë trupat. Kjo lloj forcë quhet forca gravitacionale ose forca e rëndesës. Ajo është shuma e forcave të ushtruara mbi çdo thërrmije material që përbejnë një trup, pra është një forcë e shpërndare. Forcën e rëndesës e trajtojmë si një forcë të përqendruar në një pike te vetme që quhet qendër e rëndesës sepse mund të supozojmë qe veprimi i Tokës të jetë i përqendruar në një pike të vetme megjithëse ajo është e shpërndare në të gjithë trupin. Më parë është përdorur si njësi matëse e forcës kilogram-pesha (kgp), pra forca me të cilën Toka tërheq masën 1 kg. Sa më shumë rritet distanca e një trupi nga qendra e Tokës aq më shumë ulet tërheqja nga ana e saj. Në sistemin SI forca është madhësi e nxjerrë, njësia e saj matëse quhet Njuton, shënohet me simbolin N.

Toka ushtron forcë prej 9,81 N mbi një trup me masë 1 kg, që ndodhet në nivelin e detit. Pra “masës 1 kg i korrespondon pesha 9,8 N”