Shko te përmbajtja

Limes Alutanus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fortesat gjatë Limes Alutanus (në të majtë)

Limes Alutanus[1] ishte një kufi lindor i fortifikuar i provincës romake të Dakisë i ndërtuar nga perandori romak Adrian për të ndaluar pushtimet dhe sulment nga lindja.[2]

Ai ishte pjesë e sistemit kufitar të Limes Dacicus.[3] Ai u ndërtua përgjatë lumit Olt (latinisht Alutus) dhe përfshinte një vallum në drejtimin veri-jug në krahun lindor të lumit.

Limes Alutanus në Tabula Peutingeriane

Të paktën dymbëdhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë fortesa janë rregjistruar te Tabula Peutingeriane, shumica e të cilave janë konfirmuar nga hulumtimet arkeologjike, duke nisur nga veriut:[4][5][6]

Në vitet 249–250, gotët do të depërtonin në Limes Alutanus dhe do të shkatërronin castrum në Slăveni, që duket se nuk u banua deri vonë, pasi monedhat e fundit të zbuluara datojnë nga viti 258.[7]

Lista e fortesave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tabula Peutingeriane dëshmon midis dymbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë fortesa, shumë prej të cilave janë konfirmuar arkeologjikisht. Nga veriu në jug ato janë:[5][6]

  • Castra e Cincșor-it
  • Castra e Feldioarës
  • Caput Stenarum (Boiţa, Sibiu)
  • Pons Vetus (Câineni, Vâlcea)
  • Râul Vadului
  • Praetorium II (Racovița)
  • Praetorium I (Copăceni)
  • Arutela (pika "Poiana Bivolari", afër qytezës së Călimăneşti)
  • Castra Traiana (Sânbotin, Vâlcea)
  • Buridava (Stolniceni, Vâlcea)
  • Pons Aluti (Ioneştii Govorei)
  • Rusidava (Drăgăşani)
  • Acidava (castra) (Enoşeşti)
  • Romula (Reşca)

Nën një program të Komisionit Rumun të Limes (Comisiei Naţionale Limes – CNL), në vitin 2016 u nis rregjistrimi dhe hartografimi i limes me qëllim përshtatjen e dokumentimit të limes në Rumani me normat evropiane, me mendimin e përfshirjes së tyre të mundshëm në listën e vendeve të trashëgimisë botërore.[8][9]

  1. ↑ "Limes Transalutanus". Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2025. Marrë më 15 nëntor 2025. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ↑ Mihai Vinereanu (City University, Nju Jork, SUA) Originea geto-daca a limbii române Arkivuar 27 janar 2010 tek Wayback Machine
  3. ↑ Limes Romania Project[lidhje e vdekur]
  4. ↑ "Judeţul Vâlcea". vbleotu.ro (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2009.
  5. 1 2 "Judetul Valcea - scurt istoric". clubromania.ro (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2009.
  6. 1 2 Bejan 1998, f. 42
  7. ↑ Christian Körner 2002, f. 153
  8. ↑ Raport anual de Programul Naţional Limes[lidhje e vdekur]. (2016)
  9. ↑ projektet e propozuara në UNESCO[lidhje e vdekur]
  • Bejan, Adrian (1998). Dacia Felix - Istoria Daciei Romane (PDF) (në rumanisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 mars 2012 – nëpërmjet Litere.uvt.ro.
  • Christian Körner (2002). Philippus Arabs: ein Soldatenkaiser in der Tradition des antoninesch-severischen Prinzipats (në gjermanisht). Walter de Gruyter.
  • Mihai Vinereanu (City University, Nju Jork, SUA) Originea geto-daca a limbii române Arkivuar 27 janar 2010 tek Wayback Machine
  • Cristian M. Vlădescu; Gheorghe Poenaru-Bordea (1972). Un segment din Limes Alutanus: Fortificaţiile romane din jurul masivului Cozia (në rumanisht). Consiliul culturii şi Educaţiei socialiste.