Linda Halimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Linda Halimi
Linda Halimi&Erti Hizmo.jpg
Të dhëna
Emri i lindjesLindita Halimi
Gjithashtu të njohur siLinda
Data e lindjes (1989-03-24) 24 Mars, 1989 (32 vjeç) [1]
PrejardhjaFlag of Kosovo.svg Fshat i Ri, Viti
ZhanretPop, Rock
ProfesionetKëngëtare

Linda Halimi e lindur më 24 mars 1989, Fshat i Ri, Vitia, është këngëtare nga Gjilani i Kosovës

Kariera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindita Halimi Linda filloi karierën në edicionin e 3-të të emisionit Albanian Idol "Ethet" ku ishte finaliste. Nga ai festival Linda gjithashtu mori pjesë edhe në Top Fest ku në vitin 2007 u shpall me çmimin "Best New Artist", në vitin 2008 ajo mori pjesë në festivalin Rock Për Rock ku mori vendin e 2-të, gjitahshtu mori pjesë edhe në edicionin e 5-të të Top Fest ku u shpall me çmimin nga "Vodafone Club". Në edicionin e 6-të të top fest në vitin 2009 Linda fitoi këtë event me çmimin "Grand Prize". Gjithashtu në vitin 2009 mori pjesë edhe në Këngën magjike duke marrë çmimim "Best Rock", dhe në festivalin Kosovarja këndon ku mori vendin e 2-të.

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]