Liqeni Neuron

Liqeni Neuron është një liqen termal nëntokësor pranë Leskovikut në Shqipëri. I zbuluar nga shkencëtarë çekë në vitin 2025, ai është liqeni termal nëntokësor më i madh i njohur në botë, i vendosur 127 metra nën tokë. Ai ka një gjatësi prej 138 metrash, një gjerësi prej 42 metrash, një perimetër prej 345 metrash dhe përmban rreth 8,335 metra kub ujë termal.
Zbulimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shkurt 2025, u raportua se një ekip shkencëtarësh çekë zbuluan atë që tani konsiderohet si liqeni termal më i madh nëntokësor në botë. Ai u quajt "Liqeni Neuron" pas Fondacionit Neuron, një organizate çeke që mbështet studimet shkencore dhe që financoi ekspeditën. Ekipi, i udhëhequr nga speleologu çek Marek Audy, përdori teknologjinë më të fundit të skanimit, duke përfshirë sistemin GeoSlam, një metodë 3D skanimi që krijon modele të sakta të formacioneve të shpellave.[1] Audy deklaroi se gjithmonë e kishin tërhequr rajonet pak të eksploruara, dhe Shqipëria ishte një prej tyre. Fillimisht ai kishte ardhur si kajakist dhe kishte vënë re karakteristika në peizazh që i ngjanin zonave me shpella termale, që e inspiruan për eksplorime më të thelluara dhe që në fund çuan në zbulimin e liqenit.[2]

Studiuesit çekë kishin eksploruar formacione nëntokësore në luginat malore pranë kufirit Shqipëri-Greqi për disa vite. Në vitin 2021, gjatë një ekspedite në Luginën Vromoneri pranë Leskovikut, ata identifikuan një sistem të madh shpellash me disa burime termale. Ndjekja e këtyre burimeve çoi në zbulimin e një humnerë 100 metra të thellë, të quajtur "Atmos". Shkencëtarët konfirmuan ekzistencën e liqenit termal më të madh të njohur në fund të kësaj humnerë.[1]
Ky zbulim pritej të kontribuonte në studimet hidrologjike dhe gjeologjike të rajonit.[1]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Liqeni Neuron, i konfirmuar si liqeni termal më i madh i njohur, ka një gjatësi prej 138 metrash, një gjerësi prej 42 metrash dhe një perimetër prej 345 metrash, duke përmbajtur rreth 8,335 metra kub ujë mineral termal.[3] Ai ndodhet 127 metra nën sipërfaqe.[4]
Formimi i shpellës është i veçantë, pasi uji mineral i liqenit përmban sulfid hidrogjeni, i cili oksidohet kur bie në kontakt me ajrin, duke prodhuar acid sulfurik që transformon vazhdimisht gurin gëlqeror në gjips të butë.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 Si, Nen (2025-02-07). "Zbulim i rrallë: Liqeni më i madh termal nën tokësor në botë gjendet në Shqipëri". Euronews Albania (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-02-08.
- ↑ "National Geographic | Čeští speleologové objevili v Albánii největší podzemní termální jezero na světě". National Geographic (në çekisht). Marrë më 2025-02-08.
- 1 2 "Shkencëtarët çekë në Shqipëri zbulojnë liqenin më të madh termal nën tokësor në botë". Radio Prague International (në anglisht). 2025-02-06. Marrë më 2025-02-08.
- ↑ "Speleologët çekë zbulojnë liqenin termal nën tokësor më të madh në botë në Shqipëri". Telewizja Polska (në anglisht). Marrë më 2025-02-08.