Jump to content

Liquid Tension Experiment (album)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liquid Tension Experiment
Studio album by
Realizuar10 mars 1998
Inçizuar20 - 25 shtator 1997
ZhanriProgressive metal
Instrumental rock
Jazz fusion
Gjatësia74:04
EtiketaMagna Carta
ProducentLiquid Tension Experiment
Liquid Tension Experiment chronology
Liquid Tension Experiment Liquid Tension Experiment 2
(1999)

Liquid Tension Experiment u lëshua më 10 mars 1998 nga bendi Liquid Tension Experiment nëpërmes Magna Carta Records. Albumi është shkruar dhe inçizuar brenda një jave.

  1. "Paradigm Shift" – 8:54
  2. "Osmosis" – 3:26
  3. "Kindred Spirits" – 6:29
  4. "The Stretch" – 2:00
  5. "Freedom of Speech" – 9:19
  6. "Chris and Kevin's Excellent Adventure" – 2:21
  7. "State of Grace" – 5:01
  8. "Universal Mind" – 7:53
  9. "Three Minute Warning (Part I)" – 8:20
  10. "Three Minute Warning (Part II)" – 4:02
  11. "Three Minute Warning (Part III)" – 5:18
  12. "Three Minute Warning (Part IV)" – 4:20
  13. "Three Minute Warning (Part V)" – 6:31

Anëtarët pjesëmarrës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "State of Grace" gjithashtu paraqitet në An Evening with John Petrucci and Jordan Rudess.
  • "Paradigm Shift" dhe "Universal Mind" janë të përfshira në këngën "Instrumedley" nga Live at Budokan.
  • "Paradigm Shift" e fillon CD-në me një eksplodim të notave në tempo tepër të shpejtë duke treguar kështu aftësitë teknike të bendit. Tempo më vonë shkon duke u ngadalësuar.
  • "Thre Minute Warning" është referim për periudhën e inçizimit ku Tony Levin dëshironte të improvizonte duke u kundërshtuar kështu nga John Petrucci dhe Mike Portnoy të cilët dëshironin që t'i shkruanin këngët me kujdes. Levin përfundimisht iu tha atyre që nëse nuk ia fillonin të improvizonin për 3 minuta, ai do të shkonte në shtëpi. Kënga "Three Minute Warning" është ajo çka pasoi. Inçizimi papritur shkoi aq rrjedhshëm sa që ata e kaluan limitin e shiritit inçizues për 27 minuta, mirëpo fatmirësisht, paisja digjitale e Mike Portnoy-t arriti që ta inçizonte atë. Në pjesën e pasme të kopertinës së CD-së shkruan: "KUJDES: "Three Minute Warning" nuk është për ata që janë muzikalisht të ndijshëm, të padurueshëm, apo kritikë ekstrem vetë-kënaqës. Nëse ju i takoni njërës nga këto kategori, ju lutem shtypeni butonin "stop" të CD-player-it tuaj pas këngës # 8."
  • Një pjesë e këngës "Universal Mind" përfshihet në solo-n me tastierë të Jordan Rudess në koncertin e Dream Theater Live Scenes from New York.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]