Shko te përmbajtja

Liri a vdekje

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liri a vdekje
Regjia
SkenariVath Koreshi
Në role kryesore
MuzikaKujtim Laro
Premiera1979
GjuhaShqip

Liri a vdekje është një film historik shqiptar i vitit 1979, me regjinë e Kristaq Mitros dhe Ibrahim Muçajt, dhe skenarin e Vath Koreshit. Filmi bazohet mbi Luftën e Mashkullorës.

Komitët të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës Shqiptare për pavarësi. Vritet barbarisht edhe mësues Hyseni që u mëson fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe.