Kërceni tek përmbajtja

Lista e filmave të Walt Disney Animation Studios

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Walt Disney Animation Studios është një studio amerikane e animacionit me seli në Burbank, Kaliforni, dhe dikasteri i filmit të animuar të Kompanisë Walt Disney. Shprehja “klasikët e Disney-t” cakton filmat kinematografikë vizatimorë të prodhuar nga kinostudioja Walt Disney Animation Studios (e njohur paraprakisht me emrin “Walt Disney Feature Animation” dhe më parë si “Walt Disney Productions”).

Studioja ka prodhuar 63 filma duke nisur me Borëbardhën dhe Shtatë Xhuxhat1937 dhe deri te Moana 22024, dhe shpërndan mesatarisht një ose dy filma në vit. Shumica e Klasikëve është e bazuar në vepra paraekzistuese (romane, përralla, shfaqje).

Me fillimin e shekullit XXI, koncepti i “klasikëve të Disney-t” është bërë gjthnjë e më shumë i lëkundshëm. Shumë filma nuk janë më të frymëzuar nga përrallat dhe romanet; për më tepër, për shumë filma teknika e përdorur është CGI, që nga viti 1995 veçonte filmat e Pixar-it. Filmografia, e zyrtarizuar më 2008 pas disa dekadash debatesh dhe renditjesh të gabuara, dhe e përsëritur prapë në një video kremtuese më 2010, përmban filma me metrazh të gjatë dhe të mesëm (më i gjati është Fantazia me 126 minuta, dhe më i shkurtri është Saludos Amigos me 42 minuta) dhe filma me teknika të ndryshme (duke përfshirë edhe disa me copëza të xhiruara drejtpërsëdrejti).

Filmi Make Mine Music është i vetmi i paqasshëm në platformën Disney+.

  1. ^ Njohur edhe me titulllin Vaiana 2"