Lista e monarkëve të Holandës

Kjo është një listë e monarkëve të Holandës (holandisht: Koningen der Nederlanden). Për zgjerim praktik, lista përfshin edhe stadtholderët e Derës së Oranzh-Nasaut që nga viti 1556. Megjithatë, ata votoheshin në post dhe ishin shërbyes civilë dhe gjeneralë të provincave gjysmë-të pavarura të Republikës Holandeze dhe nuk mund të shihen si monarkë. Nga Uilliami IV ata qenë paraardhësit e drejtpërdrejtë meshkuj të monarkëve të mëvonshëm, kur u vendos monarkia në vitin 1813 (në fillim si principatë sovrane, por në vitin 1815 si mbretëri).
Republika Holandeze (1581–1795)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Origjina e monarkisë holandeze mund të gjurmohet që nga caktimi i Uilliamit të I, princi i Oranzhit si stadtholder i Hollandës, Zelandës dhe Utrehtit në vitin 1559 nga Filipi II i Spanjës. Megjithatë, ai u hoq nga posti dhe u bë prijësi i Revoltës Holandeze. Si rrjedhojë, shtetet e përgjithshme (parlamenti i përgjithshëm i Holandës) e caktuan si stadtholder të të dyjaa provincave rrebele, Hollandës dhe Zelandës në vitin 1572. Gjatë Revoltës Holandeze, shumica e Provincave të Holandës shpallën pavarësinë e tyre me Aktin e Betimit, të nënshkruar më 26 korrik 1581 në Hagë në përputhje me vendimin e marrë nga shtetet e përgjithshme. Funksioni përfaqësues i stadtholderit u bë i vjetëruar në Holandën veriore të rrebeluar – duke qenë shfuqizuar vetë zotërit feudalë – por posti gjithësesi vijoi në këto provinca, që tani u bashkuan në Republikën e Shtatë Provincave të Bashkuara Holandeze. Të gjithë stadtholderët pas Uilliamit të I u zgjodhën nga pasardhësit e tij ose pasardhësit e vëllait të tij, që ishin gjithashtu pasardhës të mbesës së tij, konteshës Albertina Agnesa e Nasau-Oranzhit.
Në vitin 1795 Republika u përmbys nga Republika Franceze dhe u zëvendësua me Republikën Batave. Në vitin 1806, Napoleoni e shfuqizoi republikën e re dhe bëri vëllain e tij Mbret të Hollandës. Megjithatë, në vitin 1810, Napoleoni do ta pushtonte Holandën duke e përfshirë në Perandorinë Franceze. Në vitin 1813, forcat aleate i dëbuan francezët. Holandezët thirrën Uilliam Frederikun, birin e stadtholderit të fundit, për të kryesuar qeverinë e re. Ai u shpall "princ sovran". Në vitin 1815, ai e ngriti rangun e Holandës në statusin e mbretërisë dhe e shpalli veten Mbreti Uilliami I. Mbretëria u zmadhua me Holndat Jugore, tani Belgjika dhe Luksemburgu.
Stadtholderati nën Derën e Oranzh-Nasaut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Emri | Jeta | Fillimi i mbretërimit | Fundi i mbretërimit | Shënime | Familja | Imazhi |
|---|---|---|---|---|---|---|
| Uilliami I I Heshturi Willem I | 24 prill 1533 – 10 korrik 1584, Mosha 51 | 26 korrik 1581 | 10 korrik 1584 | Stadtholder,[Shpjeg 1], biri i Uilliamit I, kont i Nasau-Siegen dhe Julianës së Stolbergut | Oranzh-Nasau | |
| Maurisi Maurits | 14 nëntor 1567 – 23 prill 1625, Mosha 57 | 14 nëntor 1585[1] | 23 prill 1625 | Stadtholder,[Shpjeg 2], biri i Uilliamit I dhe Anës së Saksonisë | Oranzh-Nasau | |
| Frederik Henri Frederik Hendrik | 29 janar 1584 – 14 mars 1647, Mosha 63 | 23 prill 1625 | 14 mars 1647 | Stadtholder,[Shpjeg 3] biri i Uilliamit I dhe Luizës së Këlnit | Oranzh-Nasau | |
| Uilliami II Willem II | 27 maj 1626 – 6 nëntor 1650, Mosha 24 | 14 mars 1647 | 6 nëntor 1650 | Stadtholder,[Shpjeg 4] biri i Frederik Henrit dhe Amalias së Solms-Braunfels | Oranzh-Nasau | |
| Uilliami III Willem III | 4 nëntor 1650 – 8 mars 1702, mosha 51 | 4 korrik 1672 | 8 mars 1702 | Stadtholder,[Shpjeg 5] biri i Uilliamit II dhe Maries, princeshë mbretërore dhe princesh e Oranzhit gjithashtu mbret i anglisë, Skocisë dhe Irlandës | Oranzh-Nasau | |
| Uilliami IV Willem IV | 1 shtator 1711 – 22 tetor 1751, mosha 40 | 4 maj 1747 | 22 tetor 1751 | Stadtholderi i parë formalisht i trashëgueshëm i Holandës,[Shpjeg 6] biri i Johan Uillem Frizos dhe Marie Luizës së Hese-Kaselit | Oranzh-Nasau | |
| Uilliami V Willem V | 8 mars 1748 – 9 prill 1806, mosha 58 | 22 tetor 1751 | 19 janar 1795 | Stadtholder i trashëgueshëm i Holandës, biri i Uilliamit IV dhe Anës, princeshë mbretërore dhe princeshë e Oranzhit, i rrëzuar nga Revolucioni Batav | Oranzh-Nasau |
Kur Uilliami III vdiq pa fëmijë, pasimi patrilinear i Oranzh-Nasaut u shua. Në dallim me provincat e tjera të Republikës Holandeze, Frieslandi, Groningeni dhe Drenthe i kishin zgjedhur stadtholderët më së shumti nga Dera e Nasaut, që fillon me Johanin VI, vëllai i Uilliamin e Oranzhit dhe përfshin edhe një pasim matrilinear, me Derën Oranzh-Nasau.
Stadtholderati nën Derën e Nasaut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Emri | Jeta | Nisja e mbretërimit | Fundi i mbretërimit | Shënime | Familja | Imazhi |
|---|---|---|---|---|---|---|
| Johani VI I Vjetri Jan VI | 22 nëntor 1536 – 8 tetor 1606, mosha 69 | 1578 | 1581 | Stadtholder,[Shpjeg 7] biri i Uilliamit I, kont i Nasau-Siegenit dhe Julianës së Stolbergut, vëllai i Uilliamit I, të Heshtur | Nasau | |
| Uilliam Ludvigu Ati ynë Willem Lodewijk | 13 mars 1560 – 31 maj 1620, mosha 60 | 1584 | 1620 | Stadtholder,[Shpjeg 8] biri i Johanit VI dhe konteshës Elisabeta e Leuhtenbergut | Nasau | |
| Ernest Kasimiri I Ernst Casimir I | 22 dhjetor 1573 – 2 qershor 1632, mosha 58 | 1620 | 1632 | Stadtholder,[Shpjeg 9] biri i Johanit VI dhe konteshës Elisabeta e Leuhtenbergut | Nasau | |
| Hendrik Kasimiri I Hendrik Casimir I | 21 janar 1612 – 13 korrik 1640, mosha 28 | 1632 | 1640 | Stadtholder,[Shpjeg 10] biri i Ernest Kasimirit I dhe Sofia Hedvigut të Brunsvig-Lyneburgut | Nasau | |
| Uilliam Frederiku Willem Frederik | 7 gusht 1613 – 31 tetor 1664, mosha 51 | 1640 | 1664 | Stadtholder,[Shpjeg 11] biri i Ernest Kasimirit I dhe Sofia Hedvigut të Brunsvig-Lyneburgut | Nasau | [[File:Willem Frederik van Nassau.jpg |
| Hendrik Kasimiri II Hendrik Casimir II | 18 janar 1657 – 25 mars 1696, mosha 39 | 18 janar 1664 | 25 mars 1696 | Stadtholder i trashëgueshëm,[Shpjeg 12] biri i Uilliam Frederikut dhe Albertina Agnesës së Nasaut, nipi nënësor i Frederik Hendrikut | Nasau | |
| Johan Uilliam Frizo Johan Willem Friso | 4 gusht 1687 – 14 korrik 1711, mosha 23 | 25 mars 1696 | 14 korrik 1711 | Stadtholder i trashëgueshëm,[Shpjeg 13] biri i Hendrik Kasimirit II dhe princeshë Henrieta Amalia e Anhalt-Desaut, u pasua nga djali i tij, Uilliami IV i Oranzh-Nasaut, Stadtholder i trashëgueshëm i Holandës | Nasau |
Mbretëria Napoleonike e Holandës (1806–1810)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Emri | Jeta | Nisja e mbretërimit | Fundi i mbretërimit | Shënime | Familja | Imazhi |
|---|---|---|---|---|---|---|
| Luigji I I Miri Lodewijk I | 2 shtator 1778 – 25 korrik 1846, mosha 67 | 5 qershor 1806 | 1 korrik 1810 | Biri i Karlo Buonapartes dhe Letizia Bonapartes, vëllai i Napoleonit | Bonaparte | |
| Luigji II Lodewijk II | 11 tetor 1804 – 17 mars 1831, mosha 71 | 1 korrik 1810 | 9 korrik 1810 |Biri i Luigjit të I dhe Hortense de Beauharnais | Bonaparte |
Principata sovrane e Holandës së Bashkuar (1813–1815)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Emri | Jeta | Nisja e mbretërimit | Fundi i mbretërimit | Shënime | Familja | Imazhi |
|---|---|---|---|---|---|---|
| Uilliam Frederiku Willem Frederik | 24 gusht 1772 – 12 dhjetor 1843, mosha 71 | 6 dhjetor 1813 | 16 mars 1815 | Biri i stadtholderit të fundit, Uilliami V dhe Vilhelminës së Prusisë, princeshë e Oranzhit, në v. 1815 e ngriti Holandën në statusin e mbretërisë | Oranzh-Nasau |
Mbretëria e Holandës (1815–Tani)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Emri | Jeta | Nisja e mbretërimit | Fundi i mbretërimit | Shënime | Familja | Imazhi |
|---|---|---|---|---|---|---|
| Uilliami I Willem I | 24 gusht 1772 – 12 dhjetor 1843, mosha 71 | 16 mars 1815 | 7 tetor 1840 | Biri i stadtholderit të fundit, Uilliami V dhe Vilhelminës së Prusisë, princeshë e Oranzhit Abdikoi | Oranzh-Nasau | |
| Uilliami II Willem II | 6 dhjetor 1792 – 17 mars 1849, mosha 56 | 7 tetor 1840 | 17 mars 1849 | Biri i Uilliamit I dhe Vilhelminës së Prusisë | Oranzh-Nasau | |
| Uilliami III Willem III | 19 shkurt 1817 – 23 nëntor 1890, mosha 82 | 17 mars 1849 | 23 nëntor 1890 | Biri i Uilliamit të II dhe Ana Pavlovnës së Rusisë | Orange-Nasau | |
| Vilhelmina | 31 gusht 1880 – 28 nëntor 1962, mosha 82 | 23 nëntor 1890 | 4 shtator 1948 | Bija e Uilliamit të III dhe Emës së Valdekut dhe Pirmontit Abdikoi | Orange-Nasau | |
| Juliana | 30 prill 1909 – 20 mars 2004 | 4 shtator 1948 | 30 prill 1980 | Bija e Vilhelminës dhe dukë Henrit të Meklenburg-Shverinit Abdikoi | Oranzh-Nasau | |
| Beatriksa | 31 janar 1938, mosha 87 | 30 prill 1980 | 30 prill 2013 | Bija e Julianës dhe princ Bernhardit të Lipe-Biesterfeldit Abdikoi | Oranzh-Nasau | |
| Uilliam-Aleksandri Willem-Alexander | 27 prill 1967 | 30 prill 2013 | Në fuqi | Biri i Beatriksës dhe princ Klausit, Jonkheer van Amsberg] | Oranzh-Nasau |
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mbretëria e Holandës
- Mbretëria e Bashkuar e Holandës
- Lista e stadtholderve në Vendet e Ulta
- Holanda Napoleonike
- Republika Batave
- Historia e Holandës (1900-Tani)
- Holanda
- Willem-Alexander i Holandës
- Beatriks e Hollandës
- Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze
- Epoka e Artë Holandeze
- Lista e piktorëve të hershëm holandikë
- Perandoria Koloniale Holandeze
- Lufta Tetëdhjetë Vjeçare
- Historia e Holandës
- Antilet Holandeze
- Lista e mbretërve frankë
- Lista e sunduesve të Saksonisë
Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Stadtholder i Hollandës, Zelandës dhe Utrehtit (1559–1584), Stadtholder i Frieslandit dhe Overijssel (1580–1584)
- ↑ Stadtholder i Hollandës dhe Zelandës (1585–1625), Utrehtit, Guelders dhe Overijssel (1590–1625), Groningenit (1620–1625)
- ↑ Stadtholder i Hollandës, Zelandës, Utrehtit, Guelders dhe Overijssel (1620–1625), Groningenit dhe Drenthes (1640–1647)
- ↑ Stadtholder i Hollandës, Zelandës, Utrehtit, Guelders, Groningenit, Drenthes dhe Overijssel-it
- ↑ Stadtholder i Hollandës, Zelandës, Utrehtit dhe Overijssel-it (1672–1702), Guelders (1675–1702), Drenthes (1696–1702)
- ↑ Stadtholderi i trashëgueshëm i Frieslandit (1711–1747), Hollandës, Zelandës, Utrehtit dhe Overijssel-it (prill/maj 1747 – nëntor 1747), Stadtholder i Groningenit (1718–1747), Guelders dhe Drenthes (1722–1747), u votua formalisht si stadtholderi i parë i trashëgueshëm i Provincave të Bashkuara Holandeze (1747–1751)
- ↑ Stadtholder i Guelders (nën Filipin II), arkitekt i Bashkimit të Utrehtit
- ↑ Stadtholder i Frieslandit (1584–1620), Groningenit (1594–1620) dhe Drenthes (1596–1620)
- ↑ Stadtholder i Frieslandit (1620–1632), Groningenit dhe Drenthes (1625–1632)
- ↑ Stadtholder i Frieslandit (1632–1640), Groningenit dhe Drenthes (1632–1640)
- ↑ Stadtholder i Frieslandit (1640–1664), Groningenit dhe Drenthes (1650–1664)
- ↑ Në vitin 1675 shteti i Frieslandit votoi për ta bërë stadtholderinë të trashëgueshme nga Dera Nasau-Dietz
- ↑ Stadtholder i trashëgueshëm i Frieslandit (1707–1711) dhe Groningenit (1708–1711)
Referenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Maurits benoemd als stadhouder, 1585, Europeana