Lista e ndërtesave më të larta në Ballkan
Pamja
Kjo është lista e ndërtesave më të larta në Ballkan .[1] Kjo listë përfshin ndërtesat në Ballkan me një lartësi prej 74 m ose të paktën 20 kate, duke përfshirë Slloveninë .
Ndërtesa më e lartë në Ballkan është Kulla e TV Rousse, që ndodhet në Bullgari (204 m). Ndërtesa më e lartë në Bosnje dhe Hercegovinë është Avaz Twist Tower (142 m). Ndërtesa më e lartë në Shqipëri është Downtown One (150m), në Kroaci është Kulla e Dalmacisë (135m), në Rumani është Floreasca City Center (137m), në Serbi është Kulla e Beogradit (168m), në Slloveni është Crystal Palace (89m), në Kosovë është Pristina City Center (125m), në Maqedoninë e Veriut janë Kullat Cevahir (130 m) dhe ndërtesa më e lartë në Greqi është Kulla e Athinës 1 (103 m).