Shko te përmbajtja

Lista e ngulimeve dhe pikave tregtare të Kompanisë Holandeze të Indisë Lindore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kolonitë Holandeze (me të gjelbër të hapur, VOC-u, ndërsa me të gjelbër të errët, WIC-u), kurse pikat tregtare me portokalli

Në vijim jepen ish ngulimet dhe pikat tregtare të zotëruara nga Kompania Holandeze e Indisë Lindore, të paraqitura në renditje nga perëndimi në lindje:

Mauritiusi (1638-1658/1664-1710)

Zgjerimi territorial holandez i Kolonisë së Kepit

Janar 1721 - 23 dhjetor 1730.

  • Gjiri Delagoa: Fortesa Lydsaamheid (Janar 1721 - 23 dhjetor 1730.)
Zotërimet e VOC-ut në Lindjen e Mesme
Harta diakronike e Indisë Holandeze me ndarjet e saj

Konkani (pjesa veriore e brigjeve perëndimore të Indisë)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Malabari (pjesa jugore e brigjeve perëndimore të Indisë)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koromandeli (bregdeti lindor i Indisë)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Cejloni Holandez
  • Cejloni Holandez
Ish zotërimet holandeze në Birmani
  • Martaban (1660-?), zgjati vetëm pak vjet; tashmë e quajtur Motama.
Ekspansioni territorial i VOC-ut në Inditë Lindore Holandeze
  • Sangora (Songkhla), shtëpi tregtare, 1607-1623.
  • Ligor (Ligur, tashmë Nakhon Si Thammarat), shtëpi tregtare, rr. v. 1640-1756.
Tajvani holandez dhe spanjoll në v. 1624-1662
  • Anping (Fortesa Zeelandia)
  • Tainan (Fortesa Provincia)
  • Vang-an, Penghu, Ishujt Peskadores (Fortesa Vlisingen; 1620-1624)
  • Kelung (Fortesa Noord-Holland, Fortesa Viktoria)
  • Tamsui (Fortesa Antonio)
Harta e eksplorimeve të Willem Janszoon 1605-1606, zbuluesi zyrtar i Australisë dhe Guinesë së Re

Hollanda e Re (Het Niew Holland ose Nieuw-Holland) është emri historik evropian për kontinentin e Australisë, i vizituar për herë të parë nga evropianët në vitin 1606, nga lundërtari holandez Willem Janszoon në bordin e anijes Duyfken. Emri u përdor për herë të parë për Australinë në vitin 1644 nga eksploratori holandez Abel Tasman dhe për një kohë do të përdorej nga shumica e hartave evropiane për të shquarën "Toka Jugore" or Terra Australis edhe pasi vija e saj bregdetare më në fund ishte eksploruar.

Hollanda e Re nuk u kolonizua kurrë nga Hollanda dhe emri Hollanda e Re iu referua për herë të parë Australisë në vitin 1644, në në vitin 1606, kur u zbulua.

Riprodhim i anijes Duyfken në v. 1999, me të cilën Willem Janszoon u bë evropiani i parë që vizitioi Australinë në v. 1606

Kontinenti i Antarktikut, më vonë i emërtuar në vitet 1890, ishte akoma gjerësisht në formë spekullative; ai rimori emërtimin e mëparshëm latin të Australisë Terra Australis (ndonjëherë me prapashtesën Non Cognita, d.m.th. e panjohur). Ekzistenca e tij është spekulluar në disa harta që nga shekulli XV, nën teorinë e "baraspeshimi i gjysmë-rruzujve".

Kapiteni Xhejms Kuk, gjatë Udhëtimit të tij të parë eksplorues, e pretendoi pjesën lindore të kontinentit Australian për Kurorën Britanike në vitin 1770, duke e emërtuar atë Uellsi i Ri Jugor. Ngulimi britanik i Sidnejit si një koloni në vitin 1788 e nxiti Britaninë që ta pretendonte formalisht bregun lindor të Uellsit të Ri Jugor, duke çuar në një kërkim për një emërtim të përgjithshëm. Hollanda e Re nuk u kolonizua kurrë nga holandezët, forcat koloniale të të cilëve dhe popullsia jo-vramendëse kishte një parapëlqim për kolonizimin e Koloninë e Kepit, Guajanën Holandeze, Inditë Lindore Holandeze, Cejlonin Holandez dhe Inditë Perëndimore.

Hollanda e Re vijoi të përdorej gjysmë-zyrtarisht dhe në përdorimin popullor si emërtimi i të gjithë masës tokësore, të paktën deri në mesin e viteve 1850.

Hartë e udhëtimeve të Abel Tasman

Emërtimi Hollanda e Re u përdor për herë të parë për brigjet perëndimore dhe veriore të Australisë në vitin 1644 nga eksploratori holandez Abel Tasman, i mirënjohur për zbulimit e Tazmanisë (të quajtur nga ai Toka e Van Diemenit). Kapiteni anglez William Dampier e përdori emërtimin në udhëpërshkrimin e dy udhëtimeve të tij: së pari të mbërritur më 5 janar 1688 dhe duke qëndruar deri më 12 mars;[1] udhëtimi i tij i dytë eksplorues në rajon u krye në vitin 1699.[2] Përveç dhënies së emrit të saj vendit, as Holanda, as Kompania Holandeze e Indisë Lindore pati pretendime për ndonjë territor në Australi si të vetin. Megjithëse shumë ekspedita holandeze e vizituan brigjet e saj gjatë 200 vjetëve pas udhëtimit të parë të Willem Janszoon-it në vitin 1606, nuk pati përpjekje afatgjata për të themelimin e një ngulimi të përhershëm. Shumica e eksploratorëve të kësaj periudhe konkludonin se mungesa e dukshme e ujit dhe tokës pjellore e bënte rajonin të papërshtatshëm për tu kolonizuar.

Më 22 gusht 1770, pasi lundroi drejtë veriut të brigjeve të Australisë, eksploratori anglez, Xhejms Kuk e pretendoi bregun lindor të Hollandës së Re si territor britanik. Fillimisht Kuku e emërtoi territorin si Uellsi i Ri, por pastaj e riemërtoi Uellsi i Ri Jugor.[3]

  1. John Henry Macartney Abbott (1911). The Story of William Dampier (në anglisht). Sidnej: Angus & Robertson. fq. 55–62.
  2. Dampier, William (1981). James Spencer (red.). A Voyage to New Holland: The English Voyage of Discovery to the South Seas in 1699 (në anglisht). Gluçester: Alan Sutton. ISBN 978-0-904387-75-9.
  3. James Cook (1893). "Preface". përmbledhur nga W. J. L. Wharton; R. N.; F. R. S. (red.). Captain Cook’s Journal during his first voyage round the World made in H.M. Bark “Endeavour” 1768-71 (në anglisht). The University of Adelaide. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]