Lista e personazheve të One Piece

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Personazhet kryesore të One Piece

Seria manga dhe anime e One Piece paraqet një mori personazhesh të krijuar nga Eiichiro Oda. Seria zhvillohet në një univers imagjinar ku një numër i madh piratësh, ushtarësh, revolucionarësh dhe aventurierësh të tjerë luftojnë me njëri tjetrin, duke përdorur shumë aftësi mbinjerëzore. Historia ndjek aventurën e një grupi piratësh ndërsa kërkojnë për thesarin legjendar të serisë.

Personazhi kryesor i serisë është Monkey D. Luffy, një pirat i ri që dëshiron të bëhet si Gol D. Roger, Mbreti i Piratëve, duke gjetur thesarin e tij, "One Piece". Gjatë kohëzgjatjes së serisë, Luffy mbledh një ekuipazh, të quajtur Piratët Kapele-kashtë, duke përfshirë Roronoa Zoro që mban tre shpata, hajduten dhe navigatoren Nami, gjuajtësin dhe shpikësin Usopp, kuzhinierin dhe përdoruesin e arteve marciale Sanji, drerin verior dhe doktorin Tony Tony Chopper, arkeologen Nico Robin, robotin riparues anijesh Franky, dhe skeletin muzikant Brook. Së bashku ata udhëtojnë detrat në kërkim të ëndrrave të tyre, duke takuar piratë të tjerë, organizata kriminale, revolucionarë, agjentë sekret dhe ushtarë të Shtetit Botëror të korruptuar, dhe shumë miq dhe armiq.

Shumica e personazheve janë njerëz, por përfshihen edhe gjigantë, njerëz-peshq dhe sirena. Shumë prej personazheve kanë aftësi mbinjerëzore të marra pasi kanë ngrënë një "Frut Djalli".

Protagonistët[redakto | redakto tekstin burimor]

Protagonistët e serive One Piece janë të gjithë pjesëtarë të Piratëve Kapele kashtë, një ekuipazh prej 9 piratësh me kapiten Monkey D. Luffy. Numri i ekuipazhit rritet gjatë serive, ndërsa Luffy merr personazhe të tjerë. Pasi Usopp bashkohet me Piratët Kapele-Kashtë, ata marrin anijen e tyre, "Going Merry", e cila më vonë shkatërrohet dhe zëvëndësohet nga një anije më e madhe dhe më e fuqishme, "Thousand Sunny", e ndërtuar nga mekaniku i tyre, Franky.

Monkey D. Luffy[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Monkey D. Luffy.

Monkey D. "Kapele-Kashtë" Luffy, është kapiteni i piratëve Kapele-Kashtë dhe protagonisti kryesor i serisë One Piece. Në fillim të serisë, ai aksidentalisht ha frutin Gomë-Gomë, i cili shkakton që trupi i tij të fitojë karakteristikat e një gome shumë elastike. Këto karakteristika janë një rezultat i dëshirës së Oda-s që stili i luftimit i Luffyt të ishte budalla, në mënyrë që sado tensionuese të jetë situata, lexuesi të jetë i relaksuar dhe jo i stresuar. [1] Përveç aftësisë së tij të Frutit të Djallit, Luffy mëson të përdorë edhe Haki. Pasi Shanks i shpëton jetën kur ai është 7 vjeç, Luffy vendos të arrijë qëllimin e tij për të gjetur thesarin e titullit të serisë, One Piece, dhe të bëhet Mbreti i Piratëve. 10 vjet më vonë, duke mbajtur kapelen prej kashte të Shanks-it, ai niset për të grumbulluar ekuipazhin e tij dhe për të lundruar në Grand Line, ku One Piece mendohet se është fshehur. Zëri i tij bëhet nga Mayumi Tanaka.[2] Në përshtatjen në anglisht nga 4Kids Entertainment, zërin e tij e bën Bella Hudson.[3] Në përshtatjen në anglisht nga Funimation Entertainment, zëri i tij bëhet nga Colleen Clinkenbeard.[4]

Roronoa Zoro[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Roronoa Zoro.

Roronoa "Gjuetari i Piratëve" Zoro, i quajtur sipas François l'Olonnais, është një shpatar që përdor deri në tre shpata, duke e mbajtur të tretën në gojë. Për të mbajtur një premtim ndaj shoqes së fëmijërisë dhe rivales së tij, "Kuina", ai vendos të bëhet shpatari më i mirë në botë duke mundur Dracule Mihawk. Para se të takonte Luffyn, Zoro ishte një gjuetar piratësh. Zoro shpëtohet nga ekzekutuesit e tij nga Luffy, dhe vendos të ndjekë ëndrrën e tij në ekuipazhin e Luffyt. Ai ia bën të qartë se do ti kthehej kundër kapitenit nëse do ta pengonte të arrinte ëndrrën e tij, edhe pse më vonë thotë se ai nuk mund ta plotësojë ëndrrën e tij nëse nuk e ndihmon kapitenin të plotësojë të tijën. Në përshtatjen në anime, aktori që bën zërin e tij është Kazuya Nakai.[2] Në përshtatjen në anglisht nga 4Kids, emri i tij ndërrohet në Roronoa Zolo dhe "Gjuetari i Piratëve" Zolo, dhe zëri bëhet nga Marc Diraison.[3] Në përshtatjen në anglisht nga Funimation, zëri i tij bëhet nga Christopher R. Sabat.[4]

Nami[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Nami (One Piece).

"Hajdutja" Nami është një navigatore dhe hajdute që njeh dhe analizon edhe ndryshimet më të vogla të motit. Ajo është gjithashtu hajdute xhepash e përkryer. Ëndrra e saj është të vizatojë një hartë të plotë të botës. Gjatë serisë, Nami lufton duke përdorur një shkop me tre pjesë. Usopp më vonë i jep asaj një version të kësaj arme të aftë të kontrollojë motin, dhe e quan Shkopi Klimatik. Zëri i saj bëhet nga Akemi Okamura.[2] Në përshtatjen në anglisht nga 4Kids, emri i saj ndërrohet në Nami "Navigatorja", dhe zëri i saj bëhet nga Kerry Williams.[3] Në përshtatjen në anglisht nga Funimation, zëri i saj bëhet nga Luci Christian.[4]

Usopp[redakto | redakto tekstin burimor]

Usopp, me nofkën "Mbreti i Snajperave, Sogeking", është një gënjeshtar, shpikës i talentuar, dhe piktor e skulptor i aftë, dhe ka rolin e snajperit të Kapele-Kashtëve. Kur lufton, Usopp kryesisht perdor llastiqe për të gjuajtur gjëra të ndryshme. Gjatë fëmijërisë së hershme të Usopp-it, i ati, Yasopp, braktis atë dhe nënën e tij për t'u bashkuar me Piratët Flokë-Kuq. Pas disa kohësh, nëna e Usopp, Bankina, sëmuret. Usopp fillon të gënjejë, duke thënë se i ati është kthyer dhe do t'i marrë me vete. Nëna e tij vdes, por Usopp, në trishtimin e tij, vazhdon të gënjejë. Pavarësisht gjithë kësaj, ai nuk i vë faj të atit, por krenohet me të. Usopp ka një personalitet tjetër të quajtur "Sogeking", një snajper hero, që mban një maskë të artë dhe pelerinë. Në serinë anime, aktori i zërit të tij është Kappei Yamaguchi.[2] Jason Griffith dhe Sonny Strait bëjnë zërin e tij në përshtatjet në anglisht të 4Kids dhe Funimation, respektivisht.[4][5]

Sanji[redakto | redakto tekstin burimor]

"Këmba e zezë" Sanji është kuzhinieri i Piratëve Kapele-Kashtë. Ai e di nga eksperienca se si ndjehesh kur po vdes nga uria, prandaj ai nuk i refuzon askujt një ushqim. Ai ka një sens të fortë zotërie, për shkak të të cilit, nuk mund të lëndojë kurrë një grua, edhe në qoftë se vdes. Sanji gjithashtu e mban këtë rregull pavarësisht nga pamja e jashtme e gruas. Ëndrra e tij është të gjejë "All Blue", një det legjendar, që përmban të gjithë llojet e peshqve të botës. Sanji përdor vetëm këmbët e tija kur lufton. Ai thotë se arsyeja për këtë është se duart e një kuzhinieri janë thesari i tij më i madh dhe nuk duhet të rrezikohen në betejë. Sanji fillon të përdorë një teknikë shkelmi të zjarrtë të njohur si Diable Jambe (Frengjisht për "Këmba e Djallit"), ku ai e nxeh këmbën e tij duke u rrotulluar shpejt për të rritur forcën e sulmit. Zëri i tij bëhet nga Hiroaki Hirata.[6] Në përshtatjen në Anglisht nga 4Kids, zërin e tij e bën David Moo.[7] Në përshtatjen në Anglisht nga Funimation, zërin e tij e bën Eric Vale.[4]

Tony Tony Chopper[redakto | redakto tekstin burimor]

Tony Tony Chopper është një doktor dhe një dre verior i cili fitoi karakteristika njerëzore duke ngrënë frutin Njeri-Njeri të tipit Zoan. Duke përdorur një ilaç të krijuar vetë që e quan Top Rumble, Chopper mund të marrë më shumë forma sesa tre format që i jep Fruti i tij i Djallit. Kur komplimentohet, Chopper sillet si shumë i lumtur, por në të njëjtën kohë i thotë personit që e komplimentoi se nuk është i lumtur, ose të mos i bëjë më lajka. Zërin e tij e bën Ikue Otani.[8][9] Në përshtatjet në Anglisht nga 4Kids dhe Funimation, zëri i tij bëhet nga Lisa Ortiz dhe Brina Palencia, respektivisht.[10][11]

Kur krijoi Chopper-in, Oda tha se donte të krijonte dikë që ishte i lezetshëm dhe i patrembur.[12] Një shqyrtim nga IGN i mangas e lavdëroi karakterin e Chopper si një nga më të mirët e serisë dhe tha se ai ishte i aftë të ishte edhe prekës, edhe zbavitës.[13] Oda tha se mesazhi që ai donte të ilustronte për sa i përket situatës familjare të Chopper ishte se një person që nuk ka lidhje gjaku me një tjetër person prapë mund të konsiderohet si pjesëtar i familjes së tij.[14]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ (March 2003) "". Shonen Jump 1 (3). Viz Media. 
  2. ^ a b c d (2010). One Piece Log Collection: East Blue [DVD]. Avex Mode.
  3. ^ a b c (2006). One Piece: Volume 1: King of the Pirates [DVD]. Viz Media. ISBN 978-1-59861-000-0.
  4. ^ a b c d e (2011). One Piece: Collection 1 [DVD]. Funimation Entertainment. ISBN 978-1-4210-2341-0.
  5. ^ (2006). One Piece: Volume 3: The Teller of Tales [DVD]. Viz Media. ISBN 978-1-59861-002-4.
  6. ^ (2010). One Piece Log Collection: Sanji [DVD]. Avex Mode.
  7. ^ (2006). One Piece: Volume 5: King of the Busboys [DVD]. Viz Media. ISBN 978-1-59861-004-8.
  8. ^ (2010). One Piece Log Collection: Chopper [DVD]. Avex Mode.
  9. ^ Kazue Ikura voiced Tony Tony Chopper for episodes 254-263.Stampa:Citation needed
  10. ^ (2006). One Piece: Volume 11: Tony Tony Chopper [DVD]. Viz Media. ISBN 978-1-59861-010-9.
  11. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura movie8
  12. ^ (August 2007) "Meet the Real Pirate King!". Shonen Jump. 
  13. ^ A. E. Sparrow (18 prill 2008): One Piece: Volume 17 Review: Tony Tony Chopper rules!. IGN Entertainment. Vizituar në 8 nëntor 2008.
  14. ^ "Fans Chat with Oda Sensei!" Shonen Jump (VIZ) #84. Volume 7, Issue 12. December 2009. 33.