Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Kambrait
Kjo është një listë e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Kambrait, do me thënë, të Arkidioqezës Katolike Romane të Kambrait.
Peshkopët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri në vdekjen e Shën Vedulfit (545–580), rezidenca peshkopale e peshkopëve të Arrasit dhe Kambrait,qëndronin në vendin e Arras, më pas në Arkidioqezën Katolike Romane të Kambrait.
Shekulli VI
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Diogjeni ?: (rr. shekulli IV - † gjysma e parë e shekullit të V)
- Shën Vedasti: (rr. 500 - † rr. 540), thuhet se u caktua peshkop në Arras, pak vjet pas pagëzimit të Klovisit nga Shën Remi.
- Shën Domeniku: 540 - † rr. 545).
- Shën Vedulfi: rr. 545 - † rr. 580.
- Shën Gaugeriku (584 –† 623), diakoni i mëparshëm i Tririt, dërguar peshkop nga mbreti Kildeberti II dhe i shenjtëruar nga Egidi, metropolitan i Reimsit. Mori pjesë në koncilin e përgjithshëm të organizuar nga Klotari II në Paris, në vitin 614.
Nga koha e Shën Gaugerikut, peshkopi i Kambrait i administroi të dyja kishat, atë të Kambrait dhe të Arrasit.
Shekulli VII
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shekulli VIII
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shën Emeberti: ? – †710, i njohur edhe si Ablebert, mos të ngatërrohet me Shën Ablebertin (rr. 633).
- Hildeberti: ? – † 21 qershor midis 712 dhe 715.
- Hunaldi: ? – † 717.
- Shën Hadulfi: 717 – † 19 maj 728 / 729, abati i Shën Vedastit.
- Treuvardi: 728 / 730 – † rr. 752.
- Gaufridi, Gunfridi, Gauroi ose Godfreji: 750 / 752 – † rr. 763, biri i Arnulit të Sizvënit.
- Alberiku: 763 / 764 – † rr. 790, hartoi një koleksion kanonesh.
- Hildeguardi, Hildoardi, ose Hildovardi: rr. 790 – † 4 korrik 816, kishte një dorëshkrim Sacramentarium Gregorianum Hadrianum, që tani ndodhet në Bibliotekën e Kambrait, si dorëshkrimi 164.[2] Bashkëkohës i Karlit të Madh, që i dha dioqezës sacramentare dhe kanone të rëndësishme.
- Halitgari, Halitgarius, Halitgaire: 817 – 831, një shkrimtar kishtar dhe apostull i danëve.
Shekulli IX
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Halitgari: 817: – † 830 ose 831, ambasador i Ludvigut I në Kostandinopojë në vitin 828.
- Thierri ose Theodoriku: 831 – † 5 gusht 862 ose 863.
- Gontberti, Tetboldi, Hilduini: 863 – † 866, të imponuar nga Lothairi II dhe të refuzuar nga Hinkmari, arkipeshkv metropolitan i Reimsit.
- Shën Johani i Kambrait: 866 –† 15 gusht 877 ose 879.
- Shën Rothadi: 879 –† 14 tetor 886ose 887.
- Dodiloni: 17 mars 888 – † pas vitit 902
Shekulli X
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 948, perandori Otoni i Madh, i dha peshkopit Fulbert të drejtat e kontit mbi qytetin e Kambrait.[3]
- Berengari: 956 – 958.
- Engrani, Ingelrami, ose Enguellandi: 958 – † 12 tetor 960.
- Ansberti, ose Autberti: 960 – 965.
- Viboldi: 965 – 966, autori i Ludus secularis, që "paraqet argëtimet e klerikëve".
- Tetdoni, ose Theodoti: rr. 972 - † 28 gusht 976; ndoqi koncilin e zhvilluar në Mont-Sainte-Marie, në Tardenua, në Dioqezën e Soissons, nga Adalberoni i Reimsit bashkë me peshkopët e arkidioqezës.[4]
- Rothardi: rr. 976 – † rr. 995.
- Erluini i Kambrait: 995 / 996 – † 1012), peshkopi i parë që ishte edhe kont i Kambresit.
Në vitin 1007, perandori Henri II i zgjeroi të drejtat e kontesë së peshkopatës në të gjithë Kambrezin, feud nën kontin Balduini IV i Flandrës.[3]
Shekulli XI
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gerardi i Florenes: 1013 – † 14 mars 1051, më parë kapelan i perandorit Henri II, dhe ndihmës i tij në negociatat me Robertin e II, Mbretin e Francës (Gerardi konvertoi nëpërmjet bindjes heretikët Gondulfianë, që mohonin eukaristinë).
- Shën Lietberti, ose Lieberti:[5] 1051 – † 1076, që e mbrojti Kambrain kundër Robert Frizianit.
- Gerardi II: 1076 – † 11 ose 12 gusht 1092, futi Reformën Gregoriane në Kambrai; peshkopi i fundit që qe edhe peshkop i Arrasit
Shekulli XII
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shën Odo i Turnait: 1105 – † 19 qershor 1113), i njohur si profesor dhe drejtor i shkollës së Turnait, gjithashtu si shkrimtar dhe themelues i manastirit të Shën Martinit afër Turnait.
- Burkardi i Kambrait: 1115 / 1116 – † 3 ose 4 janar 1130 ose 1131), që dërgoi Norbertin e Ksantenit dhe premonstratensianët në Antverpen për të luftuar herezinë e dishepujve të Tankelmit në lidhje me Eukaristinë.
- Lietardi: [[1131 – 1134, i shkarkuar në Koncilin e Reimsit.
- Nikola I de Chièvres: 1137 –† 1 korrik 1167.
- Pjetri i Flandrës ose Alsacës: 1167 – 1173, i zgjedhur, por i pa konsakruar; hoqi dorë nga peshkopata në vitin 1173.
- Robert d'Aire: 1173 – † 1174, i zgjedhur, por i i pa konsakruar; u vra më 4 tetor 1174.
- Alardi: 1175 – † 1178, i zgjedhur, por i pa konsakruar.
- Roger ose Oger de Vavrini: 1179 – † 1191, vdiq në krye të trupave flamande, gjatë rrethimit të Shën Zhanit të Akres.[7]
- Zhani II d'Antoing: 1192 – 1196, nipi i Roger de Vavrinit.
- Nikola II du Roeulx: 1197
- Hugo: 1197 – 1198, i zgjedhur, por i pa konsakruar.
Shekulli XIII
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pjetri i Korbeilit: 1199 – 1200, i promovuar në arkipeshkvinë e Sansit, në dhejtor 1200.
- Johani i Béthunes: 1200 – † 27 korrik 1219.
- Godefroid ose Godfrej de Fontaines: 1220 – † 1237/1238.
- Guiardi ose Gui i Laonit: 1238 – † 1247 / 1248.[8]
- Nikola III de Fontaines: 1248 / 1249 – † rr. 1273.
- Ingeramus ose Enuerrand de Crequy: 1274 – 1286, transferuar në Therouanne[9]
- Uilliami i Avesnes ose Hainautit: 1286 – † 1296,[10]
- Gui II de Kolemedio, ose de Kolmier: 1296 – 1306, i promovuar në arkipeshkvinë e Salernos, më 22 janar 1306, por vdiq në Avinjon para se ta merte detyrën.
Shekulli XIV
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Filip Leportier de Marinji: 1306 – 1309, transferuar në Sens.
- Pierre de Lévis de Mirepoix: 1309 – 1324, transferuar në Bayeux, 28 mars 1324.
- Gui III de Arvernia (Bulonjë): 1324 – 1336, arkipeshkv i Lionit në vitin 1340, kardinal në vitin 1342; † 25 nëntor 1373.
- Uilliam d’Auxonne: 1336 – 1342, transferuar në Autun më 25 shtator 1342; † në vitin 1344.
- Gui de Ventadur: 1342 – 1349, transferuar në Vabres më 17 shkurt 1349; † në vitin 1352.
- Pierre IV de Klermont ose Pierre d’André: 1348 – † 13 shtator 1368, më parë peshkop i Noyon-it, pastaj i Klermontit.
- Roberti II i Gjenevës: 1368 – 1371, më parë peshkop i Therouanne-s. Ai u bë kardinal më 30 maj 1371. Më vonë Roberti i Gjenevës u zgjodh unanimisht papë në Fondi, Shtetet Papale, më 20 shtator 1378, nën emrin Klementi VII. Kurorëzimi i tij shënoi fillimin e Skizmës së Madhe Perëndimore.
- Gerardi III, ose Gérard de Dainville: 1371 – † 1378, më parë peshkop i Arrasit dhe Thérouanne-s.
- Zhan IV t'Serclaes: 1378 – † 12 janar 1389.[11] (i caktuar nga Klementi VII i Avinjonit.)
- André de Luxemburg: 1389 / 1390 – 1396.
Shekulli XV
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shekulli XVI
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jacques de Croÿ: 1503 – † 15 gusht 1516, biri i Zhanit II të Kruasë.
- Uilliam de Croÿ: 1516 – 1519, , i caktuar kardinal-diakon më 1 prill 1517, administrator apostolik i Toledos më 31 dhjetor 1517, ai u dorëhoq nga Kambrai në vitin 1519; † 11 janar 1521.
- Robert de Croÿ: 1519 – † 31 gusht 1556.
Selia peshkopale e Kambrait u ngrit në rangun e arkipeshkëvisë, gjatë riorganizimit të madh kishtar të Holandave Jugore: vula e papa Palit të IV më 12 maj 1559 krijoi tre arkipeshkëvi dhe shumë dioqeza të reja.

Arkipeshkvë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shekulli XVI
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shekulli XVII
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uilliami i Berghesit: 1601 – † 25 prill 1609.
- Zhan Riçardoti: 1609 – † 28 shkurt 1614,[12] ministër dhe diplomat i arkidukëve Albert dhe Izabela.
- François Buisseret: 1614 –† 2 maj 1615, transferuar nga Namuri.[13]
- Françesk van der Burk: 1616 – † 23 maj 1644, transferuar nga Genti.[14]
- Josef de Berganjë: 1645 –† 22 nëntor 1647, transferuar nga 's-Hertogenbosch.
- Gaspard Nemius, Van den Bosch, Nennius ose Dubois: 1649 –† 29 nëntor 1667, transferuar nga Antverpeni.
- Ladislas Jonarti: 1671 –† 22 shtator 1674, transferuar nga Saint-Omer.
Në vitin 1677, Kambrai u mor nga Luigji XIV, duke iu bashkangjitur Francës, nëpërmjet Traktatit të Nijmengenit, vitin pasues.
- Jacques-Théodore de Bryas: 1675 – † 16 nëntor 1694, transferuar nga Saint-Omer.
Në vitin 1682, kapitulli i metropolit ia dha mbretit të drejtën për të zgjedhur arkipeshkvin e Kambrait.[15]
Shekulli XVIII
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- François de Salignac de La Mothe-Fénelon: 1695 – † 7 janar 1715, teolog dhe shkrimtar, propozues i Quietismus-it; arkipeshkvi i parë i caktuar nga Mbreti i Francës.
- Zhan d' Estrées:[16] 1716– † 4 mars 1718.
- Kardinal Joseph de la Tremoille:[17] 1718 – † 8 janar 1720, kardinal në vitin 1706, peshkop i Bayeux në vitin 1716, i konsakruar arkipeshkv i Kambrait nga Klementi XI, më 30 maj 1719; † në Romë.
- Kardinal Uilliam Dubua: 1720 – † 10 gusht 1723, ministër i Luigjit t† XV,[18] i caktuar kardinal më 16 korrik 1721, por nuk arriti dot të vendosej në dioqezë.
- Charles de Saint-Albin: 1723 – † 9 maj 1764,[19] transferuar nga Laoni më 17 tetor 1723 (biri i jashtëligjshëm i Filipit të Orlinsit, regjent i Francës).[20]
- Leopold-Charles de Choiseul-Stainville:[21] 1764 – † 4 shtator 1774, transferuar nga Albi më 15 maj 1764 (vëllai i tij, Étienne-François, ishte ministër i jashtëm).
- Henri-Marie-Bernardin de Ceilhes de Rosset de Fleury:[22] 1774 –† 22 janar 1781, transferuar nga Tursi më 24 shtator 1774.
- Ferdinand Maximilien Mériadec de Rohan: 1781 – 1801, transferuar nga Bordoja më 4 shkurt 1781, u dorhoq nga posti me kërkesë të Piut të VII në dhjetor 1801; † 31 tetor 1813. U tërhoq në abacinë e Saint-Ghislain-it afër Monsit. Duke pas refuzuar të betohej, u largua.[23]
- Oratori Claude Primat: 1791 – 1798: zgjedhur peshkop kushtetues më 20 mars 1791. Në nëntor të vitit 1793 ai e shpalli veten vrai sans-culotte.[24] Në vitin 1798, do të bëhej arkipeshkvi i Lionit.
Kur u shpall kushtetuta civile e klerit, më 12 korrik 1790, Kambrai u kthye prapë në peshkopatë, dioqeza e saj përkonte me departamentin e sapo-krijuar të Nordit.[15][25]
Shekulli XIX
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konkordati i vitit 1801 rivendosi selinë ipeshkvnore të Kambrait.
Me vdekjen e Louis Belmasit, selia ipeshkvnore e Kambrait u ngrit prapë si një arkipeshkvi, nëpërmjet vulës së papa Gregorit të XVI, më 1 tetor 1841.[15]
- Pierre Giraud: 24 janar 1842 – † 17 prill 1850, transferuar nga Rodezi më 4 dhjetor 1841, kardinal më 11 qershor 1847.
- René-François Régnier:[26] 30 shtator 1850 – † 3 janar 1881, transferuar nga Angulemi më 6 maj 1850, caktohet kardinal më 22 dhjetor 1873.
- Alfred Duquesnay: 1881 – † 15 shtator 1884, transferuar nga Limogesi, 13 maj 1881.
- François-Edouard Hasley: 27 mars 1885 – † 7 gusht 1888, transferuar nga Avinjoni, 27 maj 1885.
- Odon Thibaudier: 14 shkurt 1889 – † 9 janar 1892, transferuar nga Soissons.
- Etienne-Marie-Alphonse Sonnois: 19 janar 1893 – † 7 shkurt 1913, transferuar nga Saint-Dié.
Shekulli XX
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- François-Marie-Joseph Delamaire: 7 shkurt 1913 – † 21 korrik 1913, peshkop i Périgueux në vitin 1901, arkipeshkvi titullar i Methymne-s dhe bashkë-ndihmës i Kambrait më 3 shtator 1906.
Dekreti 25 tetorit 1913 krijoi Dioqezën e Lilës, duke marë nga Dioqeza e Kambrait, distriktet e Lilës, Hazebrouck dhe Dankërkut. Dioqeza e Arrasit dhe Lilës janë sufragane të Kambrait.
- Jean-Arthur Chollet: 21 nëntor 1913 – † 2 dhjetor 1952, transferuar nga Verduni, 20 nëntor 1913.
- Emile Maurice Guerry: 2 dhjetor 1952 – 1966: bashkë-ndihmës i Kambrait më 31 maj 1940, i tërhequr më 15 shkurt 1966, † 11 mars 1969.
- Henri-Martin-Félix Jenny: 15 shkurt 1966 – 25 mars 1980, i tërhequr, ndihmës në vitin 1959, bashkë-ndihmës në vitin 1965, † 8 mars 1982.
- Jacques Louis Léon Delaporte: 25 mars 1980 – † 21 nëntor 1999, transferuar nga Nansi në mars 1980.
Shekulli XXI
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 29 mars 2008, Arkidioqeza e Kambrait dhe Dioqeza e Arrasit u bënë sufragane të Dioqezës së Lilës, e cila u ngrit në rangun e arkipeshkvisë metropolitane.
- Vincent Dollmann: 15 gusht 2018 – në vijim, transferuar nga Strasburgu, bashkë-ndihmës më 25 maj 2018, peshkop titullar i Kursolës më 15 gusht 2018.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ M. Le Glay (1849). Cameracum christianum ou Histoire ecclésiastique du Diocèse de Cambrai (në frëngjisht). Imprimerie L. Lefort. fq. xii.
- ↑ Eric Palazzo (1993). Le moyen âge: des orgines au XIIIe siècle (në frëngjisht). Editions Beauchesne. fq. 74. ISBN 978-2-7010-1280-3.
- 1 2 Pierrard, 1978, fq. 61
- ↑ P. F. X. de Ram (1866). Biographie nationale de Belgique (PDF) (në frëngjisht). Vëll. 1. AA - Bautken. Académie royale de Belgique. fq. 21–30.
- ↑ John S. Ott (2007), "'Both Mary and Martha': Bishop Lietbert of Cambrai and the construction of episcopal sanctity in a Border Diocese around 1100," John S. Ott; Anna Trumbore Jones, red. (2007). The Bishop Reformed: Studies of Episcopal Power and Culture in the Central Middle Ages (në anglisht). Aldershot, Hempshajër, M. B.: Ashgate Publishing, Ltd. fq. 122–136. ISBN 978-0-7546-5765-1.
- ↑ Hippolyte-Romain-Joseph Duthillœul (1835). Petites histoires des pays de Flandre et d'Artois (në frëngjisht). Foucart. fq. 197–200.
- ↑ Michaud, Histoire des Croisades, Tome 1, 1877, fq. 260
- ↑ "Guiard of Laon". Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2008. Marrë më 7 gusht 2025.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Gallia christiana III (Paris, 1725), fq. 39.
- ↑ Eubel, I, fq. 160. Uilliami ishte biri i Zhan d'Avenses, konti i Hainautit dhe Margueritës, motra e Uilliamit, kontit të Hollandës. Ai ishte vëllai i Johanit II të Avenses, kontit të Hainautit. Uilliami u caktua nga papa Honori IV më 9 maj 1286. Më parë ai kishte qenë provost i Kambrait. Vdiq në vitin 1296.
- ↑ Gjatë peshkopatës së Zhan t'Serclaes, Zhani i Patrembur, biri i dukës së Burgundisë, u martua me Margaretën e Bavarisë në Kambrai (1385)
- ↑ Babai i Riçardotit, zoti i Barlit, ishte kryetar i Këshillit të Artuasë dhe këshilltar i shtetit në Bruksel. Zhan Riçardoti qe ambasador i arkidukës dhe arkidukeshës te papa Klementi VIII. Riçardoti u zgjodh me urdhërin specifik të arkidukës dhe arkidukeshës në Kapitullin e Kambrait. Eubel-Gauchat, IV, fq. 131. Gallia christiana III, fq. 57. Fisquet, fq. 259–262.
- ↑ Eubel-Gauchat, IV, fq. 131. Gallia christiana III, fq. 57–58. Fisquet, fq. 262–264.
- ↑ Eubel-Gauchat, IV, p. 131. Gallia christiana III, pp. 58–59. Fisquet, pp. 264–271.
- 1 2 3 Bouly, 1854, fq. 245
- ↑ Zhan d'Estrées ishte nipi i kardinalit César d' Estrées. Në vitin 1692, ai u dërgua si ambasador në Spanjë nga Luigji XIV, dhe prapë në vitin 1703. Ai ishte abat komendator i Saint-Claude, Evron dhe Préaux. Në vitin 1705, ai u emërua komandant prelat i të gjitha Urdhërave Mbretërore të Kalorësisë dhe u bë anëtar i Këshillit të Punëve të Jashtme. Ishte anëtar i Akademisë Franceze, duke marë vendin e Boilieu. Vdiq më 3 mars 1718, pa i marë vulat e parakanonizimit dhe konsakrimit nga papa. Fisquet, fq. 329–330.
- ↑ I emëruar nga mbreti Luigji XV, Tremoille u konsakrua në Romë nga papa Klementi XI më 30 maj 1719 dhe iu dha pallium më 18 shtator. Vdiq më 10 janar 1720. Ritzler, V, fq. 139, me notën 6. Fisquet, fq. 330–331.
- ↑ Fisquet, fq. 332–347. Pierre Bliard (1901). Dubois, cardinal et premier ministre (1656–1723) (në frëngjisht). Paris: P. Lethielleux.
- ↑ Ritzler, Hierarchia catholica, V, fq. 139, me notën 8.
- ↑ Fisquet, fq. 348.
- ↑ Fisquet, fq. 352–356.
- ↑ Fisquet, fq. 356–358.
- ↑ Rohani ishte emëruar arkipeshkv i Kambrait nga mbreti Luigji XVI më 28 janar 1781 dhe i mori vulat e tij nga papa Piu VI më 2 prill 1781. Ritzler, Remigius; Sefrin, Pirminus (1958). Hierarchia catholica medii et recentis aevi VI (1730–1799) (në latinisht). Patavii: Messagero di San Antonio. fq. 143, me notën 4.
- ↑ Trénard, 1982, fq. 187-188, 195
- ↑ Trénard, 1982, fq. 187
- ↑ Destombes, Cyrille Jean (1885). Vie de Son Éminence le cardinal Regnier, archevêque de Cambrai (në frëngjisht). Lilë: J. Lefort.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Eugène Bouly (1854). "Cambrai". Dictionaire historique de la ville de Cambrai, des abbayes, des châteaux-forts et des antiquités du Cambrésis (në frëngjisht).
- Eubel, Conradus, red. (1913). Hierarchia catholica (në latinisht). Vëll. Tomus 1 (bot. i 2-të). Mynster: Libreria Regensbergiana.
- Eubel, Conradus, red. (1914). Hierarchia catholica (në latinisht). Vëll. Tomus 2 (bot. i 2-të). Mynster: Libreria Regensbergiana.
- Eubel, Conradus; Gulik, Guilelmus, red. (1923). Hierarchia catholica (në latinisht). Vëll. Tomus 3 (bot. i 2-të). Mynster: Libreria Regensbergiana.
- Fisquet, Honore (1864). La France pontificale (Gallia Christiana): Cambrai (në frëngjisht). Paris: Etienne Repos.
- Erns Friedrich Mooyer (1854). "Episcopatus Cameracensis, Cambrai". Verzeichnisse der deutschen Bischöfe seit dem Jahr 800 nach Chr. Geb. – Onomasticon chronographikon hierarchiae germanicae (në gjermanisht dhe latinisht). Minden: Selbstverlage des Verfassers. fq. 21-22.
- Pierre Pierrard (1978). Histoire du Nord (në frëngjisht). Hachette.
- Ritzler, Remigius; Sefrin, Pirminus (1952). Hierarchia catholica medii et recentis aevi V (1667–1730) (në latinisht). Patavii: Messagero di San Antonio.
- Rudolf Schieffer (1985). "Lietard (1131–35); Lietbert, Bischof von Cambrai (seit 1051)". Neue Deutsche Biographie (në gjermanisht). Berlin: Duncker & Humblot. fq. 542. ISBN 3-428-00195-8. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2025. Marrë më 7 gusht 2025.
- Charles De Smedt (1880). Gesta pontificum cameracensium: Gestes des évêques de Cambrai de 1092 à 1138 (në frëngjisht). Paris: Renouard.
- Louis Trénard, red. (1982). Histoire de Cambrai (në frëngjisht). Presses Universitaires de Lille.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Diocèse de Cambrai". Faqja zyrtare e Dioqezës së Kambrait (në frëngjisht).
- Michel Dussart (6 maj 2006). Liste des Evêques de Cambrai (në frëngjisht). Diocèse de Cambrai.
- "Liste der Bischöfe von Cambrai". catholic-hierarchy.org (në gjermanisht dhe anglisht).
- Artikuj që përmbajnë tekst në Latin
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Priftërinj katolikë francezë
- Kryepeshkopë katolikë francezë
- Peshkopë katolikë francezë
- Peshkopë katolikë në Evropë
- Feja në Francë
- Shenjtorë francezë
- Kardinalë francezë
- Kisha Katolike në Francë
- Papë francezë