Lista e pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit
Pamja

- Kongresi i Manastirit i filloi punimet, më 14 nëntor 1908 dhe vazhdoi deri më 22 nëntor[1]
- Kongresi kishte 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 23 qytete, shoqëri dhe klube[1]
- Kongresi kishte 18 delegatë të tjerë, pa të drejtë vote[1]
Alfabetet e propozuara:
Rezultatet e votimeve për komisionin e hartimit të alfabetit ishin këto:
- Kryetar i komisionit : Gjergj Fishta
- Nënkryetar : Mithat Frashëri
- Sekretar : Luigj Gurakuqi
- Anëtarë : 1. Ndre Mjeda, 2. Bajo Topulli, 3. Sotir Peci, 4. Gjergj Qiriazi, 5. Shahin Kolonja ...
| Pjesëmarrësi | Funksioni | Shënime |
| Gjergj Fishta | Kryetar i Komisionit | |
| Mithat Frashëri | Kryetar i Kongresit; Sekretar i komisionit[1] | |
| Ndre Mjeda | Anëtar i Komisionit | |
| Parashqevi Qiriazi | Sekretare e Komisionit për abcenë | |
| Grigor Cilka | Nënkryetar[1] | |
| Luigj Gurakuqi | Nënkryetar i Kongresit[1] | |
| Hilë Mosi | Sekretar i Kongresit për shqipen[1] | |
| Thoma Avrami | Sekretar i Kongresit për shqipen[1] | |
| Fehim Zavalani | Fjala Hyrse | (kryetari i klubit "Bashkimi" të Manastirit)[1] |
| Nyzhet Vrioni | Sekretar i Kongresit për turqishten[1] | |
| Phineas Kennedy | Vëzhgues i Kongresit[1] | |
| Bajo Topulli | Anëtar i Komisionit | |
| Sotir Peci | Anëtar i Komisionit | |
| Gjergj Qiriazi | Nënkryetar i Kongresit; Anëtar i Komisionit | |
| Shahin Kolonja | Anëtar i Komisionit | |
| Dhimitër Buda | -/- | |
| Mihal Grameno | Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2] | |
| Grigor Cilka | Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2] | |
| Sami Pojani | Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2] | |
| Thoma Avrami | Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2] | |
| Fillomena A. Bonati | -/- | shoqëruese e përfaqsuesve nga Klubi i Korçës |