Lista e tempujve në Bhubaneswar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bhubaneswari është kryeqyteti i shtetit indian të Odishas. Ishte kryeqyteti i lashtë i Perandorisë Kalinga dhe trashëgimia arkitekturore e kësaj periudhe është tërheqja më mbresëlënëse e tij. Në qytet ka shumë vende që dëshmojnë rëndësinë e tij gjatë periudhës nga shekulli i VII deri në shekullin e XI kur mbretërit Kalinga sundonin Odishan dhe rajonet tej saj. Tempulli Ananta Vasudeva dhe ujëmbledhësi Vindusagar në tempullin e vetëm të zotit Vishnu në qytetin e Shivas. Tempujt në Bhubaneswar janë kështu mendohet se kanë qenë ndërtuar nga shekulli i VIII deri në shekullin e XII të ndikimit saivit.[1] Faltoret xhainiste dhe budiste japin një panoramë të qartë rreth ngulimeve rreth Bhubaneswarit në dy shekujt e parë para e.s. dhe një nga dekretet më të plota të perandorit mauryan, Ashoka, që daton midis viteve 272-236 p.e.s., mbetet i skalitur në shkëmb thjeshtë 5 milje në jug-perëndim të qytetit modern.[2]

Tabela e listës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri i tempullit Hyjnia Pamje Arkitektura/Periudha Shënimet/Besimet
Tempulli Aisanyesvara Siva Shiva Kalinga, Shekulli i XIII Është një tempull hindu i shekullit të XIII kushtuar Shivës.[3]
Tempulli Akhadachandi Shiva Kalinga, Shekulli i X Tempulli është i rrethuar nga ujëmbledhësi Bindusagar në lindje në një largësi prej 6.40 metrash, Tempulli Markandeya në perëndim dhe ndërtesat rezidenciale private në anën jugore. Tempulli është i drejtuar nga jugu dhe hyjnia kryesuese është e drejtuar nga lindja.
Tempulli Ananta Vasudeva20°14′26.18″N 85°50′8.81″E / 20.2406056°N 85.8357806°E / 20.2406056; 85.8357806 (Tempulli Ananta Vasudeva) Krishna Shekulli i XIII Tempulli u ndërtua në shekullin e XIII dhe këtu adhurohen murtit e plotë të Krishnas, Balaramas Subhadras.[4] Balarama qëndron nën një gjarpër me shtatë koka të ngrehura, ndërsa Krishna mban një çomangë, chakra dhe një guackë. Tempulli daton që nga periudha e Chandrika Devit, vajza e Anangabhimas III, gjatë sundimit të mbretit Bhanudeva.
Tempujt Astasambhu Siva20°15′2″N 85°51′18″E / 20.25056°N 85.85500°E / 20.25056; 85.85500 (Tempujt Astasambhu Siva) Shiva Shekulli i X Në rrethimin e Tempullit Uttaresvara Siva ndodhen tetë tempuj me të njëjtën madhësi të njohur nga vendasit si Astasambhu. Ashta do të thotë tetë dhe Sambhu i referohet një tjetër emri të Shivës. Pesë prej tyre janë të vendosur në një radhë dhe janë të njohur si Panchu Pandava.[5]
Tempulli Bharateswar Shiva Shekulli i VI Ndërtuar gjatë sundimit të Sailoidbhavas[6]
Tempulli Bharati Matha Vishnu Shekulli i XI Është një tempull i zotit hindu Shiva. Është një nga tempujt më të vjetër në Bhubaneswar. Tempulli është një manastir hindu me tre kate që u ndërtua në shekullin e XI. Aktualisht përdoret si fjentinë për qëllimet e Mathas ndërsa më herët përdorej si një qendër pelegrinazhi hindu.
Tempulli Bhringesvara Siva Shiva Shekulli i VIII Tempulli kryesor është i stilit të vonë Kalinga që daton nga shekulli i XV. Tempulli i tanishëm u ndërtua gjatë sunduesve Gajapati. Një statujë me katër krahë prej kloriti e Brahmas duke mbajtur Veda dhe vazo uji në dy duart e sipërme dhe ruzare, abhaya mudra në dy duart e poshtme. Tempulli gjendet në fundin e kodrave të Dhaulit dhe në bregun e majtë të lumit Daya, në rrethinat jug-lindore të Bhubaneswarit në fshatin Khatuapada.
Tempulli Bhrukutesvar Siva Shiva Shekulli i XIII Është një strukturë e vetme Pidha Deula pa ndonjë verandë ballore. Sipas banorëve vendorë, ky tempull u ndërtua nga sunduesit Kesari (Somavamsi).
Tempulli Brahma në Bindusagar Brahma Shekulli i XV Tempulli kryesor daton nga shekulli i XV dhe i përket Stilit Kalingan. Tempulli i tanishëm u ndërtua gjatë sunduesve Gajapati. Në tempull gjendet statuja me katër krahë prej kloriti të zi e Brahmas duke mbajtur Veda dhe vazo uji në dy duart e sipërme dhe ruzare, abhaya mudra në dy duart e poshtme.
Tempulli Brahmeswara Shiva Shekulli i XI Tempulli u ngrit në fund të shekullit të IX, është i skalitur pasurisht brenda dhe jashtë. Ky tempull hindu mund të datohet me saktësi mjaft të mirë nga përdorimi i mbishkrimeve që ishin fillimisht në tempull. Këto mbishkrime kanë humbur tashmë, por regjistrimi i tyre ruan informacion afërsisht prej vitit 1058. Tempulli është ndërtuar në vitin e 18 të mbretërimit të mbretit Somavamsi, Udyotakesari nga nëna e tij Kolavati Devi. Kjo datë përputhet me vitin 1058 të e.s.
Tempulli Byamokesvara Shiva Shekulli i XI Është i vendosur përballë Tempullit Lingaraja përgjatë rrugës në anën e majtë të portikut lindor në një largtësi prej 10.00 m. Tempulli është i drejtuar nga perëndimi. Është një tempull funksionues dhe imazhi kryesor hyjnor është një Siva lingam me një yonipitha rrumbullake në qendër të shenjtërores. Në gjendjen e tanishme shenjtërorja është 1.50 m poshtë nivelit të rrugës së tanishme. Është një tempull i rekuperuar së fundmi që ka qenë i mbuluar nga dheu. Është ndërtuar në shekullin e X.
Tempulli Chakreshvari Siva Shiva Shekulli X-XI Tempulli qëndron mbi një platformë të ulët. Në projekt tempulli ka një vimana dhe një verandë të rinovuar ballore. Vimana është pancharatha dhe veranda ballore. Ngritja, vimana është e rendit rekha dhe shtrihet nga pabhaga deri te kalasa. Nga fundi deri në majë, tempulli ka një bada, gandi dhe mastaka.
Tempulli Champakesvara Siva Shiva 13th Century Është 157 metra në perëndim të Parasuramesvaras në anën e djathtë të kalimit Kotitirthesvara që të çon në Bindu Sagara. Është një tempull i ndërtuar me gurë lateriti. Banorët vendorë besojnë se Siva lingami i adhuruar është patalaphuta dhe rrethimi është banesa e nagave (champa naga) sipas të cilëve është emërtuar hyjnia si Champakesvara.
Tempulli Chandrasekhara Mahadeva Shiva Shekulli i XIX Është një tempull hindu kushtuar zotit Shiva në fshatin Patia të Bhubaneswarit. Hyjnia e tempullit është një Shiva lingam brenda një yoni pitha rrumbullak. Tempulli ka një pronësi private pro mbahet nga shumë njerëz në të njëjtën kohë.
Tempulli Chintamanisvara Siva Shiva Shekulli i XIV Tempulli daton nga shekulli i XIV. Sipas legjendës vendore tempulli u ndërtua nga sunduesit Keshari (Somavamsi). Këtu kryhen sakramentet e sekteve të ndryshme si Sivaratri, Siva vivaha, jalasaya dhe rudrabhisekha.
Tempulli Devasabha Shiva Shekulli i XVIII Gjendet në rrethimin e tempullit Kharakhia Vaidyanath; është një tempull i braktisur që është i drejtuar nga lindja. Në brendësi të qelës së shenjtë nuk ka ndonjë imazh hyjnor. Për banorët vendorë, tempulli është asamblea e gjithë zotave të cilët njihen si Devasabha.
Tempulli Dishisvara Siva Shiva Shekulli i XV Hyjnia kryesore është një Siva-lingam brenda një yonipitha rrumbullake brenda shenjtërores. Ky tempull në pronësi private i shekullit të XV është i vendosur brenda një kompleksi privat të rrethuar ndërtesa rezidenciale private në të anë, në lindje, perëndim, jug dhe në veri nga rruga.
Tempulli Duladevi Mahishamardini Shekulli i XVIII Është i vendosur në anën e djathtë të Duladevi Chowk-ut në fshatin Kapilesvara në Bhubaneswar. Është 100 metra në jug-lindje të Tempullit Kapilesvara Siva. Hyjnia kryesore është Mahishamardini me katër krahë duke vrarë buallin-demon.
Rrethimi tempullor Gandhi Garabadu i Vishnut Vishnu Shekulli XII-XIII Gjendet në anën e majtë të rrugës së tempullit që degëzohet nga Garej Chowk-u deri te Tempulli Lingaraja. Tempulli është i drejtuar nga perëndimi. Garbhagriha e tempullit është e zbrazët. Ikonat e kultit në muret e jashtme dhe dvarapalat në kornizat e derës, sugjerojnë se tempulli fillimisht i ishte kushtuar zotit Vishnu.
Tempulli Gangesvara Siva Shiva Shekulli XIII-XIV Hyjnia kryesore e adhuruar është një Shiva lingam brenda një yonipitha rrumbullake. Është një tempull funksionues dhe i mirëmbajtur nga Ganga Yamuna Sangathana.
Tempulli Gokarnesvara Siva Shiva Shekulli I p.e.s. Është shumë pranë fortesës së lashtë të Sisupalgarhut, që është identifikuar si Kalinganagari i mbretit Kharavela të shekullit të I p.e.s., ndërsa legjenda vendore ia atribuon tempullin po shekullit të I p.e.s. dhe mbretit Kharavela si ndërtues i tempullit zanafillor. Fragmentet e tempullit, megjithatë, nuk përputhen me një datë kaq të herët.
Gopal Tirtha Matha Shekulli i XVI Matha e vendosur përballë tempullit Chitrakarini është një degë e Gopala Tirtha Mathas së Purit. Gopala Tirtha ishte një shkollë e shquar e dishepujve të Sankaracharyas, që porositit ndërtimin e qendrës monastike në Puri deh Bhuabaneswar.
Rrethimi tempullor Gosagaresvar i tempullit të Shivës Shiva Shekulli i XIV-XV Hyjnia e adhuruar këtu është një Shiva lingam në qendër të një yonipithaje rrethore brenda shenjtërores që është 1.10 m2 e drejtuar nga perëndimi. Sipas legjendave vendore dikur Shiva vrau pa dashur një viç. Në mënyrë që të pastronte fajin e vrasjes së viçit ai kreu një banjë në pellgun Gosagaresvara dhe adhuroi zotin Gosagaresvara. Sipas kësaj tradite edhe sot njerëzit që kanë kryer mëkatin e vrasjes së lopëve, kryejnë banjë rituale në pellg dhe adhurojnë zotin Gosagaresvara për të pastruar mëkatin.
Tempulli Gourisankara Siva Shiva Shekulli i IX Hyjnia e adhuruar është një Shiva lingam me një yonipitha rrethore në shenjtërore që është 1.50 metra poshtë nivelit të tanishëm të rrugës. Tempulli është akoma në funksion. Ai është i mbuluar nga tre anët deri te pjesa baranda dhe një kalim i ngushtë me shkallë nga perëndimi të çon në shenjtërore drejtpërdrejtë nga rruga.
Rrethimi tempullor Jaleswar Siva Shiva Shekulli i XII Hyjnia e vendosur në tempull është në Siva-lingam brenda një yonipitha rrethore në brendësi të shenjtërores, është është 1.15 metra poshtë chandrasilas. Shenjtërorja është 2.00 metra2. Është një tempull akoma në funksion. Sipas legjendës mbizotëruese mbreti i Chudangagadas ishte një adhurues i përkushtuar i zotit Lingaraja.
Tempulli Kapilesvara Siva Shiva Shekulli i XIV Hyjnia e adhuruar është një Siva-lingam në qendër të një yonipitha rrethore brenda shenjtërores. Është një tempull akoma funksionues, i drejtuar nga lindja dhe i mirë-mbajtur nga Kapilesvara Temple Trust Board. Tempulli është i vendosur brenda rrethimit bashkë me 33 monumente të tjera.
Tempulli Labesvara Siva Shiva Shekulli i XV Tempulli i dyfishtë i Kushesvaras dhe Labesvaras gjenden në të dy anët e rrugës, pothuajse përballë njëri-tjetrit në afërsi të tempullit Ramesvara në të djathtë dhe grupit të tempujve Satrughnesvara në anën e majtë të rrugës që të çon nga sheshi Kalpana te Bindhu Sagari. Tempulli Labesvara Siva është i vendosur në anën e djathtë të rrugës Ramesvara ose Mausima. Është një tempull akoma funksionues dhe është i drejtuar nga perëndimi. Hynia brenda tempullit është nëj Siva lingam brenda një yonipitha rrethore në brendësi të shenjtërores.
Tempulli Ladu Baba Shiva Shekulli i XV Sipas traditës vendore, hyjnia u shpëtua dhe u zhvendos nga Lanka e Ravanas te Ekamra Kshetra gjatë zjarrit të Svarna Lankas në vigjilje të luftës Rama-Ravana.
Tempulli Lakhesvara Siva Shiva Shekulli i XIII Tempulli Lakhesvara Siva është i vendosur në të djathtë të rrugës Gange–Yamuna, mbrapa kompleksit tregtar Lingaraja, Qytetit i Vjetër i Bhubaneswarit. Gjendet në një largësi prej 70 metrash në veri-lindje të tempullit Lingaraj dhe një largësi prej 10 metrash në jug të Tempullit Gangesvara dhe atij Yamunesvara Siva përgjatë rrugës.
Tempulli Lakhmaneswara Shiva Shekulli i VI I ndërtuar gjatë sundimit të Shailodbhavas.[7]
Tempulli Lingaraja20°14′18″N 85°50′01″E / 20.23833°N 85.83361°E / 20.23833; 85.83361 (Tempulli Lingaraj) Shiva Shekulli i XI Është një tempull hindu kushtuar Hariharas, një tjetër emër i zotit Shiva. Është tempulli më i madh në Bhubaneswar, i vendosur brenda një rrethi të gjerë me mure lateriti 158.5 m me 141.7 m. Muri është 2.3 m i gjerë. Përgjatë faqes së brendshme të murit rrethues shtrihet një tarracë me gjasa për të mbrojtur murin e përbërë kundër një sulmi nga jashtë.[8]
Tempulli Madneswar Siva Shiva Shekulli i XII Është një tempull hindu kushtuar zotit Shiva i ndërtuar rreth shekullit të XII. Është i vendosur në anën e majtë të rrugicës Mahavir e degëzuar nga Garage Chowku në Santarapur deri në Sisupalgarh. Hyjnia e adhuruar brenda tempullit është një Siva lingam brenda një yonipitha rrethore. Është një faltore e rrënuar ku tashmë vetëm pjesa Pabhaga është e pa rrënuar.
Tempulli Mangalesvara Siva Shiva Shekulli i XIV Tempulli Mangalesvara Siva është i vendosur në rrethimin e pellgut ujëmbledhës Papanasini dhe në bregun jugor të pellgut. Tempulli është i drejtuar nga lindja dhe imazhi hyjnor i adhuruar është një yonipitha rrethore, ndërsa Lingami mungon. Tempulli është 1.60 metra poshtë nivelit të tanishëm të rrugës.
Tempulli Mukteshvara Shiva v. 970 Është një tempull hindu i shekullit të X kushtuar Shivës. Tempulli i datuar nga viti 970, është një monument me rëndësi të veçantë në studimin e zhvillimit të tempujve hinduOdisha. Në zhvillimin e tyre stilistik Mukteswara luan një rol kyç; ai shënon kulmin e gjithë zhvillimeve të mëparshme dhe nis një periudhë eksperimentesh që vazhduan për një shekull të tërë, siç shihet në tempuj të tillë si Tempulli Rajarani dhe Tempulli Lingaraja, të dy të gjendur në Bhubaneswar.[9]
Tempulli Nagesvara në Bhubaneswar Shiva Është një tempull hindu jashtë funksionimi. Është i vendosur në bregun perëndimor të Kanalit Perëndimor Lingaraja në një largësi prej 10.35 m në perëndim të Tempullit Subarnesvara Siva përgjatë kanalit.
Tempulli Pabaneswara Shiva Shekulli i X Imazhi hyjnor i adhuruar në tempull është një Sivalingam brenda një yonipitha rrethore në brendësi të shenjtërores. Tempulli është akoma në funksionim. Ai është i rrethuar nga ndërtesa private rezidenciale dhe kompleksi tregtar në tre anët e tij dhe nga rruga në jug. Tempulli u rindërtua ose riparua disa herë në të kaluarën siç duket nga faza e dytë e ndërtimit nga sipër pabhagas.
Tempulli Parashurameshvara Shiva v. 650 Është ekzemplari më i mirë-ruajtur i tempujve të hershëm hindu, i datueshëm nga periudha Sailodbhava e shekujve të shtatë dhe të tetë.[10] Parsurameswari i është kushtuar Shivas dhe është një nga tempujt më të vjetër në Odisha. Ky tempull, i ndërtuar rreth vitit 650, ka të gjitha veçoritë kryesore të stilit odishan të arktitekturës së para shekullit të X. Elemente të tilla si majëza e kullës që lakohet deri në një pikë sipër shenjtërores që bujt imazhin hyjnor dhe sallën e mbuluar piramidale ku njerëzit rrinë dhe luten. Megjithëse i vëgël në madhësi, me deulën e tij që ngrihet menjëherë në lartësin 12.80 m, është një nga tempujt e dekoruar në mënyrën më çmuar të periudhës së hershme. Është tempulli i vetëm i periudhës së hershme me një Jagamohana të mbijetuar.[10]
Tempulli Purvesvara Siva Shiva Shekulli i XIII-XIV Imazhi hyjnor është një Lingam i thyer brenda një Yonipitha rrethore në qendër të shenjtërores, që është 1.07 metra poshtë nivelit të tanishëm të terrenit. Është një tempull funksionues dhe tani nën kujdesin dhe mirëmbajtjen e Shoqatës së Zhvillimit të Tempullit Purvesvara të atij lokaliteti. Kujdesuesi i tempullit është Dipu Panigrahi. Sipas traditës vendore, hyjnia e tempullit i njohur si Purvesvara është i vendosur në lindje të Tempullit Lingaraj.
Tempulli Rajarani Shiva Shekulli i XI Është një tempull hindu i shekullit të XI kushtuar Shivës. Fillimisht ishte i njohur si Indreswara dhe shërbente si një faltore e Shivës. Është i njohur si 'tempull dashurie',[11] i veshur me relieve erotike grash dhe çiftesh. Tempulli estetikisht është shumë tërheqës me skulpturat e tij të mrekullueshme.[12]
Mandiri Ram në Janpath Rama Shekulli i XX Është një tempull me imazhe të bukura të zotit Rama dhe Lakshmanit si dhe hyjneshës Sita. Lartësia e majëzës së tempullit kryesor është e dukshme nga shumë pjesë të qytetit, është tërheqja e tij kryesore. I ndërtuar nga një shoqëri private, kompleksi i tempullit përfshin edhe faltore faltore kushtuar idhujve të ngjyrosur në okër të zotit Hanuman, Shiva dhe zotash të tjerë.
Rameshwar Deula Shiva Shekulli i IX Legjenda tregon se kur Rama po kthehej nga Lanka pas fitores mbi Ravanan, hyjnesha Sita kërkoi të adhuronte Shivën aty. Kështu Ramachandra ndërtoi një Linga për këtë qëllim. Tradicionalisht gjatë Ashokashtamit, që bie një ditë para Rama Navamit në Chaitra zoti Lingaraja vjen te ky tempull me një karro të madhe të quajtur 'Rukuna Ratha dhe qëndron për katër ditë. Historikisht tempulli është datuar nga shekulli i IX.
Tempulli Sarvatresvara Siva Shiva Shekulli i X Përmban imzhin hyjnor të një Siva-lingami brenda një yonipitha rrethore në brendësi të shenjtërores. Është një tempull në fuksionim dhe Bibhuti Bhusan Das është kryeprifti e tempullit. Rrethimi i tempullit është i vendosur në bregun e djathtë të rrjedhës Gangua.
Tempulli Satrughaneswara Shiva Shekulli i VI I ndërtuar gjatë sundimit të Sailodbhavas në gjysmën e dytë të shekullit të VI, është një nga tempujt më të vjetër në Bhubaneswar.[13]
Sivatirtha Matha Është një Matha (manastir) hindu në rrethinat e qytetit të vjetër të Bhubaneswarit dhe është i njohur për Chandan Yatran dhe Dola Purniman. Dola Purnima feston besimin se zoti Lingaraja mbërrin në këtë Matha për të bërë pankti bhogo (drekë komunitare) gjatë Dola Purnimas.
Tempulli Subarnesvara Siva Shiva Shekulli i X Gjendet në bregun e majtë të Kanlit Perëndimor Lingaraja, që mund të arrihet nëpërmjet rrugicës Kotitirthesvara që të çon nga Tempulli Parasuramesvar në Bindu sagar. Qëndron përballë Nagesvaras përgjatë kanalit perëndimor Lingaraja në një largësi prej 10.35 metrash. Tempulli është i drejtuar nga lindja. Imazhi hyjnor i faltores është një Siva lingam brenda një yonipitha rrethore në shenjtërore me përmasa 2.35 metra2, që është 1.20 metra poshtë chandrasilas së derës.
Tempulli Suka Shiva Është një tempull i braktisur dhe jo në përdorim. Tempulli i është kushtuar Saptarathas dhe pranisë së kundërpjesëve femërore të dikpalave në Upara Jangha. Ky tempull është ndërtuar gjatë fazës së pjekurisë të traditës së ndërtimit të tempujve në Odisha.
Tempulli Sukutesvara Shiva Shërben për mbledhjen e komunitetit. Imazhi hyjnor i adhuruar në këtë tempull është një Siva-lingam (simboli i Shivës) i vendosur në qendër. Tempulli përmbledh sakramente të ndryshme fetare si Mahasivaratri, Chandipatha dhe Rudrabhisekha.
Tempulli Svapnesvara Siva Shiva Është pranë Tempullit Purvesvara Siva. Tempulli është i drejtuar nga lindja. Shenjtërorja e tempullit është e zbrazët dhe ka përmasa 2.00 m2.
Tempulli Talesvara Siva Shiva Tempulli Talesvara Siva është një tempull hindu që është akoma në funksionim, që do të thotë se njerëzit e përdorin atë si vend adhurimi.
Tempulli Uttaresvara Siva Shiva Tempulli Uttaresvara Siva është i vendosur mbrenda një rrethimi në bregun verior të ujëmbledhësit Bindusagar në Nalamuhana Sahi, Kedara-Gouri Chowk, në qytetin e vjetër të Bhubaneswarit. Imazhi hyjnor i adhuruar në tempull është një Siva lingam brenda një yonipitha rrethore në qendër të shenjtërores. Tempulli zanafillor është rrënuar, siç duket nga punimet riparuese sipër pabhagas dhe pranisë së imazheve të kultit të fazës së hershme në pjesë të ndryshme të mureve të tempullit jo në përputhje me rregullat kanonikale.
Baitala Deula Shiva Shekulli i IX Veçoria befasuese tempullit Baitala Deula ose Vaital Deul është forma e kullës së shenjtërores së tij. Forma gjysëm-cilindrike te çatisë së saj është një shembull paraprirës i stilit khakhara të tempujve—ka një ngjashmëri me Gopuramin dravidian të tempujve të Indisë së Jugut. Kullat e tij me një radhë shikharash tregojnë shenja të pagabueshme të elementeve jugore.[14]
Tempulli i Vishnut në Bhubaneswar Vishnu Shekulli i XII Gjendet në bregun lindor të Bindu Sagarit në Talabazar, në anën e djathtë të rrugës së Talabazarit që të çon nga Tempulli Lingaraja në rrugicën Kedara-Gouri. Tempulli është i drejtuar nga perëndimi dhe shenjtërorja është aktualisht përdoret për qëllime depozitimi. Zbukurimet skulpturore në murin e jashtëm dhe parsavadevatat në niken Raha sugjerojnë se tempulli fillimisht i ishte kushtuar Vishnut.
Tempulli Yameshwar20°14′25″N 85°49′53″E / 20.24028°N 85.83139°E / 20.24028; 85.83139 (Tempulli Yameshwar) Yama Shekulli i XII Vimana kryesore ësthë e Rekha Deulas, Jagamohana ëshë e Pidha Deulas. Shumë pjesë të tempullit janë shkatërruar nga katastrofat natyrore pasi tempulli është ndërtuar me gurë ranorë. Prakara e jashtme është ndërtuar prej lateriti. Imazhet rreth tempullit përfshijnë shumë motive si gjarpërinj, imzhe erotike, kafshë, dikpala etj. Garbhagriha e brendshme bujtë një Shivalinga. Koha e ndërtimit të tempullit është fundi i shekullit të XII gjatë Dinastisë Lindore Ganga.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ L. S. S. O'malley: Bengal District Gazetteer: Puri; fq. 242
  2. ^ S. Gajrani: History, Religion and Culture of India; fq. 180
  3. ^ Kamalā Ratnam: The Forgotten Monuments of Orissa, Volume 2; Indi, Ministria e Informacionit dhe Transmetimeve. Publications Division, Indian National Trust for Art and Cultural Heritage
  4. ^ G. S. Ghurye: Rajput Architecture; Popular Prakashan, 2005, ISBN 81-7154-446-0, fq. 91
  5. ^ Thomas E. Donaldson: Iconography of the Buddhist Sculpture of Orissa: Text; fq. 42
  6. ^ http://ignca.nic.in/asi_reports/orkhurda018.pdf
  7. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 17 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ Ramesh Prasad Mohapatra: Archaeology in Orissa, Vol I; 1986, B. R. Publishers, Delhi, ISBN 81-7018-346-4, fq. 69
  9. ^ Walter Smith: The Muktesvara Temple in Bhubaneswar; fq. xix.
  10. ^ a b Ramesh Prasad Mohapatra: Decorative Art of Parasuramesvar Temple; 1992, Odisha State Museum, Bhubaneswar
  11. ^ S. C. Bhatt & Gopal K. Bhargava: Land and People of Indian States and Union Territories: in 36 volumes. Orissa; fq. 356.
  12. ^ S. Gajarani: History, Religion and Culture of India; fq. 181
  13. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 17 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  14. ^ D. P. Ghosh, Nirmal Kumar Bose & Y. D. Sharma: Designs from Orissan Temples; fq. 24.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • S. C. Bhatt & Gopal K. Bhargava: Land and People of Indian States and Union Territories: in 36 volumes. Orissa.
  • Thomas E. Donaldson: Iconography of the Buddhist Sculpture of Orissa: Text.
  • S. Gajrani: History, Religion and Culture of India.
  • G. S. Ghurye: Rajput Architecture; Popular Prakashan, 2005, ISBN 81-7154-446-0.
  • D. P. Ghosh, Nirmal Kumar Bose & Y. D. Sharma: Designs from Orissan Temples.
  • Ramesh Prasad Mohapatra: Archaeology in Orissa, Vol I; 1986, B. R. Publishers, Delhi, ISBN 81-7018-346-4.
  • Ramesh Prasad Mohapatra: Decorative Art of Parasuramesvar Temple; 1992, Odisha State Museum, Bhubaneswar.
  • Kamalā Ratnam: The Forgotten Monuments of Orissa, Volume 2; Indi, Ministria e Informacionit dhe Transmetimeve. Publications Division, Indian National Trust for Art and Cultural Heritage.
  • Walter Smith: The Muktesvara Temple in Bhubaneswar.