Lista e tempujve në Bishnupur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bishnupuri është një qytezë e vendosur në distriktin Bankura të Bengalit Perëndimor. Qyteza është e famshme për tempujt prej terrakote të bërë nga gurë vendorë lateriti. Sunduesit Malla të mbretërisë së Bishnupurit ishin vishanvitë dhe ndërtuan tempuj të famshëm terrakote gjatë shekujve të XVII dhe të XVIII në këtë qytet. Më poshtë jepet lista e tempujve:

Lista[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri i tempullit Hyjnia Imazhi Data Shënime / Besimet
Rasmancha Radha Krishna (gjatë festës Rasa) v. 1600 Është tempulli më i vjetër prej tullash, i ndërtuar nga mbreti Bir Hambir. Tempulli ka një kullë të pazakontë të zgjatuar piramidale, të rrethuar nga kullëza në formë kolibeje, që ishin shumë të zakonshme për strukturat e çative bengaleze të kohës.
Tempulli Jor-Bangla Keshto Ray (Krishna) & Gouranga v. 1655 Ndërtuar nga mbreti Raghunath Singha Devi II. Relievet zbukuruese prej terrakote janë vendosur në çati në stilin klasik chala të Arkitekturës së Bengalit.
Tempulli Pancha Ratna Shyam Ray (Krishna) v. 1643 Ndërtuar nga mbreti Raghunath Singha. Qëndron mbi një plintë të ulët katrore dhe konsiston në një korridor ambulator me një verandë të hapur nga tre harqe në katër anët e tempullit. Shikhara qëndrore është tetëkëndore, ndërsa katër të tjerat janë katrore. Muret janë të dekoruar në mënyrë të pasur me relieve terrakote që paraqesin aspekte të jetës së Krishnas.
Tempulli i Madanmohanit Madanmohani (Krishna) v. 1694 Mbreti Durjana Singh Deva e ndërtoi tempullin në stilin ekaratna, një ndërtesë me çati të sheshtë katrore me korniza të skalitura, të kurorëzuara në një majëz. Relieve mbresëlënëse në mure paraqesin skena nga Ramayana, Mahabharata dhe Puranat.
Tempulli Lalji Radha Krishna v. 1658 Ndërtuar nga Bir Singha II në stilin ekaranta. Është ndërtuar mbi një plintë të ngritur katrore, që konsiston në dekorime relievesh në stuko.
Tempulli Radhya Shyam Radha Krishna v. 1758 Ndërtuar nga Chaitanya Singha në stilin ekaratna. U ndërtua në një projekt katror, që konsiston në një shikhara në formë kubeje dhe dekorime në stuko që paraqesin motive floreale, gjeometrike si dhe paraqitje të jetës nga puranat.
Tempulli Nandalal Nandalal (Krishna) Shek. i XVII Konsiston në një projekt katror dhe një kullë të vetme që qëndron mbi një çati të lakuar. Shihen shumë pak motive të punuara në pjesën e poshtme të tempullit.
Tempulli Kalachand v. 1656. Ndërtuar nga Raghunath Singha në stilin ekratna me gurë lateriti.
Tempulli Radhavinod v. 1659 Raghunath Singha I e ndërtoi tempullin me tulla.
Tempulli Madangopal v. 1665 Një Pancharatna mandir i ndërtuar nga Shiromani Devi, mbretëresha e Veer Singhas II.
Tempulli Murulimohan v. 1665 Ndërtuar nga Shiromani Devi, mbretëresha e Veer Singhas II. Është një tempull ekratna me dizajne floreale dhe punime në stuko.
Tempulli Radha Govinda v. 1729 Ndërtuar nga Krishna Singh, djali i Gopal Singhas në stilin ekratna me gurë lateriti.
Tempulli Radha Madhab v. 1737 Ndërtuar nga nusja e djalit të Mallaraj Gopal Singh-ut, Churamoni Devi në stilin ekratna me tulla dhe relieve.
Tempulli Chhinnamasta Chhinnamasta Ndërtuar nga familja Guin e Midnapores.
Tempulli Sanreswar
Tempulli Malleswar v. 1622 Ndërtuar nga Mallaraj Bir Singh në stilin ekratna me gurë lateriti.
Tempulli Mrinmayee Fillimisht në v. 997 I ndërtuar fillimisht nga Jagat Malla në v. 997. Durga puja ndodh për 15 ditë dhe gjithë tempujt e tjerë në Bishnupur nuk e fillojnë ceremonin e Pujas deri sa nuk është ndezur nga ky tempull.
Tempulli Krishna-Valaram
Tempulli Sarbamangala
Tempulli Radha Vinod v. 1659 Ndërtuar nga mbretëresha e Raghunath Singh-ut në stilin atchala.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]