Shko te përmbajtja

Lista e udhëheqësve të Frizisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e Magna Frisia, nën sundimin e Radbodin, 716

Kjo është një listë e sunduesve historikisht të verifikueshëm, legjendarë dhe imagjinarë të Frizisë, si nëse ishin prijës, kontë, dukë ose mbretër. Emrat më të hershëm të sunduesve frizianë dokumentohen nga kronikat e mbretërve merovingë (frankët), me të cilët ata ishin bashkëkohës. Në këto kronika, këta sundues përmenden me titullin dux, një term latin për udhëheqës, i cili është origjina e titullit dukë në shumë gjuhë. Burimet angleze u referohen atyre si mbretër.

Pas rënies nën sundimin frank, distriktet friziane qeveriseshin nga kontë, më vonë edhe dukë dhe peshkopë, që ushtruan privilegjet e kontëve. Pushteti i këtyre kontëve ishte i kufizuar, megjithatë, për shkak të natyrës së shqëndërzuar të mjedisit detar, i cili i pengonte operacionet ushtarake në shkallë të gjerë. Pas Traktatit të Verdunit (843), Frizia iu caktua Frankisë së Mesme, pas Traktatit të Meersenit (870) u bë pjesë e Frankisë Lindore, d.m.th. Mbretërisë së Gjermanisë. Manjatët e huaj, gjerësisht saksonë, që mbanin postin vareshin nga fisnikët vendorë, që i ndihmonin ata të shfrytëzonin privilegjet, administronin drejtësinë dhe të grumbullonin trupa. Vetëm në distriktet bregdetare të Hollandës u zhvillua një dinasti vendore, për shkak të zotërimeve të gjera mbretërore.

Në fakt, frizianët sundoheshin nga zyrtarë vendorë siç ishin frana dhe skelta, që në shumicën e rasteve caktoheshin nga kontët. Pasi pushteti i kontëve u zbeh gjatë shekullit të II, këta funksionarë u zëvendësuan nga grietmannen (prokurorë) të zgjedhur në Friesland ose redjeva (gjykatës ose advocati) në Groningen dhe Frizinë Lindore. Pozixioni i grietmannen evoluoi drejtë një posti qeveritar dhe në fund, në vitin 1851, u shndërrua në postin e kryebashkiakut.

Mbretëria e Frizisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Flamuri i Frizisë, me shtatë zambakë

Kini parasysh se një Derë e supozuar e Frizisë, ashtu dhe emrat e shumicës së anëtarëve të derës janë mitologjikë ose imagjinarë. Historianët e hershëm modernë, krijuan historinë e dinastisë së vazhdueshme.

Pas Periudhës së Dyndjeve, mjaft mbretëri friziane mund të kenë dalë në distriktet në veri-perëndim të Mbretërisë Franke, secili distrikt i karakterizuar nga një stil i dallueshëm zbukurues. Një nga këto mbretëri mund të ketë qenë sunduar nga Fini legjendar, biri i Folkvaldit, i mirënjohur nga Beowulf, Uidsithi dhe Fragmenti i Finesburgut. Sipas legjendës, Fini u vra nga udhëheqësi sakson, Hengisti, i cili mërgoi për në Britani në vitin 449, ku themeloi Mbretërinë e Kentit në vazhdim.

Frizianët e hershëm mesjetarë, në fakt, ashtu si Hengisti dhe Horsa, ishin emigrantë me prejardhje anglo-saksone, që përvetësuan emrin e vjetër të frizëve (frisii) që banonin zonën në periudhën romake. Nën Radbodin e Frizisë, mbretëria friziane arriti kulmin e shtrirjes së saj gjeografike, duke përfshirë distriktet e Hollandën e Veriut dhe të Jugut (Frisia ulterior) me pjesë të Utrehtit dhe qytetit të Dorestadit (Frisia citerior). Radbodi mund ta ketë shtrirë pushtetin e tij në provincën e Frieslandit, por sundimi i tij nuk shtrihej më në lindje. Provinca e Zelandës mundet që në këtë kohë të ketë qenë nën sundimin frank gjatë jetës së tij.

Në vitin 722, territoret friziane në perëndim të Lumit Vlie, u vunë nën sundimin frank, duke u kristianizuar. Në vitin 734, pas Betejës së Boarnit, zona në perëndim të Lumit Lauvers (Frieslandi i tanishëm) do të pushtohej nga frankët. Frizianët në lindje të Lauversit (Groningeni dhe Frizia Lindore) do të nënshtroheshin në vitin 785. Emigrimet friziane në ishullin Helgoland dhe në Shlesvig-Holshtajn mbetën nën sundimin dan ose jut.

Emri Jetëgjatësia Nisja e mbretërimit Fundi i mbretërimit Shënime
Fin Folkvalding Para v. 449 Legjendar
Audulfi rr. 600 rr. 630 I diskutuar, me gjasa në Vestergo, por mund të ketë qenë një mercenar frank; i dëshmuar vetëm në një numër të vogël monedhasha ari të stilit meroving[1]
Aldegiseli 650/677 679 Monarku i parë frizian i dëshmuar në burime historike
Radbodi, i Frizisë (Redbadi ose Radboudi) 679 719 Biri i Aldegiselit
Popo (Bubo, ose Boba) 734 I quajtur dux (kont) në burimet franke, sundoi në lindje të lumit Vlie

Frizia Franke: kontët dhe dukët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ndarja e Frizisë nga Lex Frisionum

Mundja e Popos përgjithësisht shënon pushtimin e Frizisë nga frankët, në vijim të së cilës Frizia u nda në tre pjesë:

  • Frizia Perëndimore, rajoni nga Sheldti deri te Vlie, pa a shumë rajoni i tanishëm Holland, i pushtuar në vitin 719
  • Frizia e Mesme, rajoni nga Vlie, deri te Lauversi, pak a shumë territori modern i provincës së Frieslandit, i pushtuar në vitin 734
  • Frizia Lindore, rajoni nga Lauversi deri te Veseri, i pushtuar në vitin 775. Ajo ndahej më tej në gau.

Në vitin 785, frankët nën Karlin e Madh do të mernin kontrollin e pjesës së mbetur të territorit frizian (Frizia Lindore) dhe e përfshinë në mbretërinë e tyre. Kontët e caktuar nga sunduesit frankë ishin:

Frizia Perëndimore 719-1101

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 793810, Nordalahu, sundoi në Wieringen
  • 837, Ekehardi (Eggihard), sundoi në Valkeren
  • 841844, Harald i Riu, në Valkeren
  • 855873, Rodulf Haraldsoni, pasoi Harald të Riun, rajoni i tij i Zelandës u bë pjesë e Frankisë Perëndimore pas Traktatit të Meersenit
  • 839875, Roriku i Dorestadit, mori të gjithë Frizinë Perëndimore, Utrehtin dhe Dorestadin, sundoi që nga Wieringen-i
  • 882885, Godfridi, ripushtoi zotërimet e Rorikut

Dera e Frizisë Perëndimore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Godfridit iu zu pritë dhe u vra, konti Gerolf besohet se ka qenë një nga fisnikët e përfshirë në sulm, pasi ai është shpërblyer menjëherë më pas me shumicën e zotërimeve të Godfridit: bregdeti nga Vlie deri te Mëze, lartë, përgjatë lumit, Gau i Nifterleikut, Lekut & IJssel-it, si dhe mjaft prona në Teisterbant. Megjithatë, ky shpërblim iu dha katër vjetë pas vdekjes së Godfridit, nga Arnulfi Karinthias dhe jo nga Karli i Shëndosh, paraardhësi i tij, i cili ishte mbrapa komplotit për ta vrarë Godfridin.[2]

  • 883916, Gerulf i Riu, djali i pëlqyer i Deodredit (Diederikut)
  • 916939, Dirku I, i cili trashëgoi shumicën e vijës bregdetare të zotërimeve të Gerulfit. Valdgeri, vëllai i Dirkut, trashëgoi territoret kontinentale lindore.
  • 939988, Dirku II, sundoi Frizinë Perëndimore, që tani përputhet pak a shumë me Gaun e Maaslandit, Kenemerlandit dhe Texel-it
  • 988993, Arnulfi I, i vrarë nga frizianët e rrebeluar, frizianët e pak a shumë gaut Vestflinge, kjo shënoi fillimin e Lirisë Friziane dhe afërsisht 300 vjetë vetë-qeverisje
  • 9931039, Dirku III, e zhvendosi oborrin e tij në jug të Vlaardingen-it
  • 10391049, Dirku IV
  • 10491061, Florisi I, vëllai i Dirkut të IV
  • 10611091, Dirku V, zhvilloi një luftë të gjatë për të siguruar trashëgiminë e tij
  • 10911101, Florisi II i Shëndoshi, titulli "konti i Frizisë, në perëndim të Vlies" u ndryshua në "konti i Hollandës". Vazhdoi me kontët e Hollandës.

Frizia e Mesme 734-1222

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 734?–754768, Alfbadi (Praefectus Abba), qeverisi të paktën Oostergon
  • 768793, Theoderiku (Diederiku), vrarë në Kryengritjen e vitit 793, zotërimet e tij janë të panjohura, por me gjasa diku midis lumenjve Vlie dhe Veser
  • 810834 & 839–???, Gerulf i Vjetri, biri i pëlqyer i Theoderikut, revi i frizianëve nga lumi Vlie, deri në atë Veser
  • rr. 820, Deodredi (Diederiku), djali i pëlqyer i Gerulf të Vjetrit, mbajti tokat në Vesterkvartier
  • 824?–834855, Gerharti, me gjasa i lidhur me Deodredin, sundoi në Vestergo
  • 855870, Vikingu, mbante gjithashtu tokat në Vesterkvartier
  • 870873?, Albdagu, mbrojti Oostergoin kundër Rodulf Haraldsonit
  • 885–, Gardulfi, i përmendur bashkë me Gerulf të Riun, me gjasa të lidhur
  • 921945, Reginberti, sundoi në Franeker, selia tradicionale e qeverisjes per Vestergoin dhe me gjasa familja e Reginingenit, që kishte prona të konsiderueshme përgjatë Frizisë së Mesme dhe në Ishujt perëndimorë Frizianë
  • 945966, Gerberti, i biri i Reginbertit

Në vitin 775, Karli i Madh e bëri Frizinë zyrtarisht pjesë të Mbretërisë Franke. Luftërat përfunduan me kryengritjen e fundit të frizianëve në vitin 793 dhe qetësimin e tyre. Kontët caktoheshin nga monarkët frankë. Megjithatë, vikingët danë e sulmuan Frizinë në fund të shekullit të IX, duke themeluar sundimin viking. Pas ndarjes së Mbretërisë Franke, në Frankinë Perëndimore dhe Frankinë Lindore, ata fituan më shumë autonomi.

Emri Jetëgjatësia Nisja e mbretërimit Fundi i mbretërimit Shënime Familja Imazhi
Alfbadi (Abba, Boppa) 749 775 / 786 Me gjasa i biri i Redbadit Friziane
Nordalahu 786? 806? I biri i Alfbadit Friziane
Dirku 806? 810? Friziane
Godfridi 807/08 839? Pushtues Dane
Roriku rr. 841 rr. 873 Kushëri i Godfridit; pushtues Dane
Gerulfi I (Gerulf i Vjetri, Gerolf de Oude p. v. 839 m. v. 855 I biri i Dirkut ose i Nordalahut?; revi i frizianëve mes lumenjve Vlie dhe Veser Frisiane
  • 955994, Ekberti Me Një Sy, trashëgoi tokat friziane me gjasa nëpërmjet gjyshes së tij nga mamaja, Reginhilde, motra e mundshme e Reginbertit dhe nëna e Matildës së Ringelhajmit
  • 99410241030?, Vikmani III & Ekberti, bijtë e Egbertit Me Një Sy

Dera e Brunsvigut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1024?–1038, Liudolfi, ose nëpërmjet matretesës me vajzën e Ekbertit ose pushtimit
  • 10381057, Bruno, i biri i Liudolfit, e zgjeroi Frizinë e Mesme me Omelandenin
  • 10571068, Egberti I, i biri i Brunos
  • 10681086?–1089, Egberti II, i biri i Egbertit të I, i ndëshkuar për pjesëmarrjen e tij në Rrebelimin Sakson
  • 10891099, pronat e Egbertit në Frizi iu dhanë Peshkopatës së Utrehtit, peshkop Konradit

Dera e Nordhajmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 10991101, Henri I i Shëndoshi, nëpërmjet martesës me Gertrudës, vajzën e Egbertit të II, i vrarë gjatë mbërritjes
  • 11011117, Otoni III, i biri i Henrit të Shëndoshit
  • 1117–?, Otoni I, kontit i Salmit, nëpërmjet martesës me Gertrudën e Northhajmit, vajzën e Hinrit të Shëndoshit

Otoni i III dështoi të vendoste sundimin e tij në Frizi dhe toka iu rikthye peshkopit të Utrehtit. Utrehti dhe Hollanda luftuan mbi të drejtat ndaj Frizisë së Mesme dhe nga viti 1165, e administruan atë në condominium. Me kontët hollandikë dhe peshkopët e Utrehtit që dështuan të binin dakord, nën ato autoritete që do të binin, frizianët u lanë të sundoheshin vetë.

  • 1203?–1222, Uilliami i Frizisë, në vitin 1178, vëllai i Uilliamit, Baldvini, u bë peshkop i Utrehtit, ndërsa vëllait tjetër i tij, Dirku VII, ishte konti i Hollandës, kështu që Hollanda dhe Utrehti ranë dakord ta bënin Uilliamin sunduesin e Frizisë së Mesme, pushteti i tij do të zbehej pas fitores të tij në Luftën e Loonit dhe pasardhësit e tij nuk do ta trashëgonin dot atë. Shumë frizianë ndoqën Uilliamin në Kryqëzatën e Pestë siç dokumentohet nga De itinere Frisonum.

Traktati i Upstalsboomit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1156, Dieta Friziane ose dingu në Upstalsboom. Ajo që nisi si një grumbullim i lirshëm, do të bëhej një aleancë formale në rritje ose konfederatë, në një përgjigje ndaj agresionit në rritje nga kontët e Hollandës, vazhduan në Potestatin e Frieslandit.

Frizia Lindore 775-1220

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 768793, Theoderiku (Diederiku), i vrarë në kryengritjen e vitit 793, zotërimet e tij janë të panjohura, por me gjasa diku midis lumenjve Vlie dhe Veser
  • 810834 & 839–???, Gerulf i Vjetri

Mbretërit Frankë e ndanë rajonin në të paktën dy pjesë. Se si rajoni midis lumenjve Lauvers dhe Eems u caktua mbetet e paqartë. Pjesa perëndimore e Frizisë Lindore, u përqëndrua përreth grykëderdhjes së Eemsit, që i korrespondon pak a shumë Emsgaut dhe Federgaut. Pjesa lindore u përqëndrua përreth grykëderdhjes së Veserit, duke përfshirë Nordendin, Astergaun, Vangerlandin, Ostringenin dhe Rystringenin, të supozuara se ishin kontea që mori Harald Klaku.

Konturet e përafërta të katër konteve të Frizisë në lindje të lumit Vlie
  • rr. 820, Diederiku, mbajti tokat në Vesterkvartier
  • 855870, Vikingu, gjithashtu mbajti tokat në Vesterkvartier

Dera e Meginhardit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 843880, Vikmani II
  • 892932, Ekberti, gjithashtu i njohur si Egbert Billungu
  • ?–1044, Rudolf von Verl
Dera e Brunsvigut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreth rajonit që kishin Brunonenit nuk dihet shumë, ai në vijim iu bashkua Traktatit të Upstalboomit. Qyteti i Groningenit, në atë kohë në Drenthe u bë shumë i fuqishëm. Ai me shpejtësi u bë një anëtar i rëndësishëm i tokave të lira friziane dhe afër fundit të shekullit të XIV do të sundonte mbi Omelanden. Groningeni iu bashkua gjashtë provincave në shkurt 1595, duke formuar provincën e shtatë të Shtatë Provincave Holandeze

  • 822855, Kobo i Vjetri, me gjasa i biri i Ekbertit, dukës së Saksonisë në atë kohë
  • 899–, Adalberti
  • Hermani
  • rr. 947955, Hendriku
  • rr. 955986, Hermani I
  • 9971024, Hermani II
  • rr. 103110381070, Bernardi dhe Adalberti, sunduan Emsgaun dhe Federgaun, përkatësisht
  • rr. 10921096, Koenraadi

Dhënë peshkopit të Bremenit.

Dera e Kalvelages

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dera e Kalvelages me gjasa nuk vuri këmbë kurrë në Frizinë Lindore dhe i humbi zotërimet e saj, kur rajoni hyri në Traktatin e Upstalboomit.

  • 827852?, Harald Klaku, iu dha nga Ludvigu i Përshkushtuari, Riustringeni

Drejtpërdrejtë e sunduar nën dukët në vijim të Saksonisë

Dera e Oldenburgut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke pasuar fundit e Derës së Billungut në vitin 1106, lindja e Riustringenit u pushtua dalë ngadalë nga Kontea e Oldenburgut, pjesa tjetër u bashkua në aleancën friziane, duke vazhduar në Potestatin e Frieslandit

Dux nuk duhet ngatërruar me dukë, Dux Frisonum ishte një komandant ushtarak përgjegjës për mbrojtjen e territorit frizian, veçanërisht kundër sulmuesve norsë.

  • 783793, Theodoriu, i vrarë në Kryengritjen e vitit 793
  • 794–???, me gjasa Meginhardi I
  • 812834, Gerulfi i Vjetri, u ndëshkua për dështimin për të zmbrapsur norsët
  • 834837, Heming Halfdansoni
  • 839rr. 860, Roriku i Dorestadit
  • 867870, Ube Ragnarsoni, burimet e përmendin atë si Dux Frisonum, periudha kohore përputhet pak a shumë me praninë e Rodulf Haraldsonit në Frizi, i bëri njerëzit të besonin se ata janë i njëjti person
  • 870875, Roriku i Dorestadit, rikthehet
  • 882885, Godfridi, duka i Frizisë
  • 885898, Everhard Sakso, i vrarë nga Valdgeri i Teisterbantit

Mbretërit, princat dhe dukët imagjinarë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë shekullit të XV dhe të XVI, historianët nga Hollanda dhe Frieslandi sajuan një seri monarkësh frizianë. Historiani Goffe Jensma, në hyrjen e tij të një kursi në Universitetin e Amsterdamit pohon se:

"Një nga karakteristikat e historiografisë dhe literaturës friziane nga mesjeta deri në shekullin e XIX dhe të XX, është ekzistenca e një korpusi të përgjithshëm veprash historike fantastike, apokrife dhe mistifikuese, të cilat merren me origjinën dhe identitetin e frizianëve. Shembuj të mirënjohur janë mitet mesjetare mbi origjinën si Gesta Frisiorum ose Tractatus Alvini, libra studimorë humanistë të shekullit të XVI, nga p.sh. Suffridus Petrus, Ocko van Scarl, Martinus Hamconius dhe sajesat e shekullit të XIX, si Tescklaow dhe libri famëkeq Oera Linda."[3]

Në kronikat e shekullit të XIV dhe të XV nga Hollanda dhe Hainauti shfqen mjaft emra mbretërisht frizianë. Midis këtyre emrave, tre meritojnë të veçohen. Emri Gondebald ose Gondebuef rrjedh nga Historia Caroli Magni e shekullit të XII. Aty ai është futur si një mbret i krishter, që ra në Roncesvalles dhe u varros në një kodërvarr masiv në Belin-Béliet. Ai luan një rol në historiografinë Hainaut-Bavareze, pas emri i tij ishte i lidhur me pretendimet dinastike në lidhje me Mbretërinë e Frizlandit. Aldegiseli II dhe Radboudi II janë dytës të Aldegiselit të I dhe Redbadit I, të cilët janë përshkruar si mbretër të krishterë dhe paraardhës të mjaft familjeve fisnike në Holland. Radboudi II supozohej të kishte qenë zoti i parë i Egmondit, i martuar me një princesh Amarra të Hungarisë (d.m.th. të hunëve) dhe sipas legjendës të varrosur në varrezën e zotit Radbod (Heer Raetbouts kerckhof) në Rinegom afër abacisë së the Egmondit. Historiani Eggerik Beninga nga Frizia Lindore futi një mbret Ritzart, i cili supozohej se kishte jetuar në vitin 625.

Portret i Martinus Hamconius nga Arnoud van Halen, 1700

Klasicisti Suffridus Petrus (1527-1597), profesor në Këln dhe kronikan zyrtar i zotërimeve të Frieslandit dhe pasuesi i tij në Friesland, Bernardus Furmerius (1545-1616) krijuan një seri pricash, dukësh dhe mbretërish imagjinarë, duke nisur me princin Frizo, biri i Adelit, i cili thuhej se kishte emigruar nga India, gjatë kohës së Aleksandrit të Madh. Lista u përfundua nga Martinus Hamconius, në kronikën e tij Frisia seu de viris rebusque illustribus (1609, bot. i 2-të. 1623). Sipas këtij të fundit, kishte shtatë princa të Frizisë, të ndjekur nga shtatë dukë dhe nëntë mbretër. Diastia e mbretërve u pasua nga shtatëmbëdhjetë podestàs (stadtholderë ose guvernatorë), nga të cilët, vetëm i fundit ishte historik.[4][5] Të katër listat përqëndrohen në provincën e Frieslandit dhe jo në pjesët e tjera të Frizisë.

Shtatë princat

Shtatë dukët

  • Askoni, 130173, titulli i tij u ul në dukë pasi ai supozohej të kishte qenë një klient romak.
  • Adelboldi, 173187
  • Tit Boiokali, 187240
  • Ubo, 240299
  • Haron Ubo, 299335
  • Odilbaldi, 335360
  • Udolf Haroni, 360392

Nëntë mbretërit

  • Rikardi, Ufo, 392435
  • Odilbaldi, 435470
  • Rikoldi, 470533
  • Beroaldi, 533590
  • Adgili I, 590672
  • Radbodi I, 672723
  • Adgili II, 723737, vasal besnik i krishter i frankëve, vëllai i Popos
  • Gondobaldi, 737749 (gjithashtu Aldegiseli III), biri i Aldgilit të II
  • Radbodi II, 749775. Sipas Hamkonit, ai ishte një pagan dhe u rrit në oborrin e mbretit të Danimarkës. Ai supozohej se kishte marrë pjesë në Rrebelimin Sakson dhe mendohej se ishte kthyer në Danimarkë, pas të cilit, Mbretëria e Frizisë do të shpërbëhej.
Faqja 48 e dorëshkrimit të Oera Linda

Romancat kalorsiake mesjetare përmbajnë emrat e mbretërve të tjerë imagjinarë frizianë. Romancat franceze i referohen Enguerranit, Galesisit, Gondelbuefit, Hugonit (de Vauvenice), Louhoutit, Polionsit, Rabelit dhe Rembo de Friz, dy të fundit forma të korruptuara të Radbodit. Saga e vjetër norse e shekullit të XIII, Þiðreks saga, e përkthyer nga një origjinale e humbur në gjermanishten e ulët, përmban emrat e mbretërve frizianë, Osidit dhe të birit të tij, Otnidit, të supozuar si babai dhe vëllai i të famshmit Atli Huni. Brut i Layamon-it përmend Mbretin Kalin të Frizlondit (korruptim i Kinkailinit) si një nga mbretërit rajonalë, që ishte vasal i mbretit Arthur.

Një pseudo-kronikë e shekullit të XIX, Libri Oera Linda (1872), i zbukuron këto histori më tej duke përshkruar një histori të lashtë dhe të lavdishme, duke e shtrirë mijëra vjetë më mbrapa. Fillimisht, ata supozohej se sundoheshin nga një vijë matriarkale, e njohur si nënat e popullit, e themeluar nga perëndesha eponime Fria, si një paraardhëse e të gjithë frizianëve. Autorësia është e paqartë, por libri përgjithësisht konsiderohet një mashtrim ose parodi. Mjaft princa legjendarë nga historiografia mitike e shekullit të XVI u përfshinë në histori.

Perëndesha dhe nëna-populli imagjinare

  • Fria, ?–2194 p.e.s., paraardhësja eponime e frizianëve, që supozohej se banonin të gjithë Evropën Veriore dhe Perëndimore)
  • Fasta, 2194–pas vitit 2145 p.e.s. (e caktuar nga Fria, kur kjo e fundit u ngjit te yjet gjatë një përmbytjeje të tmerrshme)
  • Medea
  • Thiania
  • Hellenia
  • Mina, l. në v. 2013 p.e.s., përballoi një pushtim të finëve nga lindja, që u vendosën në tokat friziane në Skandinavi
  • Rozamonda, 1631-? p.e.s., frizianët në Evropën Perëndimore u rrebeluan dhe u bënë keltë
  • Hellikta, l. në v. 1621 p.e.s.
  • Frana, ?–590 p.e.s., e vrarë nga finët gjatë një pushtimi
  • Adela (de facto), 590559 p.e.s., që supozohej se kishte urdhëruar hartimin e asaj që do të bëhej Libri Oera Linda
  • Gosa, 306p. v. 264 p.e.s., e zgjedhur pas një zbrazëtie të gjatë, sundimi frizian kufizohej afërsisht me Holandën moderne)
  • Prontlika, l. rr. v. 60 p.e.s., nënë-populli kukull e caktuar nga mbreti Asinga Askon

Mbretërit imagjinar

  1. Grierson, Philip (1973–1974). H. Enno van Gelder; H. R. Kiezebrink; etj. (red.). Jaarboek voor Munt- en Penningkunde (PDF) (në anglisht). Vëll. 60/61. Amsterdam: Korte Bijdragen: A New Audulfus Frisia Triens; Koninklijk Nederlands Genootschap voor Munt-en Penningkunde. fq. 153–156.
  2. Nieuwenhuijsen, Kees (2016). Strijd om West-Frisia. De ontstaansgeschiedenis van het graafschap Holland: 900-1100 (në holandisht). Omniboek. fq. 22. ISBN 978-940-19-0756-9.
  3. Goffe Jensma, 'Historical Frisian Literature: Fakes and Forgeries, myths and mystifications in Frisian Literature', in: Studiegids Universiteit van Amsterdam, 2011 (archive)
  4. Martinus Hamconius, Verthoninghe der Coninghen, Bisschoppen, Princen, Potestaten, Heeren ende Graven van Vrieslant, met de gedenckweerdichtsche saecken van haer, zoo buiten als binnen ’s lants gedaen van aanbegin tot den jare MDCXVII, Franeker 1617 (reissued by Montanus de Haan Hettema, Workum 1844, also in: De Vrije Fries 3 (1844), p. 332-410)
  5. Wopke Eekhoff, Beknopte Geschiedenis van Friesland in hoofdtrekken, Leeuwarden 1851, p. 487-491.