Shko te përmbajtja

Lista e ushtarëve shqiptarë të vrarë në Ushtrinë Popullore Jugosllave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kjo është një listë e ushtarëve shqiptarë që janë vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë.

Më 2021, autori Qazim Berisha ka botuar një monografi me emrin “Ushtarët shqiptarë të vrarë në Armatën Jugosllave (1951-1993)”. Për këtë monografi, ai ka punuar njëzet e katër vjet, që nga shtatori i vitit 1996 kur kishte filluar të shkruajë për ushtarët shqiptarë të vrarë të cilët nga A(P)J ktheheshin në arkivole, fillimisht në dy gazetat shqiptare që dilnin atëbotë në Prishtinë, “Fjala jonë” dhe “Gazeta shqiptare”.[1][2]

Më 2025, Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani" ka publikuar një katalog me titullin "Ushtarët shqiptarë të vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë",[3] me rastin e ekspozitës me të njëjtin emër, realizimit të forumit me të njëjtën tematikë[4] dhe debutimit të kolanës së botimeve "Za n'Kujtesë" nga ky institut.

Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ishte hapur ekspozita “Za n’Kujtesë”, e para e këtij lloji në Kosovë, që dokumenton përmes fotografive e dëshmive ushtarët shqiptarë të vrarë gjatë shërbimit të detyrueshëm në ushtrinë e ish-Jugosllavisë.[5] Kryeministri Kurti kishte deklaruar se institucionet e Kosovës dhe shoqëria s’i harrojnë ata që u vranë prej 1951-s, duke thënë se ata janë fiksuar në historinë e Kosovës e edhe në dosjet e krimeve të kryera nga Serbia.[6]

Synimi i ekspozitës ka qenë të vërë në pah një nga periudhat më të errëta të historisë së shqiptarëve në ish-Jugosllavi: fatin e qindra të rinjve shqiptarë, të cilët kanë humbur jetën në rrethana të dyshimta gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ).

Ky kapitull i errët i historisë, ende sot mbetet i pa hulumtuar, dhe pa drejtësi. Në mungesë të hetimeve të pavarura ndërkombëtare dhe pa një përballje të sinqertë me të kaluarën nga shteti pasardhës i ish-Jugosllavisë - Serbisë - plagët e asaj periudhe mbeten ende të hapura. Megjithëse dokumentimi i këtyre krimeve, ruajtja e kujtesës dhe përkujtimi i viktimave nuk është vetëm një akt drejtësie për familjet e tyre, por edhe një detyrë historike dhe morale për të mos lejuar që harresa të bëhet bashkëfajtore e krimit.

Atdhe Hetemi, drejtor i IKKL-së

Lista e ushtarëve të vrarë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lista e ushtarëve të vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë
Emri dhe mbiemri Viti i rekrutimit në

armatën e RSFJ-së

Agim (Salih) Gllareva 1990
Ali (Sinan) Rrustemi 1992
Nazmi (Avdulla) Muja 1982
Sami (Ali) Gashi 1980
Abedin Balaj 1985
Abedin Krasniqi 1991
Haki Morina 1991
Jetullah Desku 1990
Nazmi Muja -
Osman Ismajli 1988
  1. "Qazim H. Berisha boton monografinë për ushtarët shqiptarë të vrarë në Armatën Jugosllave". Epoka e Re. 7 tetor 2021. Marrë më 2 korrik 2025.
  2. "Zymer Mehani: Monografia e Qazim Berishës, "Ushtarët shqiptarë, të vrarë në armatën jugosllave (1951 – 1993)" – Libër i dhembjes dhe i mallit II". Radio Kosova e Lirë. 2 maj 2021. Marrë më 2 korrik 2025.
  3. Ushtarët shqiptarë të vrarë në Armatën e ish-Jugosllavisë (RSFJ). Prishtinë: IKKL dhe BKK. 2025. ISBN 978-9951-9232-0-0.
  4. "Forumi "Ushtarët shqiptarë të vrarë në Armatën e ish-Jugosllavisë (RSFJ)" hap platformën "Zá n'Kujtesë"". BKK. 13 qershor 2025. Marrë më 2 korrik 2025.
  5. Dahsyla, Egzon (12 maj 2025). ""Za n'Kujtesë", ekspozitë kushtuar ushtarëve shqiptarë të vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë". Kallxo. Marrë më 2 korrik 2025.
  6. "Kurti: Duhet drejtësi për shqiptarët që u vranë në Armatën e Jugosllavisë". KOHA.net. 12 maj 2025. Marrë më 2 korrik 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]