Shko te përmbajtja

Lista e zotërve të Builjonit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zotërimi i Builjonit ishte në shekujt e X dhe të XI në nga zotërimet bazë të dinastisë Ardene–Builjon dhe duket se ka qenë zotërimi i tyre origjinal.[1]

Zotërimi i Builjonit ishte një grupim feudesh, pronash tokësore dhe të drejtash të tjera. Grupimi përfshinte p.sh.: pronësinë e fshatrave të Bellevaux, Mogimont, Senseruth dhe Assenois, avokatinë e manastirit të Shën Hubertit dhe Ardeneve, si dhe tokat në jug të Builjonit, më parë tokat e abacisë së Muzonit, të zotëruara si feude të Arkipeshkvisë së Reimsit.

Gjatë shekujve të X dhe të XI, zotërit e Builjonit mbanin edhe, për përiudha të shkurtra ose të gjata, Dukatin e Lorenës së Poshtme, Kontenë e Verdunit, Margraviatin e Antverpenit, bashkë me shumë tituj më të vegjël.

Lista e zotërve të Builjonit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është e vështirë të paraqitet lista e saktë e zotërve të Builjonit, pasi zotërimi nuk ndjek automatikisht titujt e dokumentuar më mirë të dukatëve dhe konteve të mbajtur nga dinastia.

Meqë Builjoni besohet se ishte zotërimin i trashëgueshëm i dinastisë, mund të besohet se zotërimi trashëgohej nga djali më i madh.[2] Bazuar në këtë hamendësim, mund të krijohet një listë e zotërve të Builjonit:

  • Godfrej i Robëruar (?, me gjasa deri rreth v. 1002)
  • Frederiku, biri i Godfrejit të Robëruar, (?, me gjasa rreth v. 1002-1005)
  • Godfrej i Pa Fëmijë, vëllai më i vogël i Frederikut, (?, me gjasa 1005-1023)
  • Gozelo, vëllai më i vogël i Frederikut dhe Godfrejit, (1023-1044)
  • Godfrej Mjekrroshi, biri i Gozelos, (1044-1069)
  • Godfrej Gungaçi, biri i Godfrej Mjekrroshit, (1069-1076)
  • Godfrej Kryqtari, nipi i Godfrej Gungaçit, (1076-1096)
Në vitin 1095, me qëllim që të financonte pjesëmarrjen e tij në Kryqëzatën e Parë, Godfrej Kryqtari ia shiti zotërimin e Builjonit Princ-Peshkopatës së Liezhit. Më vonë Godfrej Kryqtari do të bëhej mbreti i Jeruzalemit Kryqtar.

Prinç-Peshkopët e Liezhit që u bënë zotër të Builjonit do të adoptonin titullin e dukës së Builjonit, duke e braktisur titullin e zotërve të Builjonit.

  1. Murray, Alan V. (2000). The Crusader Kingdom of Jerusalem: A Dynastic History 1099-1125 (në anglisht). Prosopographica et Genealogica. fq. 10. ISBN 1-900934-03-5.
  2. Në rastin e Godfrej Kryqtarit, ai ishte djali i dytë i motrës së Godfrej Gungaçit. Ai e trashëgoi nga ungji i pafëmijë, ndërsa vëllai më i madh, Eustasi trashëgoi nga babai i tyre.