Liza Vorfi
Liza Vorfi u lind në Gjakovë, më 29 nëntor të vitit 1924, është aktore e njohur shqiptare dhe vdiq në Tiranë më 30 janar 2011.
Në 1932 familja e saj shpërngulet në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939 si këngëtare në Radio “Tirana”.
Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali në konservatorin e Romës dhe më pas në Pizaro. Në vitin 1945 ka ardhur në teatër si aktore. Rolin e parë e interpreton në pjesën “Gjido”.
Gjatë karrierës së saj ka zhvilluar mbi 60 role, si: Elmira tek “Tartufi”, Dezdemona tek “Otello”, Dorina tek “Borgjezi fisnik”, Beatriçja tek “Shërbëtori i dy zotnive”, Dona Luçia tek “Karnavalet e Korçës”, Marta tek “Cuca e maleve”, Mara tek “Përmbytja e madhe” etj. Ka interpretuar me sukses edhe në filmin artistik.
Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- 1959: Furtuna
- 1961: Debatik
- 1966: Komisari i Drites (gruaja e Dodës).
- 1975: Rrugicat qe kerkonin diell (nëna e Nebiut)
- 1977: Ata ishin kater
- 1979: Ne vinim nga lufta (Maria)
- 1987: Kthimi i ushtrise se vdekur (kontesha Dizeta)
- 1991: Enigma
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.