Llazi Kozma Dashi
LLAZI KOZMA DASHI 27.3.1914 - 8.10.1944 Ka lindur ne fshatin Sheq i Madh te Fierit,sot lagje e qytetit, mè 27 mars 1914, ne njè familje te varfèr fshatare me ndjenja atdhetare. Qe ne moshe tê vogël e ka ndjere rende shtypjen dhe shfrytëzimin e regjimit anti-popullor tê Zogut. Ai merrej me ruajtjen e bagetive, por, duke pare vuajtjet e familjes, filloi tê punoje me mè te médhenjté per sigurimin e bukes se gojès. Ne moshën 20-vjeçare Llazi u martua, ndersa ne vitin 1939 e mobilizuan në ushtri dhe u be pjesë e batalionin "Tomori" me komandant Spiro Mojsiu. Këtu ai njohu de u bashkua me shoke me ide perparimtare, nga te cilet perfitoi shume. Te Llazi u ngjall mè shume dashuria per Shqipèrine dhe urrejtja per fashizmin. Filloi tê propagandonte pèr moszbatimin e urdhrave tê komandês italiane,sipas porosive te komandant Spiros. Nè vitin 1942 lirohet nga ushtria de merrej me punet e familjes. Nē fshatin Gryke te krahines se Semanit, kishin pak toke e disa dhêne,dele, te cilat i kulloste Llazi. Ketu Llazi u njoh me shokèt e çetes partizane te Semanit nga merrte porosi e detyra. Ai filloi té propagandojè vijèn e Partisë. Në korrik 1944, shtabi i Grupit III Fier-Mallakaster ngarkoi nje grup shokësh, midis tyre edhe Llazin, per te pare gjëndien morale e ushtarake ne forcat germane te disllokuara ne fshatin Grykë. Ne forcat gjermane kishte ushtare nga armenia ,Llazi banonte me gjithe familjen e tij afer vendqendrimit gierman. Ata nuk dyshonin te Llazi, se çdo dité ai kuloste bagelité ne afersite të repart gierman. Ai, sipas letrave te marra, u shperndante trakte disa ushtarêve armene, detyre qe e kreu mire. Kjo beri qe një grup vullnetarësh armenas, kerkuan të lidhen me forcat partizane dhe te gjenin momentin për tu arratisur së bashku me shoket e tyre. Atë natë bashkë me ta ishte Llazi ,në orêt e vona tê natès së bashku me 24 ushtarê armenas, ata moren nga reparti dy topa ,10 mitroloza e shume municione. Gjithashtu dêmtuan disa prej tyre dhe i lanë aty. Si rrug kalimi u shrytezua trualli i Llazit. Gjithçka i dorèzua Brigades XVI Sulmuese, që ndodhej ne fshatin Petove. Nazistët gjermane tè alarmuar nga ky veprim, gjurmuan dhe zbuluan se Llazi Dashi ishte nje nga ata që kishin ndikuar per largimin e ushtarève armene, pas tri ditësh i arrestojnë dhe nè mbrèmjen e datès 8 tetor 1944 e pushkatojnë né fshatin Sheq Marinas. Shkolla 9-vjeçare ne lagjen Sheqi Madh Fier mban emrin "Llazi Dashi'". Eshte shpallur Deshmor i Atdheut me vendim nr. 96, date 18.11.1971 te Komitetit Ekzekutiv te KP te Rrethit Fier. "Ka fituar statusin e Dêshmorit të Atdheut me vendim nr. 4, daté 27. 11. 2002 te Komisionit Qendror te Statusit ne Tirane. Eshtrat e tij ndodhen ne Varrezat e Deshmorêve Fier.