Llazi Sërbo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Llazi Sërbo
Aktori Llazi Sërbo.JPG
Lindi më 9 mars 1945
Vendlindja Korçë
Vdiq më 13 shtator 2010
Kombësia shqiptar
Nënshtetësia shqiptar
Profesioni aktor
Titulli Artist i Popullit

Llazi Sërbo lindi më 9 mars të vitit 1945Korçë dhe vdiq me 13 shtator 2010. Ai është një aktor shqipar.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasi diplomohet për aktor nga Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Prej vitit 1986 deri në vitin 1983 punon si regjisor pranë të vetmes shtëpi filmike Kinostudios "Shqipëria e Re". Këtu fillon si asistent regjisor dhe filmi i tij i parë është si asistent është filmi "Bardhësi" me regji të Besim Kurtit në vitin 1986. Në vitin 1991 do të realizoje skenarin dhe regjinë e filmit "Kush e solli Doruntinën" bazuar mbi novelën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare (Nder i Kombit).

Llazi Sërbo.jpg

Kinematografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në kinematografi do të interpretojë më se 15 role. Roli i tij i parë do të jetë në vitin 1972,roli i Dajlanit në filmin "Yjet e netëve të gjata", më tej do të vazhdonin rolet të tjera si roli i Kreshnik Martinit në filmin " Operacioni "Zjarri"" në vitin 1973, roli i Gazmendit tek filmi "Gracka" në vitin 1983, rolin e Andi Ramës filmin "Asgjë nuk harrohet" në vitin 1985 etj. Përveç pasionit të aktrimit dhe regjizurës është i pasionuar edhe pas fotografisë. Me fotografitë e tij ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”. Ai me 13 shtator 2010 vrau veten në banesën ku jetonte i vetëm. Në letrën e fundit tha: "Dua të vdes sikurse Bekim Fehmiu"

Për meritat e tij artistike Llazi Sërbo është nderuar me titullin i lartë "Artist i Popullit".

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]