Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane
| Formuar më | January 1989 |
|---|---|
| Lloji | Organizate joqeveritare |
| Selia | Ossining, Nju Jork[1] |
Gjuha zyrtare | Anglisht, Shqip |
President | Joseph J. DioGuardi |
| Faqja në internet | www |
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (anglisht: Albanian American Civic League, shk. AACL) është një organizatë lobiste shqiptaro-amerikane me seli në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Uashington, që përfaqëson çështjet me interes për popullin shqiptar. Kjo lidhje është themeluar nga ish-anëtari i kongresit amerikan Joseph DioGuardi dhe një bord i shqiptaro-amerikanëve në vitin 1989. Që atëherë, ka lobuar në mënyrë aktive dhe efektive në kongresin amerikan për të ndikuar politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara në Ballkan, duke përfshirë dhe pavarësimin e Kosovës.[2]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane u themelua në janar të vitit 1989 nga ish-kongresmeni shqiptaro-amerikan Joseph J. DioGuardi dhe një grusht biznesmenësh shqiptaro-amerikanë që kërkuan të ndikonin në politikat e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara në lidhje me Ballkanin, veçanërisht me Kosovën. Gjatë viteve, organizata ka mbledhur miliona dollarë për të ndihmuar në promovimin e kauzave të saj. AACL loboi senatorë të shquar amerikanë si Claiborne Pell, Al D'Amato, Carl Levin, William Broomfield, Larry Pressler dhe më i njohuri Eliot Engel për kauzën e saj.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Ron Scherer (31 mars 1999). "Pulling political and purse strings: US Albanians find themselves in un-familiar arena of rallies and TV". The Christian Science Monitor. Marrë më 26 mars 2013.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Albanian American Civic League". AACL. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2013. Marrë më 25 mars 2013.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)