Kërceni tek përmbajtja

Lockheed Martin F-35 Lightning II

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
F-35 Lightning II
LlojiAvion luftarak shumërolësh i padallueshëm nga radarët
Prejardhja SHBA
Historia në shërbim
Në shërbimmbas 2016
Përdorur ngaForcat Ajrore të SHBA
Forcat Ajrore Mbretërore
Historia e prodhimit
Dizajnuesi(t)Lockheed Martin
Dizajnuar2001 - në zhvillim
ProdhuesiLockheed Martin Aeronautics
Çmimi për njësiF-35A: US$154 milion
F-35B: US$237.7M
F-35C: US$236.8M
Prodhuar2006 - sot
Nr. i ndërtuar63

Lockheed Martin F-35 Lightning II është një familje e avionëve luftarak me një ulëse, një motor dhe me shumë role e brezit të pestë në zhvillim për të kryer sulme në tokë, zbulim dhe misione të mbrojtjes ajrore me aftësi të qëndroj i fshehtë. F-35 ka tre modele kryesore: F-35A është një variant me ngritje dhe ulje konvencionale, F-35B është variant me ngritje të shkurtër dhe ulje vertikale, dhe F-35C është një variant për aeroplanëmbajtëse.

F-35 është zhvilluar nga X-35, produkt i programit Joint Strike Fighter (JSF). Zhvillimi i JSF-së është duke u financuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e tjera partnere sigurojnë fonde shtesë. Shtetet partnere janë ose anëtare të NATO-s ose aleatë të ngushtë të SHBA-së. Ajo është duke u projektuar dhe ndërtuar nga një ekip i industrisë ajrore të udhëhequr nga Lockheed Martin. F-35 bëri fluturimin e tij të parë më 15 dhjetor 2006.

Shtetet e Bashkuara ka në plan për të blerë një total prej 2.443 aeroplanëve për të siguruar shumicën e forcës së saj taktike ajrore për Forcat Ajrore Amerikane, Korpusit të Marinës dhe Flotës Detare gjatë dekadave të ardhshme. Mbretëria e Bashkuar, Italia, Holanda, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Danimarka, Turqia, Izraeli dhe Japonia janë pjesë e programit të zhvillimit dhe mund të pajisin shërbimet e tyre ajrore me F-35.

Specifikimet e (F-35A)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dy variante të Trupave Detare të F-35B Lighting II.
Një 15 F-35at e parë në prodhim
F-35B e paisur me teknologji LiftFan

Stampa:Specifikimet e avionëve

Ndryshimet e varianteve
F-35A
CTOL
(Ulje vetëm në pistë të drejtë)
F-35B
STOVL
(Ulje në pistë vertikalisht)
F-35C
CATOBAR
(Projektuar për aeroplanmbajtëse)
Gjatësia 15.7 m 15.6 m 15.7 m
Hapja e krahëve 10.7 m 10.7 m 13.1 m
Sipërfaqja e krahëve 42.7 m² 42.7 m² 62.1 m²
Pesha bosh 13,300 kg 14,700 kg 15,800 kg
Karburanti i brendshëm 8,280 kg 6,125 kg 8,860 kg
Peshsa maksimale e ngritjes 31,800 kg 27,300 kg 31,800 kg
Rrezja e veprimit 2,220 km 1,670 km 2,520 km
Rrezja e luftimit me
karburant të brendshëm
1,082 km 869 km 1,141 km
Shtytje/peshë
 • 100% karburant:
 • 50% karburant:
0.87
1.07
0.90
1.04
0.75
0.91