Logopedia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Logopedia është një fushë e cila praktikohet nga specialistë të quajtur logopedë, të cilët janë të aftë të vlerësojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive, çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes. Logopedia fokusohet tek përmirësimi i të folurit të fëmijëve e të të rriturve dhe tek përmirësimi i aftësive për të kuptuar dhe për të shprehur gjuhën, përfshirë edhe gjuhën jo verbale.[1] Ndryshe njihet edhe si patologjia e të folurit (ose patologjia e të folurit dhe gjuhës) dhe është një fushë ndërdisiplinare e psikologjisë, pediatrisë dhe shëndetësisë që zakonisht praktikohet nga një terapist i të folurit dhe gjuhës, ose më shkurtimisht "logoped". Patologjia e gjuhës dhe të folurit konsiderohet "një profesion i lidhur me shëndetin" së bashku me audioologjinë, optometrinë, terapinë okupacionale, psikologjinë e rehabilitimit, terapinë fizike, analizën e sjelljes dhe të tjera. Përveç kësaj, logopedia merret edhe me hulumtime të aplikuara dhe themelore në këtë fushë.

Logopedët specializohen në vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të komunikimit (dëmtimet e të folurit dhe gjuhës), çrregullimet njohëse të komunikimit, çrregullimet e zërit dhe çrregullimet e gëlltitjes.

Logopedët gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimit të spektrit të autizmit (shpesh në një ekip me pediatër dhe psikologë).

Shih gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://shkronjat.al/cfare-eshte-logopedia/