Shko te përmbajtja

Lori Caffe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lori Caffe
Valtelina SH.P.K
Company typeKompani Private
SH.P.K
IndustryPërpunim dhe tregti kafeje
Founded1995
FounderDritan Hoxha
Headquarters,
Key people
Vjollca Hoxha (Administratore)
ProductsKafe, produkte të lidhura me kafen
OwnerFamilja Hoxha
ParentTop Media
Websiteloricaffe.com

Lori Caffe është kompani shqiptare e specializuar në tregtimin dhe prodhimin e kafes. Ajo u krijua në vitin 1995 dhe operon si pjesë e Top Medias.[1]

Kompania u themelua në vitin 1995 nga Dritan Hoxha, me synim ofrimin e produkteve të kafes për tregun shqiptar. Ai e zgjeroi më tej aktivitetin e biznesit, duke futur në treg edhe një markë tjetër të kafes së importuar italiane “Illy Cafe”. Lori Caffe është bërë pjesë e strukturës së Top Medias, duke u zhvilluar paralelisht me nismat e tjera të grupit mediatik.[2]

Kompania operon në tregun vendas dhe ndërkombëtar përmes prodhimit dhe shpërndarjes së kafes. Produktet e saj përfshijnë kafen e pjekur dhe të bluar, si dhe zgjidhje të tjera të lidhura me industrinë e kafes, duke qenë prezente në mjedise të ndryshme, përfshirë hotelet, restorantet, baret dhe kanalet e shpërndarjes me pakicë. [3]

Në vite, Lori Caffe ka përdorur figura të njohura të showbizit shqiptar në fushatat e saj reklamuese, përfshirë ish konkurrenten e Big Brother VIP, Rike Roci. [4]

Lori Caffe ofron disa linja kryesore të kafes, të destinuara për tregje të ndryshme:

  • Espresso – përgatitur në formën e përzierjeve klasike italiane.
  • Crema – me trup të plotë dhe shije të ekuilibruar.
  • Classico – një linjë e përshtatur për konsum ditor.
  • Decaffeinato – kafe pa kafeinë.
  • Turke - kafe turke
  • Capsule - për makina kafeje që suportojné kapsulat
  • Machiato & Capuchino - versionet në formën e kanaçeve
  • Përzierje të tjera të personalizuara për konsum shtëpiak dhe profesional. [3]
  1. "Lori Caffe – Faqja zyrtare". Lori Caffe. Marrë më 4 shtator 2025.
  2. "Nga Lori Caffee, "Top Albania Radio", "Top Channel" e deri te DigitAlb/ Kush ishte "Tani i Topit", gjeniu i medias në Shqipëri". CNA.al. 8 shkurt 2023. Marrë më 4 shtator 2025.
  3. 1 2 Karabeci, Marisa (28 shkurt 2024). "Përfaqësuesit e "Lori Caffe" zbulojnë versionin më të kërkuar të kafes pas pandemisë". Top Albania Radio. Marrë më 5 shtator 2025.
  4. "Provokuese dhe plot energji, Rike Roçi bëhet imazhi i ri i "Lori Caffe"". Telegrafi. 1 mars 2024. Marrë më 5 shtator 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]