Loteria e larmishme elektronike e vizave amerikane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Loteria e larmishme elektronike e vizave amerikane apo Electronic Diversity Visa Lottery ose Diversity Immigrant Visa Program është një program i miratuar nga kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që u bën të mundur marrjen e një karte të gjelbert çdo vit 50.000 njerzve nga vende me përqindje të ulët mërgimiAmerikë, për të punuar dhe jetuar atje.

Kushtet plotësuese për pjesmarrje në loteri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për të marrë pjesë në loteri personi kandidues duhet:

  • të bëjë pjesë në vendet e zgjedhshme;
  • të ketë kryer një arsim 12-vjeçar, shkollën fillore dhe të mesme;
  • OSE të ketë pasur dy vjet përvojë-pune brenda pesë vjetëve, në një punësim që kërkon të paktën dy vjet treinim (ushtrim), ose përvojë plotësimi.

Personat që nuk i plotësojne këto kushte nuk duhet të parashtrojnë hyrjen e tyre në loterinë e larmishme.

Ecuria e loterisë dhe shpërndarja e vizave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vizat shpërndahen në një bazë rajonale dhe kombëtare, me çdo rajon që dërgon më pak emigrantë në SHBA në 5 vitet e mëparshme.

Me qëllim për të lejuar ata që nuk ndjekin vizat e mërgimit, zgjidhen në loteri më shumë fitues sesa ka viza të gatshme. Prandaj të qenit i zgjedhur si fitues i vizës nga loteria, nuk garanton një vizë emigrimi në SHBA.

Vendet e pazgjedhshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pesonat e lindur në ato treva që kanë dërguar më shume se 50.000 emigrantë në SHBA pesë vitet e e mëparshme nuk janë të zgjedhshëm në pjesmarrjen e vizave të larmishme. Për programin e loterisë së vizave për vitin 2008 janë të pazgjedhshme këta kombe : Brazili, Kanadaja, Kina, Kolumbia, Republika Domenikane, El Salvadori, Haiti, India, Xhamaika, Meksiko, Pakistani, Peruja, Filipine, Polonia, Rusia, Korea e Jugut, Britania e Madhe (përveç Irlanda e Veriut) dhe trevat e saj të pamvarura, dhe Vietnami [1]. Periudha e hyrjes në pjesmarrje për loterinë e vizave DV-2008 është nga 4 tetor, 2006 deri me 3 dhjetor, 2006.

Vendet e pazgjedhshme mund të ndryshojnë nga viti në vit, dhe përcaktohen nga numërimi i atyre vendeve që kanë dërguar 50.000 emigrantë në pesë vjet.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]