Louisville (Kentucky)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Louisville)
Jump to navigation Jump to search
Luivill
Anglisht : Louisville
Qytet
Njohur si Derby City
noform
Pamje nga Luivill
Vendndodhja
Luivill is located in SHBA
Luivill
Luivill

Koordinatat: 38°15′V 85°46′P / 38.250°V 85.767°P / 38.250; -85.767

Administrimi
Shteti Flamuri SHBA
Shteti federal Kentucky
Qarku Jefferson
Kryetari i Bashkisë Greg Fischer
Sipërfaqja dhe popullsia
Sipërfaqja 1.032 km2
Lartësia 142 m (m.n.d.)
Popullsia (2014) 760.026 banorë
Dendësia 743 banorë/km2
Të dhëna të tjera
Themelimi 1778
Zona Kohore UTC-5
Verore UTC-4
Kodi Postal 40601-40604, 40618-40622
Prefiksi 502
Aeroporti Aeroporti Ndërkombëtar i Luivillit (SDF)
Faqja Zyrtare www.lousvilleky.gov
Vendodhja e Luivillit në Kentaki

Louisville (shqiptohet luivill) është qyteti më i madh në Komonuelthin e Kentakit dhe qyteti i 29-të më i populluar në Shtetet e Bashkuara. Louisville është selia historike dhe, që nga viti 2003, selia nominale e qarkut Xheferson.

Louisville u themelua në vitin 1778 nga George Rogers Clark dhe është emërtuar sipas Mbretit Louis XVI të Francës. Ai është një nga qytetet më të vjetra në perëndim të maleve Apalashe. Vendbanimi u zgjerua fillimisht si port sepse ndodhej pranë Luginës së Ohaios, dhe ishte e vetmja pengesë e madhe për trafikun lumor midis lumit të sipërm Ohajo dhe Gjirit të Meksikës. Louisville ishte qyteti themelues i Hekurudhës Louisville dhe Nashville, e cila u rrit në një sistem 9.700 km në 13 shtete. Sot, qyteti njihet si qyteti i Derbit të Kentakit, Kentucky Fried Chicken, Universitetit të Louisville dhe ekipit të tij sportiv Louisville Cardinals, i shkopinjve të bejsbollit Louisville Slugger dhe tre nga gjashtë kompanitë e Kentakit që përfshihen në Fortune 500. Aeroporti i tij kryesor është gjithashtu qendra e shpërndarjes ajrore të kompanisë United Parcel Service (UPS) në të gjithë botën.